=INGJINIERI PA DIPLLOMË I NENDETSEVE SHQIPTARE: =================TAFIL MALIQI !
==============
Nga titulli i shkrimit të lind vetiu pyetja : Si ka mundësi të quhet e të jetë ingjinier, per më teper ingjinier e kryeingjinier në Nendetse një person që s’kish mbaruar shkollë per ingjinieri , per më teper me 7 klasë shkollë që kishte dhe njihte në perfeksion Nendetsen , kët armë të mistershme , një kombinat i vertetë, ket gjigand metalik 76 m e gjatë e me peshë 1350 ton nen ujë, ku veç kabëll elektrik të dimensioneve të ndryshme kishte 2400 km gjatsi të shperndarë në gjithë shtatin e çeliktë të sajë, ky gjitar stermadh që zhytej deri në 200 metra nën ujë dhe si kryeingjinier i saj ishte Ingjinieri i padipllomuar Tafil Maliqi!!! Dhe kishte në vartësi të tijë dhe 2 ingjinier me dipllomë dhe të mbaruar shkelqyeshem dhe dy teknik të mesem ???!!!
Një thënie nga filozofia thotë se: teoria i paraprinë praktikes por praktika është kriteri i të vertetes. Dhe Tafil Maliqi ishte personifikim i kriterit të praktikes që në Nendetse ishte dhe më e vështirë se njohja teorike per vetë kushtet e Nendetses. Ingjinier Tafili e njihte yçkel per yçkel çdo gjë në Nendetse , dhe jo vetem sektorin mekanik e elektrik të sajë, por çdo sistem, çdo mekanizem, çdo motor, elektromotor e paisje e sisteme pafund në Nendetse. Dhe të gjithë e nderonim per dijet e aftësitë e tijë të jashtëzakonshme, e njihte Nendetsen siç thuhet në majë të gishtave , si askush tjeter. Ai ishte njeri me shpirt puntor e shpirt praktik, e shihte një gjë dhe nuk e harronte i bëhej pjesë e jetes tij. Ai i vlersonte ingjinieret e dipllomuar si në Rusi dhe në Shqipëri, per dijet teorike e shkencore që kishin fituar , per çdo gjë ulej e konsultohej me shumë respekt me ata, e ndjente mangësinë e nivelit të lartë teorik të dijeve të tyre ashtu siç dhe ata e nderonin , e respektonin , e donin dhe e vlersonin aq shumë per aftësitë e njohjet praktike të tij çka atyre fillimisht u mungonin, dhe nuk ndjeheshin të turperuar se i komandonte një ingjinier pa dipllomë, se Tafil Maliqi kishte dipllomen e Nendetses, dipllomen e jetes.
Ai e njihte dhe e drejtonte Nendetsen elektromekanikisht si askush tjeter. Asgjë s’bëhej në Nendetsen e tij pa u pyet e pa marr pjesë Tafil Maliqi! Per çdo problem, defekt apo avari ai pasi konsultohej me ingjinieret e teknikët nuk i thonte kujt që të filloi punen por perveshte ato krahet e tij të fuqishem dhe fillonte vetë i pari dhe shokët i bëheshin krah dhe nuk lëviznin deri sa të eliminonin defektin se gadishmëria nuk priste.
Po si u bë Tafil Maliqi një ingjinier pa dipllomë sa në drejtimin e Nendetses të dukej se kishte disa diplloma!?
Vetem perkushtimi e patriotizmi i tij , prekja e çdo gjëje me dorë. Aq mirë i njihte motoret e fuqishem diezel me 2000 kuaj fuqi dhe eletromotoret sa kur i thonin se ka difekt ose ndonjë zhurmë jo të zakonshme në Diezel ai vinte me vrap më lokalin e 5 , i vinte veshin në trupin e Diezelit dhe sa e dëgjonte mirë siç dinte ta dëgjonte ai , sikur i vinte stetoskopin si doktori të sëmurit thonte: stop diezel. Ka kët difekt. Të marrim leje te komandanti i Nendetses dhe ta riparojmë shpejt. Jemi në detë thonte e koha nuk pret!
Dhe fillonte vetë i pari. E sa e sa raste pafund !
Tafil Maliqi u mobilizua detar në vitin 1957 dhe e caktuan në ishullin e Sazanit. Po në 1957 kur u krijue Brigada e Nendetseve e caktuan motorist në Nendetse edhe pse s’kishin ardh akoma. Më vonë ai qe pjesë e detarëve dhe kuadrove që u derguan në Sevastopul per tu pregatit per të marrë Nendetset. Shkelqeu në atë kurs . Në Gusht të vitit 1958 bashkë me një pjesë detarë e kuadro të 4 Nendetseve u nisen per në Kaleningrad per të terheq Nendetset. Pas 5 ditë e netë lundrimi mbi ujë, bashkë me ekipazhet sovjetike neper Atllantik, Gjibraltar, Mesdhe,Jon Adriatik arriten në Bazen e sapokrijuar të Pashalimanit më 31 Gusht 1958 pas një lodhjeje e stermundimi veçanrisht me dallgët e Gjirit të Biskajes por krenar se në Shqipëri po vinte kjo armë mister, që vinte per herë të parë në Historinë tonë.
Tafil Maliqin e caktuan Komandant të lokalit 5, lokalit të dy diezelave aq të fuqishem që nenujsat lokalin e 5 e quanin “Zemra e Nendetses” se si zemer punonin e sherbenin.
Gjithënjë Tafili u dallue per pregatitja e aftësi të larta në njohjen e perdorimin praktik të motorave dhe sistemeve e agregateve të shumta të Nendetses. Per aftësitë e tij e graduan oficer dhe më pas e emruen Kryeingjinier të Nendetses.
Tafil Maliqi u dashurue me Nendesen, çdo gjë ja fali me shpirt asaj.Tafili ka qenë nenujsi më jetëgjatë në Nendetse nga 1957 deri më 1988 ai nuk doli nga Nendetsja, plot 31 vjet, ai ishte lapidari i Nendetseve. Me veshtirsi e lodhje të jashtëzakonshme në lundrime diten e naten, në thellësi e në siperfaqe, i paepur, puntor i palodhur, që e peshonte Nendetsen në diferentim apo në lundrim si me kandar farmacie. Nuk kerkonte lavdi por çdo gjë ja kushtonte gadishmërisë. Zbatonte në mënyrë të perpiktë rregulloret ushtarake e teknike. Nuk shquhej per mbajtje të uniformes së oficerit por puna e perkushtimi ia shtonin hijeshinë. I gezonte shpirti kur gadishmëria ishte në nivelin e kerkesave e nxihej e nuk i zinte vendi vend kur kishte ndonjë difekt a avari deri sa ta eliminonte e pastaj shkelqente si ylberi pas breshrit, i buzëqeshte buza e shpirti dhe pergezonte detaret e kuadrot që bashkë me atë eliminuan avarinë.
E sa e sa raste pafund në 31 vjet në Nendetse ku ka shkelqye puna, dijet e aftësitë e këtij njeriu të veçantë, sikur kishte lind në Nendetse, në eliminimin e defekteve dhe avarive mbiujë e nen ujë që beheshin ne lundrim nen ujë pa u kthyer në bazë , defekte e avari të tilla që riparoheshin veten në kushtet e ofiçines duke lën lundrimin e detyren në mes .Por jo nuk dorzohej Tafil Maliqi! Po ju tregoj vetem një rast që ka mbet si rast i jashtëzakonshem në Nendetsen e parë me Komandant
Aleko Pojani
:
Ishte Gusht ÷ Shtator 1969.
Nendetses parë i ishte dhenë detyrë komandant Aleko Pojanit disa muaj perpara nga lart që të pregatitej per një lundrim e detyrë të gjatë. Çdo gjë ishte e mbahej sekret. Pak njerez e dinin se do bëhej një lundrim i gjatë dhe asgjë tjeter. Komandant Aleko me mënyrat e tij ngriti pergjegjsinë e komandanteve të Organeve luftarake që të siguronin e të raportonin per gadishmërinë dhe nevojat që mund të duheshin. Në mënyrë të veçantë me k/ingjinier mekanikun e Nendetses Tafil Maliqi por jo vetem. Dhe erdhi dita e nisjes në një lundrim të gjatë e me detyra shtetrore në Adriatik, Jon e Mesdhe, lundrim historik , i pari dhe i fundit lundrim kaq i gjatë , 22 ditë e net pa dal në siperfaqe . Mobilizim e perkushtim i jashzakonshem i efektivit të Nendetses parë. Viheshin në provë aftësitë e efektivit per të perballuar një lundrim të tillë e realizuar nga Nendetsja, detyra të tilla shtetrore në një teater të gjërë veprimesh në gjithë Pellgun e Mesdheut. Ishte bërë dhe një lundrim i gjatë 30 ditor me Nendetse , me Nendetsen e dytë por me ekipazh të perbashkët ruso shqiptar ndersa ky lundrim ishte me efektiv shqiptar. Fillimi qe i mbarë. Çdo gjë në rregull . Efektivi filloj të pershtatej me kushtet e veçanta të lundrimit e të jetes nën ujë e në temperatura të larta 43÷45 °C. Nendetsja lundronte diten në thellësinë 100 metra nen ujë dhe naten lundronte në PDN (Punimi i diezelit në thëllësinë 7÷ 9 metra nën ujë) që bënte dhe karikimin e baterive akumulatore! Kur çdo gjë dukej se po shkonte mbarë e mirë sipas planit e detyrave pas disa ditëve të lundrimit në lokalin e 6 u raportue per një avari të rëndë. Nuk takohej e stakohej Mufta Shino Pneumatike ( Kopluni) i njeres linjë aksi .
Në Nendetse kishte dy elika e dy linja aksi që viheshin në levizje nga dy diezela 2000 HP , dy Elektromotira me nga 1350 HP ( kuaj fuqi) dhe dy Elektromotora ekonomik me nga 50 HP. Lidhja e venja në lëvizje e elikes të seciles linjë nga Dezelat behej me anen e takim stakimit të këtij Kopluni që gjëndej në lokalin e gjashtë. Pra doli jashtë funksionimit njera linjë , njëra elikë !Alarm në Nendetse. Rrezikohej të deshtonte lundrimi e detyrat e rendësishme. Është risk i madh të lundrosh nën ujë 100 metra thellë me një linjë aksi. Ingjinier Tafili i raportoi per difektin e rëndë Komandantit Nendetses Aleko Pojani të cilin e preu si me thikë ky lajm i keq!
Ç’të bënin???? Komandant Aleko i raportoi Komandantit Brigades Nendetseve që ishte drejtuesi i lundrimit Dashamir Ohri. Shqetsim i madh. Kjo avari sipas praktikes sivjetike riparohej vetem në kushtet e Ofiçines me specialist të veçantë.
U pre dhe Komandant Dashamiri!
– Duhet të kthehemi në bazë o Aleko .
– Të lutem o Komandant Dashamiri më jep leje të konsultohem me personelin ingjiniero teknik dhe po vi e tu raportoi prap.
– E vetmja zgjidhje është vetem kthimi në Bazë – i tha Dashamiri.
– Më jep tre orë leje dhe pastaj po vi prap.
– Është e pamundur të vazhdojmë lundrimin në kët gjëndje – por ti konsultoju i tha Alekos.
Komandant Aleko thirri Ing. Tafilin dhe i tha: mblidhu me Ingjinier Skender Manjani, ing. Shyqyri Gurabardhi, ing. Kujtim Proseku dhe tekniku i mesem në atë kohë
Sabri Çelmeta
dhe pasi ta studioni dhe literaturen teknike më raporto se çfarë mendimi keni.
U mblodhen të gjithë ingjinierat me në krye Tafilin në lokalin e dytë, hapen literaturë e skema e skica dhe pas një konsulte të hollë e të gjatë tenike u arrit në konkluzionin e perbashkët se:
– Mund të riparohet por është shumë vështirë të punohet e do të kerkojë shumë orë e ndoshta ditë pune. Por per ta riparuar riparohet. Tafili u hodh perpjetë që e mbështeten dhe ingjinieret e Nendetses dhe shkoj me nxitim te Komandant Aleko:
– Shoku Komandant : ne vendosem të mos kthehemi në bazë e ta riparojmë në lundrim avarinë veç se është shumë vështirë dhe do shumë kohë.
U gezue pa masë dhe Komandant Aleko. Ishte lundrimi më i gjatë dhe detyra më e rendsishme në jeten e tij dhe të efektivit. Ndaj ai ka qenë e ka mbet lundrim historik. Nuk donte të deshtonte.
– Mirë Tafil! Po shkoj te Komandant Dashamiri nëse do ta miratojë apo jo.
Pas një debati të gjatë e konstruktiv Komandant Dashamir Ohri duke parë angazhimin e efektivit dhe aftësitë e Aleko Pojanit per të lundruar me një linjë aksi në thellësinë 100 metra e miratoi riparimin në lundrim. U organizue puna . U zgjodhen të punojnë tre vetë : Ndini Mone, Niko Alimerko, të dy nenoficera shumë të aftë e marinari motorist Filip Vasija më në krye e bashkë me ata dhe ingjinier Tafili që nuk i ndahej punes.Filloi puna. Vëndi shumë i ngushtë , me zor hyje e dilje pa le ma të punoje, temperatura e lart 44 gradë, s’kishe nga të lëvizje çelsat. Kopluni kishte një perimeter të madh 3.6 meter dhe duheshin zberthyer e mberthyer 90 bulona. Njëri vetem 20 minuta mund të punonte në ato kushte duke zberthyer vetem 2 bulona
dhe mezi dilte e fillonte tjetri. Tafili futej dhe vetë dhe i mbante me gajret. Djerset jo çurkë por lumë, por nuk jepej shpirti i nendetasve. Stermundim i paparë. Herë pas here shkonte dhe i falenderonte dhe Komandant Aleko.
Tre ingjinierat e tjerë studionin skemat e Koplunit dhe vrisnin mëndjen se çfarë mund të dilte e çfarë mund të bëhej. Në rolin e ingjinierit në Postin Qëndror rrinte Sabri Çelmeta.
Puna s’ndalonte por ecte shumë avash. Lundrimi në 100 metra me ektromotor ekonomik per të mos hargjuar bateritë ishte risk i madh per jeten e efektivit dhe Nendetses. Iknin oret diten e naten si pa kuptuar . Tensionim i jashtzakonshem. Per të shpejtuar punen moren dhe marinarin shembullor e kryemotoristin Marko Marini dhe ndroheshin çdo dy bulona. Kur po afrohej deri diku hapja e kapakut të Koplunit filloi të dilte tymë e një erë e keqe si ajo era kur digjen ferrotat e frenave të makinave se ishin konsumue nga ferkimi bokollat e bakelitit të Muftes. Puna mund të vazhdonte vetem me kundragaz. Edhe kjo duhej!!! Por nuk dorzohen.Një vetmohim që veç nendetasit në thëllësi të detit dhe ndjenja e lartë e detyres i shtynte të vazhdonin. Tafili aty dora dores. – Hë djema edhe pak se ha hodhet ” Ju lumtë. !
Pasi më në fund u hap, u zbulue difekti . Tani duheshin zevendsuar e spesoruar bokullat e bakelitit. Kjo punë donte preçizion dhe ju besue një dore : Ndini Mones. Pasi bënë të pamunduren pas afro 35 orë pune pa pushim dhe pasi bënë dhe dy tre prova të takim stakimit të Koplunit në fytyrat e të stermunduarëve, Ndinit, Nikos , Filipit, Markos dhe ing. Tafilit në ballin e secilit rezatonin si margaritarë e kurorë e suksesit bulzat e djerses që s’kishin të ndalur dhe i kishin bërë qull secilin. Gezimi i fitores. U sigurue lundrimi e zbatimi i detyrave. Komandant Aleko nepermjet Translacionit i falenderoj emer per emer per punen e bërë nga këta kuadro e detarë heronj të vertetë. Ing .Tafilin se zinte vëndi nga gezimi…
Dhe vazhdoj lundrimi plot 22 ditë e net pa parë driten e diellit ! Një lundrim historik ku spikaten aftësitë, perkushtimi e patriotizmi !
E sa e sa raste , ndonse jo të tilla, sa avari e defekte ka riparuar ing . Tafili gjatë 31 vjetve në Nendetse!
Ishte puntor i jashtëzakonshem. Drejtonte me shembullin personal. Unë e kam njohur nga afer dhe kam qenë vartes i tij kur shkova në Nendetsen e parë per të bërë stazhin e Partisë. Të tillë njeri per nga dijet, puna dhe perkushtimi në Nendetse ishin të rrallë.Gezonte admirimin e të gjithëve. Per atë s’kishte orar. Kishte vetem gadishmëri e kujdes per çdo gjë. I kishte inat dembelet. Mua, nga që isha pak trupmadh dhe vija nga Aparati Politik më mbante si me hater.
Sa merrja dhe unë per të ndihmuar në ndonjë punë ai më thonte:
” Rri ore ti se sje per ket punë, je per politikë dhe e justifikon ti se bën shkrime per Nendetset në gazetë.
Sjellin në Lokalin e pestë si motorist një detar Muharrem Abazin që ishte mundes i Partizanit me një trup të madh e shumë muskuloz . Tafili nuk e kishte qejf . Dhe Muharremi e dinte që se kishte qejf dhe sa herë vinte Tafili në Lokal të 5 Muharremi futej mes dy diezelave dhe fryhesh që të dukej para ingjinierit. Dhe ing. Tafili i thonte:
Ik ore ti , hape rrugen se nuk je në tapet këtu…dhe më thonte mua : ” çna e sollën kët këtu , nuk është per këtu do ta heqim se do na fus ndonjë tuç ndoj ditë””” dhe Muharremi dëgjonte e krekosej. Tafili dhe punonte por dhe kishte oreks e shendet. Luan i punes ishte. Bashkë me Mehmet Motren e kishin qejf mishin e pjekur. Kur ishim mbi ujë e kishte det me dallgë ca i zinte deti e kryenin detyrat me kovë në qafë. Deti e shkatrronte dhe guzhinierin e Nendetses , një djalë trupmadh Hiqmet Kule nga Berati që gatuante shumë mirë dhe pas lirimit ka qenë guzhinier në Turizmin e Beratit. Sa herë e zinte deti vinte Tafili në lokal të 5 , ngjitas ishte guzhina në paratijen e lokali 4 dhe i thonte Hiqmetit: shko shtriu se të mbyti deti se ta ruajmë ne guzhinen dhe sa shtrihej Hiqmeti shkonte Mehmet Motra nxirte taven dhe merrte mish të pjek dhe per Tafilin. Sa dëgjonte zhurmën metalike të tavave ngrihej këmbadores Hiqmeti se kishte hallin e ushqimit të efektivit. Lum kë nuk e zë deti.. Disa shokë oficera beqarë vendosem të blejmë një kec. Po kush do na e therte e pregatiste kukurecin??? Na u kujtue se atë natë ishte Tafil Maliqi me sherbim . Sa i thamë mori thikën dhe e theri e ropi , duke e ndarë në copa hëngri ashtu si të gjallë shpretken , bëri kukurecin dhe gjithë kjo zgjati vetem 13 minuta. U çuditem.
Mbi të gjitha Tafil Maliqi ka qenë një njeri i mirë, familjarë shembullor, shok besnik e mik fisnik! Gezonte respekt e nderim nga gjithë qytetarët e Orikumit e më tej.
Ja kush ka qenë shkurtimisht Ing Tafil Maliqi. Ai ishte i dashuruar me Nendetset. Kur doli në pension i la në gadishmëri si nuse siç i shikoni në foto dhe kur shkoj pas ca kohesh dhe i gjeti të ndryshkura si në foto , sikur ishin të plagosura e u kullonin gjaku rreke i shkonin lotet si fëmijes. Si i kish lënë e sia i gjeti , si të kishin dal nga lufta!!!!! Që nga Orikumi ai dëgjonte uturimen e diezelave të Nendetseve kur dilnin në lundrim dhe atje ishte me mëndje e zemer.
Dashuri detari, dashuri Nenujsi!
Ka ca vite që ing. Tafil Maliqi nuk jeton më ashtu siç nuk jetojnë më as Nendetset.
Sikur të ngjalleshin Nendetset do të ngjallej dhe ingjinieri i talentuar Tafil Maliqi që gjithë çka pati i kushtoi e ja dhuroj Nendetseve!
Nuk ju harrojmë o ing. Tafili!
Ti ke mbet në memorjen e çdo nenujsi si sinonim e personifikim i Nendetseve asaj arme mister në sherbim të Atdheut!
Le të jetë ky shkrim i imi si kujtim nderim e homazh per të papersëritshmin Ing. Tafil Maliqi !
Që nga bashi deri te kiçi
Në çdo skutë e në çdo kthinë
O ingjinier Tafil Maliqi
Jetë e mëndje atje tu shkrinë!
Mhill Marku
( Ish Oficer në Nendetse)
07.01.2021 20:00