I mbaja ëndrrat e mia
të mbyllura në sënduk
Nuk fluturuan larg
në oqeane e toka pafund.
Udhëtuan në botën
që më përkiste mua
Botë e vogël e jetës sime,
pak dëshirat e mia.
Nuk quhem e fajësuar.!
Dita,
fluturoi bukurinë dhe dritën
Nata,
tronditi trupin e saj
me një aromë dehëse dashurie.!
“”””””””””””””””””
Hapni dritaret
te hyjë drita e ditës
perqafoni mëngjesin butësisht.
Aty kalon buzeqeshja
Vraponi ta kapni
Kaloni pengesat
Busulla te jetë shpresa
Qeshni dhe kur ka stuhi.
Ta mirëpresim ditën e re
nuk dihet çfarë sjell
Mund të habiteni
mendime optimiste
dhuron krahë në fluturim.!
Gusht, verë
Gjethet e para te pemëve ranë
Pika te trasha lotësh rrokullisen.
E panevojshme kjo dhimbje.
Kush është fajtor që më vodhi verën time
Sa ka mbetur.
Papritur vjeshtë
Mbyll dritaret
Mos lejoj që hidhërimi të hyjë.
Ruhem.
Shenjat e kohës
Mos më vidhni perëndimin
e diellit tim veror
aq sa ka mbetur.
Vendosa aq shumë lumturi
në kete gusht vere.
Pretendoj, ta jetoj!

Dielli si margaritar shndrit
Koha duket mjaft e mirë
Kete mëngjes na pushtojnë freskitë
Presim, çfarë na pret kjo ditë.
Qoftë e mbarë një ditë plot jetë
Për të gjithë me shumë mrekullira
Miqesisë me shumë respekt
Uroj te ndodh më e mira.!