“”””””””””””””””””
VRAPOJ NE UJRAT E VJESHTES SE LAGUR
Dua të kap rrëpirat e shiut,
ato më duken sot si litarë,
nga epshi i puthjeve tona të nxehta,
yjet në qiell unë dua ti kap.
Zjarri i buzëve të tua më dogji,
gjinjtë e mi u ndezën flakë,
vrapoja në ujrat e vjeshtës së lagur,
gjethet binin si vello mbi krahë.
Të përqafuar drejt jetës që duam,
dashuria jonë dhe shiun e ndal,
vjeshta e lagët më duket pranverë,
yjet në qiell më duken zjarr.
Dy shpirtra binjakë si lag s
kurrë shiu,
as vera e nxehtë, nuk i djeg flakë,
ata janë meteor në hapësirën e madhe
fluturojnë të lumtur në qiellin e shtatë.