30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Mhill Marku

=FLAMURMBAJTËSI QË U BË VETË ======================FLAMUR !=
Sa herë kam dashur ti shkruaj një portret ish Komandantit të Flotes Luftarako Detare
Ndue Jaku

por nuk kam arrit per dy arësye:

–e para se

Ndue Jaku

nuk ka dashur, se ma s’shumti në jeten e tij ka dashur të flitet më shumë per të tjeret se sa per atë dhe;

— e dyta se Ndue Jaku i ngjan atij malit të lartë që kur mendon se don të ngjitesh në majen e tij duhet t’i shterngosh mirë gjunjët ashtu edhe të shkruash per Ndue Jakun jam vënë para dilemes se a do mund të them per kët burrë ato fjalë që ai meriton!
Me që sot ai ka 80 vjetorin e lindjes e mora e lapsin e po derdh si në siperfaqen e detit ca dallgë e valë të jetes e të vepres së tij e shpresoj se do të dal në breg, por dhe po nuk arrita të dal ashtu siç duhet ai është aq zemergjërë e më fal!
Ndue Jaku lindi si sot më 17 Prill 1941 në Gomsiqe të Pukes në një familje fisnike mirditore, me tradita të shquara patriotike e atëdhetare.
I jati i tij Gjon Jaku ka qenë që në formimin e Qetes Partizane Pukë–Mirditë me pushkë në dorë per çlirimin e Atëdheut nga nazifashistet krah per krah me Mat Doden e Bardhok Biben. Fëmijërinë e tij Ndueja e kaloi në prehrin e gjyshes tij patriotes Drane e cila njihet në histori ajo fisnikja e kreshnikja mirditore që pa pyet per plumbat që fishkëllenin drejt 5 Herojve të Vigut , tek i pa heronjtë të rrethuar, në zall të Vigut ,të tharë e zhuritur per një pikë ujë, pa perfill kercnimet që ju bënë asaj që të mos afrohej tek ata ajo si nënë , si moter u afrue , i pershendeti, u dha ujë, u shuajti etjen e u lagu buzet e zhuritura por jo vetem kaq por u mori në besë edhe e futi në gji letren që ata shkruajten per Qarkorin e Partisë amanet luftarak të cilin e çoj deri në fund.
Linden dhe u rriten 6 fëmijë, tre vëllezer e tre motra, të gjithë të mbarë e njëri më i mirë se tjetri. Shkollen 7 vjeçare e mbaroi në Dajç të Zadrimes kojshi me Gazulloret të permendur në histori që nga koha e Skenderbeut!
Afro 12 vjeç Ndueja me familjen e tij vendoset në Shëngjin buzë detit. Edhe shtëpinë e pati buzë detit. E magjepste bukuria dhe oshtima e dallgëve të detit sa i dukej se po e thërriste e po i thonte ; rritu rritu dhe pak se tek unë do vish! Që i vogel u dashurue shumë shpejt me detin dhe që ahere mbeti perjetsisht i dashuruar me detin të cilit i fali çdo gjë nga jeta dhe mendja e tij.
Shkollen e mesme e mbaroi në Shkollen Ushtarake ” Skenderbej,” ku veshi uniformen ushtarake që do ta mbante me krenari gjithë jeten e tij.
Shkon në Akademinë e Lartë të Marines ” Kirov” në Baku të Azerbajxhanit , ish pjesë e Bashkimit Sovjetik. Me prishjen e marrëdhënijeve me B.S kthehet më Atëdhe dhe vitn e fundit e mbaron në Shkollen e Lartë të Marines në Vlorë.
Gjithëmonë Ndue Jaku nxenes ekselent dhe me mbarimin e shkolles titullohet Oficer Marine dhe per rezultate të larta i jepet grada Toger.
Emrohet oficer lundrimi, shturman nën Dragamimen e Bazes në Sazan me komandant anije Heroin e Popullit Spiro Kote. E filloi detyren gjithë pasion. I pelqeu shumë Komandant Spiros dhe i tha se këtu do qendroni në ket anije e do sherbejmë bashkë. Kurset e llogaritjet e lundrimeve i bënte aq të sakta e të perpikta sa Komandant Spiro dilte faqebardhë.
Por Ndue Jaku kish lind e pregatit per më shumë e per më lart.Kalon komandant Skuadrilje në Katrat Silurues ku tregoj aftësi e perkushtim të rrallë. Me krijimin e Flotiljes së Vlores që perfshinte dhe Sazanin emrohet në detyren e lartë Shef Shtabi i Flotiljes. Detyrat e postet sa vinin e lartësoheshin. Me krijimin e Bazes Udhtarako Detare të Sarandes emrohet Komandanti i Parë i kësaj baze. Lartësimit në detyra iu pergjigj dhe lartësimi i pregatitjes dhe studimeve të tij. Vazhdon e mbaron me vlersime shumë të larta Akademinë Ushtarake, Kursin e Lartë të Flotes Luftarako Detare dhe Kursin e Lartë të Filozofisë në Tiranë.
Më pas emrohet Komandant i Bazes Udhtarko Detare Shëngjin në Shëngjinin e tij të dashur.
Më 1979 emrohet Komisar i Flotes Luftarako Detare në Tiranë dhe vetem pas dy vjetesh emrohet Komandant i Flotes Luftarako Detare detyrë që e kreu me aq perkushtim e patriotizem per afro 12 vjet. Më 1988 Ndue Jaku mbrojti e fitoi Graden Shkencore: ” Doktor i Shkencave Ushtarake” gradë e titull që në atë kohë në ushtri e kishin fituar aq pak ushtarak, më pak se gishtat e një dore.
Emri , mendja dhe perkushtimi i Ndue Jakut gjendet e derdhur në çdo rregullore të perdorimit teknik e luftarak të FLD ku në perpilimin shkencor të tyre ka qenë drejtues i atyre ekipeve me specialistet detarë më të mirë.Arritjet e Ndue Jakut dhe të FLD nën komanden e tij janë pafund, njera pas tjetres.
Ai komandoj një FLD në vitet 90 kur Shqiperia kishte floten më të madhe e më moderne gjatë gjithë historisë me 145 anije luftarake që nga Nendetset, Dragaminat Bazë, Gjujtsat e mëdhenj e të vegjel detar, Katerat Silurues me një fuqi zjarri aq të madhe sa që si fqinjet dhe më gjërë para se të mendonin per ndonjë veprim aneksionist duhej ti bënin mirë llogaritë. Meritë e madhe e këtij Komandanti është se ai arriti ta mbaj në gadishmëri luftarake në mbrojtje të kufirit detar Fld kur ishin prish marrdhëniet dhe me Kinen dhe mungonte çdo furnizim materialo teknik nga jashtë, me shpirtin e tij luftarak e atdhetarë krejt me forcat e veta , me punen vetmohuese të komandave e shtabeve mvartëse, kuadrove e detarëve të gjithë FLD. E në kët situatë spikaten aftësitë e këtij komandanti e strategu ushtarak, këtij organizatori e komanduesi elitar, perkushtimi e atdhedashuria, aftësia e mobilizimit luftarak të gjithë efektivit detar e kuadro në gjithë bregdetin shqipëtarë nga Shëngjini në Sarandë.May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
Pregatitja e lartë, perkushtimi sublim mëndja e tij ekselente , emra e vepra e Ndue Jakut në drejtimin e FLD në ato kushte shumë të vështira e bëjnë Ndue Jakun një lapidar i gjallë e i lavdishem në historinë e detarisë shqiptare. I paperkulur para asnjë veshtirësie, i drejtë si ai e parimor si ai e kurkush. Ai njihte në perfeksion Anijet e FLD, aftësitë e tyre teknike e luftarake e per më teper ai njihte një per një kuadrot e detaret , shpirtin e tyre luftarak,. Ai ka kaluar në çdo anije e post luftarak të tyre, konsultohej me detarë e kuadro , u merrte mendimet e sygjerimet e tyre i mobilizonte per të kryer sa më mirë detyrat në tokë e në det.Ai qe një kuader ushtarak e strateg elitar,punëtor i palodhur,punonte orar e pa orar, bënte vetë planet e stervitjes në det, hartat e planshetat,ishte oficer i lapsit e i kalkulimeve shkencore, kerkues e parimor por dhe shok e mik i rrallë.
Ndue Jaku është karakterizuar dhe është një eurudit, me horizont e kulturë të gjithëanshme, njeh në perfeksion artin ushtarak e veçanërisht artin detar e të perdorimit luftarak të anijeve., lexonte e lexon papushim , njeh mjaft mirë jo vetem shkencen ushtarake por njeh historinë, filozofinë , letersinë e artin në vend e në botë.
U martue me një vajzë ,

Gjyste Ujka Marku

, nga një familje e nderuar në Shëngjin që gjithë jeten e pati dhe e ka jo vetem si shoqe besnike të jetes,nënën e tre fëmijve gjithë dritë e shkelqim, Arten ,Sokolin dhe Endritin, por dhe si shoqe e bashkëpuntoren e denjë të tij.

Ku nuk spikaten aftësitë e Ndue Jakut.: më shkolla gjithëmonë i pari, më aktivitete sportive futbollisti i talentuar në mbrojtje,në shoqëri një shok e mik i rrallë e besnik, bashkëshort e prind shembullor, studjues e krijues,s’shpejti do të kemi në dorë dy vepra historike e letrare të shkruara prej tij dhe dy vepra të tjera në proçesin e pregatitjes perfundimtare per botim ku trajton artin detarë, historinë e tij,nga mesjeta e deri tani, jeten në Fld, si një strateg ushtarak elitar dhe deri në reçensionues e kritik letrar i një niveli të lartë artistik.
Por krahas gjithë këtyre arritjeve , në pamundësi per ti permend të gjitha; graden më të lartë Ndue Jaku e ka arrit si njeri, me vetitë e virtytet më të larta fisnike si mirditor, si detar e si shqiptarë.
— Si djalë— ai i ka dashtë e nderuar të dy prindrit si dy shënjtorë. Shkonte shpesh e i takonte, çdo muaj u dorzonte një per një rrogen,që të perballonin jetesen si familje me shumë fëmijë. Tregon vëllai i vogel i tij : Luigji: sa herë hynte e dilte baba nga dhoma ku rrinim Ndueja çohej në këmbë deri sa ulej i jati. Por Luigji herë e bënte e herë jo sidomos në pleqërinë e Gjonit që lëvizte më shpesh, dhe një ditë kur hyri baba , Ndueja në këmbë si gatitu e Luigji ulur.
– Çohu i tha, Asht baba. …..e duhet të çohesh sa herë të hyjë në dhomë.
— Si vëlla –per vëllezrit e motrat: gjithëmonë i dashur, i kujdesshem e shembull per edukimin, mirërritjen e perparimin e tyre. Dy vëllezrit : Deden dhe Luigjin i ka pas marinar e mvartes të tij: Deden në Sazan e Luigjin në Shëngjin, të dy detarë shembullorë.
Motrat kanë gezuar gjithëmonë dashurinë e vëllaut të madh e kujdesin e vazhdueshem deri sot e kësaj dite që janë me familjet e tyre.
–Si shok e si mik— si ai e kurkush.I rreptë e parimor në detyra por dhe dashamires e i perkushtuar me të gjithë e per të gjithë. Kur e pyeta një herë ish eprorin e Ndues, më pas kolegë e komshi Komisar Skender Doçin të më thonte diçka per Nduen shkurt më tha: ” Ndue Jaku ka qenë e është burrë! Po-në e kishte Po e Jo- në e kishte jo!” Ose kur desha të shkruaja kohë më parë si sot per Ndue Jakun kerkova mendimet e Skender Doçit , por në fund të bisedes më ndau veças Ndueja dhe më tha: o shkruaj per të dy bashkë ose per mue mos shkruaj hiç . Urdher më tha. Dhe shkruajta per të dy bashkë. Kur erdhi në Shëngjin më detyren e komandantit aty gjeti si vartes ish komandantin e tij që per arësye të kohes e kishin ul në detyrë por Komandant Ndueja e trajtonte sikur të ishte prap komandanti i tij, këshillohej me atë, e respktonte per çdo të mirë që kishte, jo si vartes dhe pse ndonjë herë dhe kishin pas më parë dhe mendime të ndryshme. Ish kuadri specialist i aftë per hidroakustiken e anijeve që kish sherbyer bashkë me Nduen në Sazan e Sarandë Xhevahir Dardha, kur u lirue nga reforma në oren 11.00 të nates e mori në telefon dhe i thotë që neser të vish në punë në repart si civil. I njihte mirë , i donte e i ruante kuadrot.
Kudo ku ka sherbyer Ndue Jaku permendet veç per mirë. Mirësitë e tijë nuk kanë fund. Është i vetmi njeri që kam njohur e punuar nga afer me atë burrë që në personalitetin e tij nuk kam dallue asnjë të metë a ves të keq.
Ai sot është qytetar nderi i Shëngjinit, por meritat e tij janë aq të larta sa meriton të shpallet qytetar nderi i Sarandes, Vlores, Sazanit , Tiranes e gjithë Shqipërisë. Burra e ushtarak si ai i bëjnë nderë Atdheut e popullit.
Unë e kam njohur Ndue Jakun në vitin e larget 1964 kur isha në Shkollen “Skenderbej” e ai ishte flamurmbajtes i kuadratit të marines në Paraden e 20 vjetorit të Çlirimit të Atëfheut. Më magjepsi me pamjen e tij me flamurin që i valvitej ngjit per shatin e tij të drejtë e të gjatë si vetë shtiza e flamurit. Sa lezet, hijeshi e krenari. Më thanë se është nga Shëngjini. Çdo ditë e shikoja ma atë uniformen e bukur të oficerit të marines me flamur në dorë dhe mrekullohesha. Ndues i kishte hije flamuri por dhe flamurit ia shtonte nurin Ndueja si flamurmbajtes dhe e kishin gjet tamam. Flamuri e Ndueja shkonin shumë me njeri tjetrin, ishin e mbeten sinonim i njeritjetrit sa mund të themi se me arritjet e tij , me personalitetin e tij Ndue Jaku nga flamurmbajtes u bë e mbeti vetë flamur. Dhe që ahere unë e kam pas idhull në jeten time në FLD.
Unë kam dhe fatin e veçantë nga të gjithë se krijimtarinë time letrare në poezi e prozë e ka lexuar, studiuar reçensuar e kritikuar si një kritik letrar i rrallë ish komandanti i FLD – Admirali Ndue Jaku.
Komandant Ndue Jaku arritjet e meritat e FLD nuk ia atribuon vehtes tij si komandant i madh,por gjithë komandave e shtabeve, kuadrove e detarëve që vepronin nen komanden e tij si një ansambel luftarak. Edhe sot e kësaj dite që ka 30 vjet në pension Ndue Jaku jeton e frymon me jeten e forcave tona detare. I gezon shpirti per çdo sukses të tyre mbrenda dhe jashtë Atëdheut! Me një memorje aq të fresket kujton e nuk harron të gjithë kuadrot e shumë detarë të FLD, emer per emer, arritjet e tyre të veçanta në det , në lundrim e në realizimin e detyrave sikur kanë ndodhur sot.
Bisedon me telefon , apo me rrjetet sociale me shumen prej tyre , kujdeset per shendetin e familjet e tyre!
Është i vetmi komandant i lartë ushtarak që ka kerkuar dorëheqjen nga detyra e lartë kur u vu para detyrave që binin ndesh me moralin e tij e betimin ushtarak!
Te ky njeri pasken qenë mbledh bashkë çdo gje e mirë që mund të ketë një njeri: burrërinë , atëdhedashuria,komandanti e komisari i rrallë, strategu, euruditi, dijet e pafund, urtësia , kultura, ushtaraku dinjitoz, shoku e miku fisnik e besnik, mençuria ,morali i paperlyer, familjari i perkushtuar !
Më mirë nga unë portretin e Ndue Jakut e ka bërë i vëllai i tij Luigji që ka thënë:
” Në fisin tonë Ndue Jak lindin një herë në dyqint vjet!”
Ndue Jaku është lapidari i gjallë i FLD, lavdia e krenaria e saj, historia dhe memorja e saj dhe i tillë do mbetet në hidtorikun e FLD, Ushtrisë e Shqipërisë ky burrë fisnik!
Ja me pak fjalë kështu e kam njohur kët burrë shteti, kët komandant të rrallë Admiralin Ndue Jaku!
Gezuar 80 vjetorin Ndue Jaku !
Dhe shumë dekada bashkë në gjirin e familjes tuaj të dashur dhe në gjirin tonë që aq shumë na do dhe ju duam!
Mëhill Marku
17.04.2021 01:15
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.