8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Mevlyde Mezini Saraçi

Rrudha motesh

Vitet nuk rëndojnë
sa pesha e mallit
Udhëkryqeve të jetës
pasthirrmë
Rrudha motesh
shpalosin dhembjet
Shpirtin e sundon
krenari e pafund

“”””””””””””””””””

Në Bildalen…L'immagine può contenere: una o più persone, scarpe, erba, albero, spazio all'aperto e natura

Ta putha ballin e ftohtë akull
Te guri i stolisur me lule
Mbishkrimi shqip mbi varrin tënd me emër
Në tokën e ftohtë e të huaj mbete

Nxirre dorën dhe më përkëdhel edhe një herë
Si në mëngjeset e bukura pranverore
Më shtrëngo edhe një herë pashë dritën e syrit
Që t’u verbërua mu në agun e lirisë

Kalova detëra e oqeane mbi flatrat e aeroplanit
Të të takoj e dashura ime edhe njëherë
T’i prek rrudhat e ballit plotë vuajtje
Mos hesht pashë dritën e diellit

Sa fort më mungon nëna ime
Që të vranë për së gjalli e për së vdekuri
Zingjirët ta mbyllën edhe varrin e vendlindjes
Për të mbetur përherë në Bildalen

Si ta gëzoj lirinë e vendlindjes
Me peshën e dhembjes e vuajtjes për ty
Vdiqe me fjalën Kosovë
Që s’munde ta shikosh shum vite

Më fal nëna ime që s’u bëra kurban
Që ta vras bishën e karpateve me heshtën e helmuar
Që kurr s’munda të këpus zingjirët
Të hudh një grusht dheu të vendlindjes

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.