===SHOKU I MIRË I TË GJITHËVE !===
==========================

Në punë e në jetë njeriu njihet , shoqërohet e miqësohet me shumë shokë e shoqe të cilët të bëhen pjesë e jetes! Zënë vend në zemren e shpirtin tënd dhe sado që kalojnë vitet ata janë bashkëudhtarë të jetes dhe kerkon e ke mallë ti kesh kurdoherë pranë, të çmallesh, të kujtosh , të bisedosh, kalosh jeten nepermjet bisedes si në një film , të kujtosh shoqërinë , punen arritjet e vështirësitë , anijet, detin, lundrimet, dallgët e detit e dallgët e jetes dhe të duket sikur po i jeton tani në kët çast!
Kujton e nuk harron, çmallesh dhe të duket sikur çdo gjë po fillon nga e para edhe pse kanë kaluar dekada nga zanafilla e njohjes, jetes , punes e shoqërisë!

Veçanërisht në kët kohë pandemie kur dhe kohen per të kujtuar e ke të pamatë kalojmë para syve të mendjes gjithë atë rrugë që kemi kaluar e po kalojmë, na dalin para syve fytyrat e shokëve dhe ashtu duke parë një foto bisedojmë gjërë e gjatë , kujtojmë e nuk harrojmë. E si mund të harrohen e mos të na marrë malli veçanërisht ne detarët per shokët e detit që lundruam bashkë më dallgë e suferinë, naten e diten, kur i dhamë forcë e jetë njeritjetrit në realizimin e detyrave!
Dhe mua më kish marrë malli të takoj e të çmallem me një nga ish kuadrot e nderuar të Flotes Luftarako Detare, shokun e të gjithëve, mirditorin fisnik , birin e Prosekut, të cilin e ka njohur gjithë Flota Luftarako Detare , detarë e kuadro, gjithë populli i Sazanit, Sarandes e Shëngjinit e Lezhes , në Bazat Detare të këtyre qyteteve ku ai sherbeu : Lek Lleshi.
Dhe bashkë me një shokun tim dhe të Lekes, ish specialisti i orëve dhe gjirobusullave të anijeve në Bazen e Shëngjinit Pjeter Taçi vendosem e morem rrugen per në Markatomaj të Lezhes ku tani banon Leka .e familja e tij per ta takuar e çmallur me atë se kishim vite pa e takuar.
E gjetem tek dera e oborrit sikur ta dinte se do ti shkonim dhe ne na u duk se sikur po na priste siç presin burrat miqtë e shokët e vjeter e të mirë që te dera e oborrit gjithë buzagaz e tek i qeshte fytyra e kuptuam se edhe Leken e kishte marrë malli per ne . U falem ashtu me grushta se coronavirusi na pengoj të perqafoheshim siç perqafohen detarët por na dallgëzoj shpirti se e gjetem shumë mirë me shendet, dhe me atë buzagazin e tij të lindur në shpirtin e tij sa u gëzue aq dhe na u lut të hynim në shtëpi por ne ramë dakort të rrimë jashtë dhe larg e larg sa të çmalleshim me njeri tjetrin.
Gjetem po atë Lek Lleshin që kur u ndamë kur u liruam nga Marina, po ai fizik sportiv që edhe pse sot është 81 vjeçar ka sfiduar moshen, qendron në këmbë si një shtizë flamuri, i drejtë, i qeshur , me ballin të dallgëzuar nga mosha e jeta në det dhe floket e thinjur si të lyer me shkumen e dallgëve çka ja shtonin fisnikrinë, me atë fytyren e zeshkët si të regjur nga kripa e detit, dinjitoz dhe i paepur si të ishte në uren e komandimit të anijeve si dikur!
Bëmë muhabet ashtu shtruar në atë diell pranveror por që më shumë se dielli nga ngrohu biseda, na ngrohen kujtimet që nga Fshati i tij i lindjes Proseku i Mirdites, i shquar per histori e kulturë, burra të mençur trima e të urtë, ku Leka lindi më 19.5.1940 , ku mbaroi shkollen fillore e shtatvjeçare , tek zbriti atyre shpateve , prroskave gjarpëruese , dhe me atë rrokullimen si të një prroi malor zbriti gjithë ëndrra per dije në Shkollen Ushtarake “Skenderbej! Pasi mbaroi Shkollën “Skenderbej ” 1955÷1959 ashtu si çdo prrua malor që një ditë derdhet në det edhe Leka nisi nga Tirana vershimin e tij drejt detit , e dallgëve të tij ,në Shkollen e lartë të Detarisë në Baku të Azerbaixhanit, ish Bashkimi Sovjetik në Korrik 1959.
Deshiren fillestare , tregon Leka , e ka pas per pilot që të fluturonte maj maleve e kreshtave të Mirdites e të Prosekut e kur të kalonte mbi kullen e Lleshajve tu jepte një shenjë , a sinjal per tu treguar se jam biri juaj, por ia miratuan per në Marinë, dhe e mirëpriti Leka se deti e detaria është punë burrash.

Gjithëmonë Leka ka qenë nxënes , student e kuader i dalluar. Kudo që shkoj , studijoj e punoj ai perfaqsoi mirditorin inteligjent e fisnik si vetë të parët e tij, të etur per dije e perkushtim në detyrat e rëndësishme që ka kryer dhe kudo që ka sherbyer në det ka çuar pak Mirditë , origjinen nga e cila vjen e thotë me krenari!
Ajo çka e ka dalluar Lek Lleshin nga gjithë shokët e tij gjithëmonë ka qënë një talent në sport, dhe jo vetem në futboll ku ka spikat në veçanti talenti i tij por dhe në sporte të tjera dhe në veprimtaritë kulturore artistike.
Mjafton të themi se që në vitet e para në Shkollën “Skenderbej” ai ka qenë më i miri me shkollen dhe ka luajtur me skuadren e dytë të Partizanit . Dhe në Baku ka qenë kapiteni i skuadres dhe trajneri i saj dhe bashkë me shoket veçanrisht me Ndue Jakun kanë shkelqye dhe kishin fituar simpatinë e të gjithëve. Bile tregon Leka: kur po ktheheshim nga Bashkimi Sovjetik , një oficer rus Sukjasov, që ishte fans i çmendur pas talentit të Lekes kur më dha doren e lamtumires ashtu në kofidencë e me merak per ecurinë sportive të Lekes i ka thënë si në vesh: ” ku do ikesh, në Shqipëri është luftë, ku do e ushtrosh ti stervitjen dhe talentin tënd!??!!”
Pasi u kthyen Atdhe u hap Shkolla e Lartë e Marines në Pashaliman me Komandant Shkolle Shaqir Kapexhiun.
Me daljen oficer Lek Lleshi emrohet Shef i Minë Silures në Regjimentin e Katrave Silurues në Sazan detyrë të cilen e kreu deri në vitin 1969, .Më pas transferohet po me kët detyrë në Bazen Detare në Sarandë. Më tej emrohet shef i Shtabit të RKS po më Sarandë dhe më 1974 emrohet Shef Shtabit të Bazes Detare Sarandë. Shkon per studime në Akademinë Ushtarake në Tiranë dhe me mbarimin e saj emrohet Shef i Shtabit të Bazes Ushtarako Detare në Shëngjin ku dhe ne patem fatin ta njohim nga afer e të sherbenim bashkë.
Mbi të gjitha detyrat Lek Lleshi ka qenë dhe ësht një burr mirditor me vetitë e virtytet më të mira e fisnike të kësaj krahine. Leka ka qenë dhe është një burrë i urtë, i paqem, i dashur, i shoqrueshem me detarë e kuadro pavarsisht gradave , detyrave e ofiqeve, familjar shëmbullor, prind i perkushtuar, shok e mik i rrallë një burrë babaxhan!
Portretin shkurt e saktë Lek Lleshit ia ka bërë ish shoku i tij i klases që nga Shkolla “Skenderbej ” dhe gjatë gjithë jetes në Floten Luftarako Detare , ish kolegu dhe komandanti i tij , ish Komandanti i Flotes Luftarako Detare : Admiral Ndue Jaku i cili thotë per Lek Lleshin se: “Lek Lleshi ka qenë shumë i shkueshem e i dashur me të gjithë, kuader i perkushtuar e puntor, sportist i talentuar, ishte njeri i fjales, ishte burrë!!” I gjëndej pranë secilit, më të mirë e në të keq, pa britma e denime, por korrekt me urtësi e dashamirësi si ai e askush! Detyra detyrë, shoqëria shoqëri e sporti sport!! Kudo ku ka sherbyer ka lënë një emer të mirë e të respektuar nga të gjithë ! Dhe ai i ka dashur të gjithë paperjashtim ndaj dhe sot kur kujton Sazanin, Saranden , Shëngjinin sikur i meket zëri nga malli e nostalgjia ! E kam brëngë në shpirt tha të shkoj ti shoh ato vende , më ka marr shumë malli sa per Prosekun aq dhe per Saranden, por ja jemi të mbyllur e s’di a do të arrij të shkoj edhe pse mbahet sikur të jetë 50 vjeçar.
Kujton Prosekun ku lindi e u rrit, ku ka ruajt dhitë e lopet, veçanërisht kujton lopen me emrin Larja që e ruanim si një rob shtëpie se na ushqente se bënte shumë tamel, kujton vëllain e tij Pjetrin e dashur që nuk jeton , që i shkonte gjithëmonë mbas në ato shpate e , prroska e gryka, kujton kur filloj të lunte futboll me topa lecke dhe atje në Prosek me ato topa lecke zbuloi talentin e tij në futboll e në sport.
Kujton Shkollën “Skenderbej” që e rriti dhe e burrëroi, e bëri sportist, kujton Mark Kovaçin, kujton Enver Kalluçin që e la në atë shkollë dhe e gjeti në Marinë.
Kujton shoqërinë e Sazanit dhe jeten e vështirë atje; pa ujë, dritat fikeshin në oren 10.00 të darkes, shumë vlshtirësi per jetesen si beqar pa le pastaj si familjar.Kujton dhe kur ndonjëherë vriste me gur ndonjë lepur ku kishte aq shumë , tufa tufa sa ishte kollaj ti vrisje dhe me gur . Por kujtimi më veçantë e i paharruar per Leken , ashtu si per shumë të tjerë ish kuadro në Sazan , është se në Sazan u bë baba per herë të parë, atje i lindi vajza dhe ja ngjiti emrin Brigjida!
Kujton nga Saranda se sa me gezim e krenari populli i Sarandes kundruall Korfuzit priti me madhështi një Bazë të fuqishme detare me Katra Silurues e Gjujtsa detarë.
Kujton detaret e kuadrot dhe popullin e Shengjinit ku kaloi vitet e fundit të sherbimit ushtarak 1986÷1992 , dhe ku rrezatoi mirësi, kulturë, pregatitje e mardhënie shëmbullore Ushtri-Popull.
Kujton Lek Lleshi se si shumë të tjerë kolegë të tijë edhe ai në çdo Bazë a qytet i kanë lindur nga një e nga dy fëmijë: ai ka tre vajza e pas tyre dy djem. Kur pas tre vajzave ka lind djali i parë Sokoli në Prosek ka kris pushka si sihariq e si gezim se shtepia në zë e Preng Marka Gjetes e Bib Marka Gjetes, fisi Lleshi u shtu me një djal, lindi një trim, u shtue një pushkë.
Zjarr per Prosek!

Ka vite që Leka jeton sa në Lezhë e per më shumë në fshatin Markatomaj të Lezhes. Çdo ditë edhe në ket moshë ai punon e punon shumë, e ka dhe si punë dhe si stervitje. Ai gjithëmonë ka ecur , është stervit veçanrisht me ecje në distanca të gjata. Mjafton të them se pasi u lirue nga Marina çdo ditë Leka herë vetem herë me bashkëshorten e bënte me këmbë Lezhë – Kune Shëngjin e kthim rreth 20 km , dhe sa herë e gjeja rruges i lutesha ta merrja në veturë por ai me atë shprehjen e tijë karakteristike dhe vendosmërinë e tij shembullore thonte: ” Per ideal të Partisë jo, nuk hypi në makinë, vetem në këmbë “! Dhe vazhdonte ecjen.
Ndaj falë pregatitjes së tij fizike ai gezon shëndet të plotë e të duket jo si 81 vjeçar por ndoshta është prap shumë të thuash si një 50 vjeçar .
Ka sfiduar moshen dhe vështirsitë e sherbimit në det!
Në fytyren e në shtatin e tij duket se është deti, rrudhat si dallgë, thinjat si shkumë dallgesh e buzqeshja e zemres dhe shpirtit të tij si valë deti!
Kemi shumë per të thënë por dhe me kaq sikur u çmallem o shoku i të gjithëve Lek Lleshi!