14.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Meri Mezini

‘JE FLAKA QE NDEZ EPSHET E MIA’

Askush se ndjen zjarrin brenda meje,
etshëm vrapoj drejt epsheve të tua,
mornica trupi mbushet i tëri,
lëngoj, bërtas çmëndurisht them të dua..
Ti je flaka, je zjarri,më djeg nën lëkurë,
në damarë më lëviz gjaku përvëluar,
prush buzët e nxehta gjokset thithkat ngritur,
ç’do mashkull do digjej në flakët të tua.
Jam skllavi yt më lidh e dashur pas vetes me zinxhirë,
më hidh mes flakëve të shpirtit tënd ndezur,
dua me dëshirë të digjemi i tëri
mes epsheve tona të nxehta të tretem.
Je zjarr ndjenjash ndezur brenda meje,
vrapoj me koshiencë të digjem me ty,
në pusin me llavë të nxehtë brenda teje,
të jem hiri i ngelur bënda trupit te ti.

(nga Meri Mezini)

“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze dielli

“NATA ËNDRRAT S’MI JEP HUA”
Sa herë vetmija më zë pritë,
nata ëndrrat s’mi jep hua,
gërmoj në heshtje brenda vetes,
kërkoj gjërat që unë dua.
Gjumi ikën më s’më merr,
unë në zgavrat di ç’gërmoj,
brenda shpirtit dhe pse plakur,
dashurinë dua të kujtoj.
E moj natë dhe pse heshtur,
sonte më dukesh ti përjetsi,
tek gërmoja brenda vetes
gjeta gjërat që fsheh ti.
Dhe pse buza më ështe rrudhur,
faqet më janë futur brenda,
ballin rrudhat e kanë lodhur,
lumturinë kërkoj në ëndrra.
Eh moj jetë dukesh e gjatë,
por në fakt je fije peri,
ti shkurtohesh vit mbas viti,
rinia iku më nuk erdhi.

(Nga Meri Mezini)

“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

“VAJZE LABE TE ME THONE”
Dua vëndin me tradita
malli shpirtin përvëlon,
të këndojë këngën labe,
vajzë jugu të më thonë.
Dua Tepelenën time,
Vjosa ëmbël gurrgullon,
malet mbushur plotë me stane,
vajzë çobani të më thonë.
Vendi jonë me dy klima,
Kurveleshi plotë dëborë,
në Dragot rriten agrumet
ferma pemët llojë, llojë.
Unë dua vendin tim,
dhe ne vdekje ka tradita,
nënat tona qajnë me ligje
qava dhe unë kur u rrita.
Dua njerzit ku u rrita,
në ç’do cep të botës janë,
jemi bijtë e Tepelenës”
se mohojnë ku do që vanë.
(Meri Mezini Dragot)

(Nga Meri Mezini)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.