29.2 C
Tiranë
E martë, 9 Qershor 2026

Mhill Marku

GJITHËSEKUSH NË VEND TË VET!=
=========================
Nëper oda e në kuvend
Ku pushtetin e ka fjala
Këmbëkryq ulen burrat me mënd
Budallët rrinë në shi përjashta.
Nëper bjeshkë e nëper malet
Ku bashkohet toka me qiellin
Veç shqiponjat kanë folet
Breshkat atje s’mund të shkelin.
Ku punohet e ndertohet
Veç punëtoret mund të jenë
Që të ardhmes rrugë ti shtrohet
Dembelet veç gur nën rrota i vënë.
Dhe në detin me dallgë e stuhi
Veç detari vëndin e paska
Pulëbardha, albatrosi e zgalemi
Deti s’duron sorra e laraska
.
Në luftë ku luhet me jeten
Veç trimat në këmbë luftojnë
Të fitojnë s’kursejnë as jeten
Frikacaku mendon veç të shpëtojë..
Dhe për vehte unë e them
Dhe për këte jam krenarë
Pilot s’mund të jem në avion
Mbret unë ndjehem si marinarë.
Kjo dynja kështu është nda
Gjithësekush në vend të vet
Shqiponja të fluturojë hava
Bufi të kënaqet në kënetë.
MËHILL MARKU
SHËNGJIN!
“”””””””””””””
DETI BISEDON ME TOKEN !===
=======================
Bisedon deti me token
Siç bisedon biri me nënën
Pse në prëhër ma mba koken
Kur shpesh ty unë të bëj gjëmën ?!
Toka detit iu pergjigj
Siç pergjigjet çdo nënë e mirë
Ti sje gjë ka dhe më të ligj
Që të vrasin,presin e të shesin lirë!
E vertetë se ti më gjuan
Siç gjuan foshnja nënën në bark
Unë kujtoj se ti po luan
Duron nëna valë e dallgë !
Eh o det o biri i nënës
Ti je rrit je më i madh se unë
Edhe naten në dritë të hënës
Kur dallgëzon unë të perkund!
Dëgjo nënë i tha deti tokes:
Se ç’bëjnë bijtë e tjerë me ty s’e di
Mua dhe sikur të ma falin boten
Në prehrin tënd gjithëmonë do rri shtri
E në gjoksin tënd do ta mbështes koken!
Mhill Marku
“””””””””””””
TI JE PORTI I SHPIRTIT TIM!=====
=======================
Ti dhe deti dy dashuri
Njera tjetrit seç i ngjan
Njëra tjetrin mbani në gji
Si mban Gjiri Vlores Sazan.
Deti i shtrirë anë e mbanë
Në thellësi mistere ndrynë
Shpirti yt dashuri shperndanë
Aromë portokalli frynë, frynë.
Ashtu si deti mban Sazan
Si karakoll me dy maja
Sazanin ti në gjoks e mban
Ngjajnë si mandarina,portokallja.
Nga pas Sazanit ma bën me sy
Në zemer më ndez flakë , zjarr
Në detin e dashurisë lundrojmë të dy
Ti si pulëbardhë, unë si marinarë.
Ti dhe deti dy dashuri
Nga larg më dukesh si fanar
Dallgë e valë na vlojnë në gji
Sikur u njohem diten e parë.
S’ka dallgë e stuhi të na ndalë
Lundrojmë në jetë papushim
Te ti po vi me dashuri e mallë
Se ti je porti i shpirtit tim!
MËHILL MARKU
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.