22.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Mhill Marku

= MOS E KTHENI TOPIN NË

PUSHKALIQE !=

Ka pas qenë një burrë në malësi
Që nuk mbahej si më i forti
Po kur thonte një fjalë ai
Thonin:e tha filani,se luan as topi!
Dhe kur burrat mblidheshin në kuvend
Fliste njëri e të tjeret veç dëgjonin
Burrat s’shajnë e s’lehin si qentë
U fliste mëndja e zinte vend ajo çka thonin!
Dhe një shembull na vjen nga lufta
Pas një shekulli permendet dhe sot
Ai personazhi i Dritëroit: Mato Gruda
Që mbeti në histori si:Mato me Top!
Në kuvend s’shkohet me mënd të tjerëve
Po s’e pate vetë mëndja borgj s’merret
Ndaj s’duhen harruar fjalët e të vjeterve
O mat e fol e zë vend o shko e lësho berret!
Dhe në kohet tona e kemi një Top
Që me atë luftoj Tan Hoxha e hapi të reja shtigje
Po kur ndigjojmë disa analist sot
E kanë kthyer Topin si një pushkaliqe!
Qen e kone ka dhe në mal te stani
Kur leh qeni ujku ndal mendon me vehte
Kones nuk i pushon ditënatë ham-hami
Se ka frikë per vehte dhe kur lëviz një gjethe!
Njëri bën zhurmuesin çirret e bertet
Tjetri shan zi e ma zi e nuk skuqet në faqe
Edhe pse mbajnë tituj e grada apo janë deputet
Bëjnë më keq se kur zihen fëmijet në lagje!
Kuvendin ka rëndësi dhe kush e drejton
Ai/ajo është si ai arbitri në mes të litarit
Askurr me asnjërin as bën as anon
Dhe jo tia bëj njërit me sy ti sulet kundershtarit!
Ndaj m’u kujtue si dikur e kaluara
Dhe ai plaku i mençur atje në malësi
Në fund të kuvendit gjithë mëndjet dilnin të bashkuara
Dhe jo si analistat tanë që dalin më të ndarë se sa kan hi!
Eh o Tani i Topit na ike aq shpejt
Veç mëndja e dora jote qëllonte në shënjë
E more Topin si nagant e bëre Top e Raketë
Po vazhduan kështu as emrin s’kan per të ta zënë!
Nuk kam hall per vehte se e kam të zgjidhur
Por Topin dua ta dëgjoj si plakun te oxhaku
Veç me një klik asgjë s’më mba të lidhur
Por Topin e dua të jetë si shtiza e Bajraku!

Mhill Marku

12.02.2021 18:10

“””””””””””””””””””

E keni parë lulen e diellit
Që kur çel lule derisa thanë
Ajo veç ballin i drejton diellit
Dhe kur lind dhe kur perendon!
Po kallzit e grurit që ulin koken
Nga bereqeti dhe feshfërijnë
Ato perkulen e puthin token
Dhe nuk harrojnë se aty mbinë!
Gjithëmonë i bëj pyetjen vehtes
Dhe me shokët dua ta ndaj
Në botë a i ngjan ndokush bletes
Që njerzit t’i hanë jashtëqitjen e sajë??
Dhe marinaret në detin me dallgë
Kur janë në lundrime i keni parë?
Ata veç gjoksin i drejtojnë dallges
Dhe perqafohen me shkumen e bardhë!

Mhill Marku

1968

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.