= U NDA NGA JETA BILBIL LIKA
Kapidani që sfidoi dallgët e detit e dallgët e jetes.===============
=============================
Me hidhërim të thellë morem lajmin se u nda nga jeta në moshen 90 vjeçare , veterani i Flotes Luftarako Detare Bilbil Lika.
Bilbil Lika lindi më 6 Janar 1931 në fshatin Golem të Gjirokastres, një fshat siç e thonte dhe vetë Bilbili shkëmb e gurë por me njerez të mirë , trima e fisnikë.Në moshen 5 vjeçare largohet nga Golemi dhe vendoset në Vlorë nga që iu transferue babai që ishte oficer i asaj kohe.Ishin 6 vllëzer e tre motra.Bilbili u rrit dhe u edukue në një familje patriote që ishin pjesë e luftes Nacinal-Çlirimtare e ku moren pjesë me pushkë në dorë vëllai Sali Lika dhe motra e tij Izmiha Lika, Saliu në Brigaden e 19 -të dhe motra Izmiha në Brigaden e 7- Sulmuese ku luftuen me trimëri.Bilbili i vogel errej e zbardhej me merakun per jeten e vëllait dhe motres në luftë.Në Vlorë vazhdoi shkollen e mesme. E moren nga shkolla dhe e çuan në Aksionin e Hekurudhes Durres-Peqin. Bëri dhe një kurs per Gjëndjen Civile.ku me mbarimin e kursit punoi 2 vjet në Gjëndjen Civile në Shkoder 1947-1949.Pas Shkodres Bilbilin e caktuen në Gjëndjen Civile të Dukatit ku punoi deri sa e thirren per sherbimin ushtarak dhe e mobilizuan marinar në Shkollën e Instruksionit në Durres në specialitetin Nderlidhes. Shërbimin në marinë e kreu në Prapavijen e Sazanit. Më 1956 filloi punen si Nen/oficer në Prapavijen e Sazanit ku punoi me perkushtim e ndergjegje të lartë. Në moshen 25 vjeçare martohet me Manushaqen një vajzë e bukur që rrezatonte bukuri e mirësi e që shkonin aq shumë me Bilbilin, një çift familjar që me mirësitë e kulturen e tyre fituan shpejt respektin e bashkëqytetarëve si në Sazan , Vlorë, Orikum e Durres që i dergoj detyra e jeta. Më 1957 Bilbili qe në grupin e parë që u caktuan per pregatitjen e bazes materiale e jetsore per mobilizimin e pritjen e efektivave të kater Nendetseve nga Bashkimi Sovjetik. Edhe Bilbili deshi të shkonte per Nendetse por Komandanti i Flotes Luftarako Detare Abdi Mati i tha se nuk do të çojmë në Nendetse se do të vijë një anije e madhe ( ishte fjala per Bazen Lundruese ku do të akostoheshin të kater Nendetset dhe më vonë dhe 8 Nendetse të tjera) dhe të kemi caktuar Kryebocman në Bazen Lundruese.Ishte një besim e detyrë e madhe per Bilbil Liken të jeshë Kryebocman në ket anije të madhe 120 metra e gjatë, 20 metra e gjërë e me ekipazh 120 vëtë, detyrë të cilen Bilbili e kreu me aftësi e perkushtim.Në ket anije Bilbili qëndroi deri në vitin 1965 kur kët anije e çuan në Trieste per ta pershtat per anije transporti.Më 1966 u emrue Komandant i Anijes Silur Kapse në Brigaden e Nendetseve në Pashaliman, të cilen Bilbili e komandoi dhe kreu detyra të rëndësishme.
Bilbil Lika kish lind per detar, per Kapidan.S’pyeste per dallgë e tramundanë. Gjithë jeten ia kushtoi detit, e donte dhe e dashuronte detin dhe anijen.Anija i bindej Komandant Bilbilit si një loder metalike . Bilbil Lika ishte një komandant e shok i rrallë, i shkonte per shtat si një kapidan stermadh nga shtati ,i hijshem, i drejtë , i fortë. Ishte shumë i dashur e i respektuar me të gjithë. Me detaret sillej si një prind i tyre, u rrinte afer, shkrihej me ata. I fortë deti e më i fortë Kapidan Bilbil Lika.Më 1972 largohet nga Orikumi dhe transferohet në Bazen Detare të Durrësit si Komandant i Anijes Hidrografike, pastaj sherbeu në Dragaminë deri më 1986 kur doli në pension.Një jetë në det dhe i ngjante shumë detit se dhe jeta e tij qe si det me dallgë më të rënda se ato të detit.
Pati 4 fëmijë 2 vajza e dy djem. Dy djemtë njëri më 1986 vdiq nga një sëmundje e rëndë dhe me 1993 vdes në aksident tragjik dhe djali tjeter. Dy vajzat krijuan e kanë familjet e tyre.
Para tre vjetesh i ndahet nga jeta dhe bashkëshortja , e mira Manushaqe duke e lënë Bilbilin në kapercyell të jetes të mbytur në detin e dhëmbjes e të vetmisë. Dhe dallgët e jetes e ndoqen gjithë jeten: në moshë të thyer rrëzohet dhe thyen këmbën të cilën mjekët ia prenë duke mbetur në karrocë. Iu gjet e i sherbeu deri sot në frymen e fundit vajza e madhe e tij Rajmonda që aq shumë u kujdes per babain e saj duke sakrifikuar dhe familjen e saj në Maqedoni.
Dallgët e detit janë hiç para dallgëve të jetes të cilat si ato të detit i sfidoi detari e Kapedani veteran Bilbil Lika deri sot sa mbylli sytë në moshen 90 vjeçare duke mbet si një njeri model e shembull per qendresen si Kapidan në det e per mbiqendresen e perballimin e dhëmbjes aq të thëllë të jetes.
Bilbil Lika u nda nga jeta si një monument i një detari të paepur, që na la një shëmbull se si perballohet deti e jeta, duke na dhënë një leksion jete të dallgëzuar me dallgë më të egra se ato të detit.
Pushofsh i qetë o Bilbil Lika!
Ngushllimet më të sinqerta dy vajzave tuaja, nipave e mbesave, gjithë të të afermëve!
Nuk të harrojmë o Bilbil Lika!
Marrin pjesë në ngushllime : Skender Doçi, Ndue Jaku, Tasim Meçe, Beqir Gerbi, Robert Bali, Çapajev Smokthina,Sadulla Elezi, Viktor Pashko, Bujar Shtylla, Nuri Koçiu, Gezim Dyrmishi, Rexhep Kapllani, Polo Guga, Fahri Perona, Gurazi Çela, Mhill Marku.