
= NUK I HARRON KOMANDANTI ====================== ANIJET!=
O komandant Kujtim Caka.
Sot seç u zure ngusht
Pranë anijeve si varre
U bëre sa një grusht.
Sikur shkove në varreza
Anijet per t’i takuar
Për qiri shpirtin ndeze
Zemer thyer duke i perqafuar.
Në bark të tyre u rrite nga dallgët perkundur
Si në djepin e nënës me nina nëna
Në kurset e lirisë lundrove i palëkundur
Dhe kur të dogji dielli a të ndriti hëna.
Ti shikoje anijet
Anijet të shikonin ty
Atyre u rridhnin rrëke ndryshku
Ty dallgë loti nëper sy.
Kur të panë ty sot
Sikur u ngjallën moren jetë
Merre komandant atë timon
Të dalim prap në det.
Eh komandant anijet tuaja
Pasken qenë me shum fat
Edhe pse vdiqen ato ti do jetosh gjatë
Të lanë ty gjallë që t’i takosh prap.
Mhill Marku
Shëngjin: 26.10.2021 20:30
( Sot ish Komandanti i Regjimentit të Katerave Silurues në Bazen Ushtarako Detare Shëngjin
Kujtim Caka ku sherbeu per 18 vite erdhi sot nga Italia pas 25 viteve në mergim të perqafonte anijet e të çmallej me ato të cilave u kushtoi jeten. Mallë detari!)
============================