= Takim brezash në Ish Bazen Detare
=======================Shëngjin!

Sot ka qenë një ditë e veçantë per ish kuadrot oficer,nenoficer e detarë të ish Bazes Ushtarako Detare Shëngjin .
Me nismen e ish Komandantit të Regjimentit të Katerave Silurues në kët Bazë,
Kujtim Caka , ish Shefit të Nderlidhjes
Skender Breshani , dhe ish Komandantit të njërit prej Katerave Silurues të këtij Regjimenti Esat Mustafaraj , nismë që u perqafue me shpejtësi nga të gjithë ish kuadrot oficer e nen/oficer në vite që nga krijimi i tij në vitin e larget 1969 dhe deri në shkrirjen e këtij reparti nga mola e kohes, per t’u takuar,çmallur e kujtuar jeten, shokët, anijet, sakrificat e panumerta të tyre në vite e dekada, strevitje e në pregatitjen luftarako detare. Mallë e nostalgji detaresh per anijet e per njëritjetrin që jeta e sherbimi ndaj Atdheut i bashkoi, miqësoi, vëllazroj i rriti e i bëri burra; të ditur, të pergatitur e të perkushtuar deri në sakrificat sublime në mbrojtje të ujrave teritoriale në Adriatik e Jon nga derdhja e Bunes deri në Sarandë. Perqafime, shterngime duarsh, çmallje per ndarjen prej viteve e dekadave aq sa ndonjërin pas 30 vjetesh nga ndarja tek të cilet mosha kishte lënë gjurmët e pikturuar vehten e saj u desh per ndonjërin dhe të pyetej: “a më njeh”, ” kush jeni ju apo kush jam unë” etj aq sa pastaj perfundonin në perqafimin gjithë mallë per njëritjetrin e s’kishin të ngopur të ndaheshin.

Shokë deti, luftëtarë dallgësh, në det dallgë e suferinë, në lundrimet e shkurta apo të gjata diten a naten, më det me dallgë e tramundanë, me pergjegjsi e risqe per jeten e anijeve dhe të efektivit në vite e në dekada.Erdhen shokët nga Italia ku koha i shperndau në mergim, erdhi dhe nga Franca
Zamir Mati djali i ish Komandantit emermadh të FLD Abdi Mati , sa na u duk sikur kish ardh vetë Komandant Abdiu.Erdh dhe vëllai tjeter i tij ingjinieri i talentuar Ilir Mati, erdhen komandantet e parë Lutfi
Gjika , Robert Bali, Kujtim Caka,Astrit Boci; komisaret
Sadulla Elezi e
Avni Ponari , pothuaj gjithë ish komandantet e Katerave Silurues, ish Kryemekaniku per vite e dekada me radhë Shtjefen Shtjefni, ish kryemotoristet , radistet, etj etj.Aq shumë edhen sa dhe nismëtaret e organizatoret e këtij takimi u surprizuen se per kushtet e kohes që po kalojmë, vështirësitë e pengesat e moshes e të lëvizjes që nga Saranda në Shëngjin,por malli e dashuria per njeri tjetrin , malli t’i shohin edhe njëherë anijet që u falen jeten e rininë e tyre e mundi lodhjen dhe vështirësitë e moshes dhe u gjenden në shoqërinë e njëri tjetrit . Per dy gjëra u trishtuan të gjithë: per ndarjen nga jeta të disa prej shokëve per të cilët u bënë homazhe e u mbajt një minut zi , të cilët janë gjithëmonë në kujtesn tonë e në zemrat tona; dhe gjendja katastrofike e anijeve : dy katra silurues në shkallë, prishur, ndryshkur e shkatrruar, dhe dy anije të tjera aty ngjit në ujë pothuajse të mbytyra e të lëna në mëshirë të kohes ,natyres e qeverisë. U mblodhem s’pari tek anijet , mallë e dhëmbje,mallë detarësh per anijet e tyre, dhëmbje që u dukej në sy e në ballë.

Pastaj një foto e perbashkët, vazhduam me takimin në sallen e bisedave tek Restoranti ” Real” ku takimin e hapi ish komisari i RKS Sadulla Elezi i cili ja dha fjalën per pershendetjen e rastit ish komandantit Kujtim Caka. U lexue me mjaft respekt pershendetja e ish Komandantit të FLD ,
Ndue Jaku e cila u mbyll me duartrokitje nga të pranishmit. Mjaft e permallshme ishte pershendetja e ish Komandantit të parë të këtij reparti Lutfi Gjika çka solli vëmëndje e respekt. Pershendeti Piktori i talentuar Zamir Mati i cili kishte ardh enkas nga Parisi dhe dhuroi disa libra të shkruar prej tij per rrënjët e zhvillimin e detarisë shqiptare e të FLD në dekada, pershendetje e cila u vazhdue dhe nga ingjinieri i talentuar i FLD
Ilir Mati .

Nga Shoqata ” Detaria Shqiptare,” u shperndanë disa çertifikata dhe distiktiva ” Anëtarë i Shoqates “Detaria Shqiptarë” . Pershendetjen e fundit e bëri ish Komandanti per disa vjet i BUD – Shëngjin Robert Bali i cili falënderoj me zemer të kuadrot e detaret e këtij reparti per perkushtimin , patriotizmin e sakrificat e panumërta të secilit në sherbim të Atëdheut.
Mhill Marku recitoi per të pranishmit një poezi të shkruar enkas per kët takim me tirull : ” Nuk i harron komandanti anijet” e cila u mirëprit e u vlersue me duartrokitje.
Prap ish Komandanti i RKS Shëngjin Kujtim Caka inicioi një takim tjeter po në Shëngjin më 2024 me rastin e 50 vjetorit të Krijimit Bazes Ushtarako Detare Shëngjin e cila u mirëprit nga të pranishmit të cilët premtuen se jo vetem do të vijnë prap por dhe shumë më shumë se sot per atë pervjetor të madh.
Pas mbylljes takimit nga ish Komisari i RKS dhe i Budit Shëngjin Sadulla Elezi drekuam s’bashku e per më shumë se duke ngrënë e duke pirë ndonjë gotë vërë a raki pimë e hëngrëm kujtime, mallin e u ekzaltuem me dashurinë , respektin e mirënjohjen per njeri tjetrin.
Të shuash mallin që na kish kaplue në këto vite e dekada nuk mjaftoi vetem ky takim; të çmallemi me njeritjetrin, shokët e shkolles, jetes e shokët e detit, duhen shumë e shumë takime.

Të takohemi, të çmallemi, të kujtojmë e të mos harrohemi se mos’harrimi ka veç një ilaç- takimet e perhershme .
Dhe ne detaret e kemi dashtë dhe e duam shumë njeritjetrin. Është shoqëri e lindur dhe e farkëtuar në dallgët e detit , e regjur me kripen e detit! Ndaj kemi respekt e mallë per njeri tjetrin se është mallë detaresh.
Mirëutakofshim prap e prap o shokët e mi!
Faleminderit e kënaqësi që u takuam dhe u çmallem me njeritjetrin e me katerat silurues, me katerat ,”tigrat ” e detit që i gjetem si të vrara e të pakallura në tokë a në ujë. E kjo gjëndje e këtyre anijeve na trishtoi e na e zvogloj egzaltimin që patem.
Trishtim e mallë detaresh!