8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Meri Mezini

KUSH E SHPIKU DASHURINË.

Kush e shpiku dashurinë,
kush nga ne nuk tha të dua,
kush nuk qau kur na braktisi
kujt s’i i ra loti përrua.
Është e bukur si pranvera
kur lind dhe ngjit ajo,
si dimri të mbërdhi shpirti,
kur lamtumirën lë ajo.
Kush e provoi dashurinë
dhe vargje nuk i thuri,
kë djalë s’e tundoi
Cilën vajzë nuk e zuri..
Kush e shpiku dashurinë,
kush nga ne s’e provoji,
ajo vjen ikën si era,
shpirtin tonë e trazoi..

(Nga Meri Mezini)

“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

Sot në vendlindjen time!
——-++++
“KALOVA MES FSHATIT
TIM.”
Kalova mes fshatit tim
malli më kish përvëluar
tokat kishin ngel lëndinë
s’kish njeri për ti punuar.
Lëmi fshatit ishte boshë,
s’kishte më zëra fëmije,
disa pleq luanin letra,
pinin nga një gotë rakie.
Dhe mua më kish marrë malli
të pija një gotë raki,
me turshi nga dora e nënës,
të ngrija dhe një dolli.
Kujt ti thosha unë gëzuar?!
shokët s’ishin më aty,
ata jane pertej kufirit
Ikën ç’do ditë një nga një.
Kalova nëpër sokakë
të gjith ishin boshatisur
pleqtë i shifje duke qarë
gjith fëmijët ju kanë ikur.
Afrohem ju puth dorën,
lotë nxorrën sytë e mi,
ju kujtova unë fëmijet,
ishin moshatarët e mi.
Fshiva lotët unë me duar,
pyes veten duke qarë
do kthehen djemtë e tyre?
këta pleq ti gjejnë të gjallë?

Nga (Meri Mezini)

“”””””””””””””””””””

“TI KALON Ç’DO DASHURI UNIVERSI.”
Të gjitha stinët janë brenda teje
shpirti i vogël gjith ngjyra ka
je e bukur si gonxhe trëndafili
jetës i jep kuptim mbi gjithçka.
Krahët më mbushe mua dhe tim biri
gëzimi jot gjith botën mbulon
retë e bardha i largohen qiellit
kur të qarën tënde të parë degjojnë.
Ti më zgjat doçkat unë të puth ballin
në krahët të mija je dashuri
ti kalon ç’do dashuri të universit
je mjaltë i mjaltit frymarrje je ti.
Të dua me gjith forcen e shpirtit
s’kam dashur fëmijën tim sa ty
falenderoj Zotin që të solli pranë nesh
je dhurata më e çmuar bekimi i jetëve je ti….

(Nga Meri Mezini)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.