Dje të dielën 18 dhjetor , në orën dhjetë në kishën e S. Anunziatës Tagliacozzo u mbajt mesha e shenjtë nga Imzot Simon Kulli dhe Imzot Giovanni Massaro i Marsikës, për të gjithë komunitetin shqiptar.

Përpara meshës Ipezhgvi i jonë u prit nga Kryetari i Komunës së Tagliavozzos Vincenzo Giovagnorio i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë meshës me komunitetin e tijë shqiptar.
Mesha ishte emocionuese sepse u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua me kitarë e me këngë e lutje shqiptare , nga fëmijët shqiptarë të lindur në Tagliacozzo dhe mësuesi i tyre Masimiliano de Foglio.

Pjesëmarrja e kominitetit ishte e madhe dhe shumë vëllazërore.
Gjatë fjalës së tijë Imzot Simon Kulli nuk harroj të falenderonte kryetarin e komunës , për mikpritjen , për mbështetjen e shqiptarëve në emigrim si dhe lidhi fjalën e ungjillit me pragun e festave të Krishtlindjes.

Edhe monsinjor Massaro shprehu kënaqësinë e tijë që bashkëcelebroj për komunitetin shqiptar meshën e parë që nga vendosja e tijë në ipezhgvi. Garantoj Imzot Simon Kullin se mbështetja e Dioçezës së Sapës nuk do mungojë asnjëherë nga Dioçeza e Marsikës.
Në fund të meshës falenderoj edhe Kryetari i komunës Tagliacozzo , (një pjesë e mirë e qytetit janë qytetarë shqiptarë) duke treguar se ndërtimtaria në atë qytet nuk ishte më në duart e italianëve, por të sipërmarrësve shqiptarë, të cilët janë korrekt në cilësinë e punës, në kohën e dorëzimit të punës si dhe në pagesat kundrejt punëtorëve.Ai foli për një “integrim “dhe një “interazion” të shqiptarëve ne jetën sociale dhe politike të qytetit turistik të Tagliacozzos.
Interesante ishte së në Kishë e S. Anunziatë ndodhej edhe Zonja e Këshillit të mirë e pranishme në shumë Zona të Marsikës, si në Venere ,me Santuarin e dytë në Itali pas atij të Genazzanos të “Zonjës së Këshillit të mirë”, Casale d’Aschi me famullinë e “Zonjës së Këshillit të mirë” në Morino me famullinë e Zonjës së Këshillit të mirë” në Civitella Roveto ku çdo shtëpi ka një “Zojë të këshillit të mirë” në “Nikiet” (dritare muri pa parvaze në pjesët e jashtme të shtëpive) si dhe në Tagliacozzo prezente në kishën e vjetër.
Kryetari i Komunës së bashku me një grup shqiptarësh,shoqëroj Imzot Simon Kullin në pjesën antike të qytetit, i cili mblidhej në pesë porta dhe brenda asaj hapësire ndodhen pesë kisha të vjetra, një manastir, si dhe gjendet trupi i Tomasos së Celanit biografit personal të shën Franceskut të Asisit. Trupat e dy shenjtorëve të tjerë Cosmo e Damjano në kishën dhe manastirin dedikuar këtyre dy shenjtërve e ndërtuar rreth viteve 1171.
Më tej u vizitua pallati Kolona , të cilët kanë qenë princërat e Marsikës, ku interesante ishte dhe një kishëz e vogël me afreske antike shumë e veçantë.
Për drekë Imzot Simon Kulli ishte i ftuar në familjen e Arben Markut , ( donin shumë familje që të kishin praninë e imzot Kullit, por ishte e pamundur ) i cili pas dreke bekoj dhe shtëpinë e re që kjo familje kishte blerë me shum mund e sakrifica mbas tridhjet viteve emigracion. Pas ushqimeve shqiptaro italiane të bëra me kujdes nga zonja e shtëpisë Gonxhja, nuk munguan as komshinjtë italiane të Arbenit të sillnin ëmbëlsirat tipike të zonës për Ipezhgvin tonë.
Gjatë kthimit për në Avezzano Sokol Marku shoqëroj Imzot Simonin në qytetin e vjetër Antik ” Alba Fucens” nën Malin e Velës , të rindërtuar nga Alba Longsit e Askanios të birit të Eneas Trojan Dardan.
Vizita e Monsinjor Simon Kullit i ka dhënë një vitalitet e kuptim tjetër këtyre ditëve të shqiptarëve të Marsikës!