17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Me:Valbona Ahmeti

Me kënaqësi të veçantë, ndaj me publikun veprën artistike
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një ilustrim i 1 person dhe teksti që thotë "DESHMÎ VERTETESISE Mjetet: qymyr karbon Autori: Marsel Data: MMXXV Vendi: Kanada Nẽ këte flete kartonit, T ndriçue lidhje mshefte ndermjet tokes ame, lidhje tehu kohes nuk mundet u. Figura , para syve , asht frymzue nga Valbona Ahmeti, Atdheut. Bije shqipes ngrihet Pema miegulles Jetes, asht Valbona. bjeshkeve shqiptare. Nẽ kujtesë lumejtë, flasin malet. frymzim, Ketu, nder dritehije, ndriçon muzikene drites, faget linjës, qenie thellesi Pema Jetes nuk vepre futura koha, malet me krahet heshtin nder shenjtè, heshtje, veshtroj punén teme dhe shtroj vetes pyetjen, me shpirtin linde drite pêrulje para misterit jetés, hijes drites, fshihet mujt prek leshoj"
“Nata de Terra” (“E lindur nga Toka”), krijim i thellë dhe frymëzues, realizuar nga Marsel Fregjaj, një figurë me vlera për komunitetin shqiptar në Montreal dhe më gjerë.
Artisti Marsel Fregjaj duke i lexuar poezitë e mia ku si burim frymëzimi e kanë Atdheun, nëpër rrugën e gjatë drejtë Lirisë qê kaloi Kosova. Gjatë një eventi të komunitetit shqiptar në Montreal m’u drejtua me këto fjalë :Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe tekstiMund të jetë art në lidhje me: 2 persona dhe teksti
Ti je Bijë Dardane me plotë kuptimin e fjalës. E ndjeni si borgj t’i këndoni me penën tuaj Tokës Mëmë me shumë përkushtim dhe dashuri. Ju e meritoni një vepër të kompozuar nga unë. Artisti M. Fregjaj një vepër të tillë me parë e kishte krijuar për gazetarin e njohur Ilir Ikonomin, Zëvendës Ministren Donika Gërvallën në Montreal si dhe për një seri personazhesh atdhetare.Mund të jetë art në lidhje me: 3 persona dhe teksti
Ai gërsheton një formim të shkëlqyer akademik e profesional, në menaxhim biznesi, financa, tregti ndërkombëtare etj. Por me një pasion të kultivuar në artin figurativ dhe vizual, të ndërtuar përmes më shumë se një dekade studimesh të specializuara. Me një përkushtim të palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare, ai mishëron harmoninë midis mendimit të thellë intelektual, ndjeshmërisë artistike dhe idealizmit kombëtar.
“Nata de Terra” përfaqëson jo thjesht një portret fizik, por një përjetësim artistik të lidhjes së pandashme midis njeriut dhe natyrës.
Nëpërmjet trajtimit të butë të sfumatos, përdorimit të dritës dhe hijes me mjeshtëri klasike, dhe një balancimi të ndjeshëm të formës, autori arrin të fiksojë në këtë vepër një qetësi ekzistenciale që rezonon me traditën e artit filozofik të mjeshtrave të mëdhenj të Rilindjes.
Vepra pasqyron thelbin e lindjes së shpirtit njerëzor nga vetë gjiri i Tokës, duke ofruar një reflektim të fuqishëm mbi origjinën dhe ekzistencën.
Bashkëpunime të veçanta në fushën e artit figurativ janë të mirëpritura, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndjeshmërisë së përbashkët ndaj vlerave më të larta kulturore dhe kombëtare të cilat kanë gjithnjë mundësi eksplorimi.
Ju jam mirënjohëse dhe falenderuese Marsel Fregjaj. Paçi bekimin nga zoti, ju uroj shëndet dhe suksese në krijimtarinë artistike.
Me respekt Valbona Ahmeti.
Montreal 29. Prill.2025
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.