=MOS MA PREK O SERB FLAMURIN !=
==============================
Mos ma prek o serb Flamurin
Fluturimin shqipes nuk ia ndal
Se në barut e kthejmë dhe gurin
Burri matet ballë per ballë.
Se çfarë të bëri ai flamur
Dhe flamurit tënd i jepte hije
Mos e zgjo Skenderbenë e Bajram Currë
Diellin e paqes pse do t’a nxije!?
Flamuri është një popull,një komb
Bashkë valviteshin per bukuri
Ti u ngjite kacavar si një korb
Shqiponja ndjell paqen e ti zi.
Në histori shumë na keni ra në qafë
Sa të jetë jeta s’i lani ato mekatet
Flamuret si në kala ndillnin veç paqë
O Nikolla i zi ka ik kohë e kralëvet.
Ka pas thanë dikur Fishta i madh:
“Mos e nguc gjarpërin me krande”
Fike atë shkrepse , zjarrin ndal
“Se e nguc per të zezen tande.”
Ti Nikollë me zjarr , Anaidi me paqe
Takohuni në Beograd a në Tiranë
Kerkoi falje shqiponjes,zbardhe at faqe
Ndryshe historia faqezi ka per të thanë.
Mhill Marku
03.11.2021 19:30