31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Mevlyde Mezini Saraçi

Kënga e shpirtit

Kah po shkojnë këto pulëbardha

A thua me verën po përshëndeten

Qielli kaq shumë qenka vrenjtur sonte

Yjet qenkan fshehur nën re të murrme

Në qiellin e mbuluar me lotin e shiut

Pas vranësirave fshihet buzëqeshja

Ngadalë do të kthehet në shpirtin tim

Pastaj do të zgjohem bashkë me diellin

Me këngën e shpirtit dhe ngjyrat e ylberit

Mos më thuaj se jam çmendur nga pritjet

Pasi sytë e mi shkëlqejnë edhe në errësirë

Shpresat e mija jetojnë edhe kur jam pa shpresë

Sa herë dua buzëqeshë edhe dielli im

E hëna me premtime natën ma bën ditë

Nëse nuk flas unë mjafton të flet heshtja ime

Shikimet tona puqen me ndjenja të zjarrta

Asgjë nuk është e pa arritshme në këtë botë

“”””””””””””””””””””””

KUR TË BIESH NË TOKË

Sa herë zbardhin mëngjeset

Zgjohesh me një fytyrë tjetër

Lëkurë regjur nëpërkëmbesh

Nuk lë vend pa ia zënë tjetrit

As hile e lajka hienash pa bërë

Të gjithë kaq mirë të njohin

Përsëri të të buzëqeshin

Nga duartrokitjet e tyre false

Degdisesh majave të humbëtirës

Kur të biesh në tokë

Kurrë më nuk do të ngrihesh

Mbaje mend këtë mesazh

Të gjithë do t’i duartrokasin

Rënies sate të turpshme

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.