- =PO HARROVE DITËLINDJEN E USHTRISË TË LIRISË KE HARRUAR ============DITËLINDJEN TENDE.=

Desha sot të zgjohesha me bori
Të futesha në rresht e të marrshoja si dikur
Këngët partizane të ushtonin me furi
Dhe në ballë të rreshtit të printe ai Flamur.
Të kujtoja Labinotin atje lart në mal
Djepin ku lindi Ushtria Partizane
Të perqafohesha me Komandant e Komisarë
Me partizanin Velo,vllëzer e motra partizane.
Të ndizja me doren time një zjarr partizan
Dhe ca krisma topash fort t’i dëgjoja
Të kujtoja komanden:”Sulm perpara partizanë”!
Gjithë diten sot veç këngë partizane të këndoja.
As u dëgjue bori as nuk u ngrit flamuri
Eh:Ditëlindja e Ushtrisë u harrue krejt
Si në gjysëm shtize flamurit i ka ra nuri Ahere valvitej betejë më betej e shkrep më shkrep.
Dhe sirenat e anijeve nuk i dëgjova
As Flamuri Luftarak e të zbukurimit nuk u ngriten
As Paradë me ushtarë e armë nuk shikova
Ushtrisë që çliroi vendin ia harruan të lindjes Diten.
Ti 10 Korrik do jetosh gjatë , gjatë
Në mos si ditëlindje e ushtrisë si datë në kalendar
Ti ke Kuroren e Lavdisë , turpi është per të gjallët
10 Korriku është Ditëlindja e Lirisë popullit shqiptar.
Se çdo gjë ka pas e ka një ditëlindje
Që nga ai 10 Korrik ka partizanë gjallë ende
Se po harrove Ditëlindjen e Ushtrisë Lirisë
Ke harruar më s’pari ditëlindjen tënde.
Mhill Marku
10 Korrik 2021 14:40