16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Mhill Marku

  • ===Asgjë s’mbetet gjithëmonë i ri .===
  • =========================
  • Tek shoh vehten e shokët e mi
  • Si kemi qenë dikur e si jemi sot
  • Askush s’mbetet gjithëmonë i ri
  • Rininë ua falem viteve mot per mot.
Dhe në oborr të shtëpisë e kam një man
Kur ne ishim fëmi mani ishte i ri
Sot i brejtur,degëtharë e prap rri në këmbë
Dhe ne ballëbrazduar tamam si ai .
Kur shkova në anije ato ishin si nuse
Dhe ne si dhëndrra lundruam bashkë
Sot janë në breg ndryshku i ka lyer me të kuqe
Ne me dallgëngarkuar krrusur e plakë.
Si nuk u shpik ilaçi i rinisë perjetshme
Dhe Hëna e Dielli thonë e kanë një fund
Na ngushllojnë ne me jeten e pertejshme
Gezohemi:duhet të ikim ne që brezi i ri të lind!

Mhill Marku

Shëngjin: 07.07.2021 18:40

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.