14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Mhill Marku

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
ME SYTË E MENDJES !======
====================
Të dashur lexues!
Me kënaqësi ju njoftojmë se sot doli nga shtypi dhe mori udhen drejt lexuesve të dashur të Poetit të talentuar Isuf Sokoli libri i tij i katert me poezi “Sytë e mendjes”.
Pas librave me poezi :” Rrudhat e planetit”, “Plagët e demokracisë”, ” Kasollja” që nga dita e sotme është në duart e lexuesve libri i tij i katert me poezi ” Sytë e mendjes”.
Në çdo liber Poeti Isuf Sokoli sjell një motiv e mendim të ri, një varg të ri e një risi të re në fushen e mendimit e të letersisë ku gëlon sa melankolik aq dhe vrullshem , sa letrar aq dhe filozofik mendimi e vargëzimi poetik i poetit fjalëëmbël, të këtij poeti tashmë të afirmuar në fushen e letrave, poeti Isuf Sokoli, fjalë ,mendime e poezi që të ngjiten per shpirt që me leximin e parë dhe të ka ënda t’i lexosh e t’i rilexosh. Dhe Planeti ka rrudhat e tij siç i kemi në ballë ne rrudhat tona, dhe sytë e mëndjes shohin shumë e shumë më larg se sytë tanë, thotë.poeti Isuf Sokoli, shohin deri në galaktiken e shpirtrave njerzor e veçanrisht na zbulojnë galaktiken e shpirtit të poetit me një pjellori të vrullshme poetike që me fjalët e bukura, fjalët e ëmbla me mendimet e dlirta, me motivet që të zgjojnë e të ndezin shkëndija e yje të zjarrta mendimesh të reja na grish t’i lexojmë dhe të mos i harrojmë mendimet e vargjet e këtij poeti nga Qyteti i Shëngjinit. E ky poet është i miri, fisniku, shoku e miku i rrallë, i urti, i dashuri, njerzori si hyjnor që ka lindur veç të mendoj mirë e të bëjë mirë e më mirë, familjari i perkushtuar , njeriu puntor si ai që edhe pse vitet e moshes ia kanë zbardh flokët , i kanë kthjellë ballin, por i kanë skuq shpirtin e mendimin poetik , ai vazhdon të gdhënd gurin e të gdhënd e të skalis fjalën e motivet e tija poetike, është poeti i talentuar Isuf Sokoli, biri i Malësisë , i Malit të Rrencit, i Shëngjinit, vëllai ,shoku e miku i të gjithë atyre që e njohin, i gjithë lexuesve që kanë lexuar apo do të lexojnë librat e tij. Poezitë e Isuf Sokolit i ngjajnë melankolisë së valëve të detit, oshtimës së dallgëve të detit , gurgullimes së gurrave të pashterrshme atje në kreshtat e honet e malësisë, e mbi të gjitha poezitë e Isufit janë dallgë shpirti, janë prushi i zemres së tij per Atdheun, vendlindjen, familjen e shoqërinë, jeten e dashurinë.
Isuf Sikoli ka lind në Malin e Rrencit, perkundruall detit, në kët mal me një emer që e mori nga banoret e hershem malësor që e zgjodhen per stanët e bagëtive që ishte aq i bukur per tu parë por që nuk kishte asnjë pikë uji, asnjë gurrë, asnjë burim uji dhe të zhgënjyer e quajten Mali i Rrencit por kohet e fundit ka një lajm të ri, është zbuluar një burim, një gurrë e pashtershme që freskon shpirtin e çdo lexuesi me fjalë të ëmbla, me poezi të bukura si këngë zanash, me melodi shpirti , ku tingllojnë harmonikisht poezitë si dikur këngët majekrahut, tingllojnë si telat e çiftelisë a teli i lahutes të këngëve epike, deri te këngët më të reja të kohes që jetojmë. E kjo gurrë me vargje të kristalta quhet Gurra: “Poeti Isuf Sokoli” që urojmë të jetë gurrë e pashtershme , të gurgullojë gjithëmonë poezi , libra të ri!
Si një mjeshter i rrallë i gurit e murit, si një ndertues i shkolluar profesionist që ka shkelqyer mbrenda dhe jashtë Atdheut ku jeton e punon e krijon në Bolzano të Italisë, tani po shkelqen edhe në krijimtarinë poetike ,letrare ku me dalten e mendjes e të talentit po gdhënd e skalit aq ëmbël fjalen e vargun,poezinë e poemen.
Isuf Sokoli është nderi e krenaria e Malësisë nga ka origjinen, e Malit Rrencit ku lindi, e Shëngjinit ku u rrit e i sherbeu, është nderi e krenaria e familjes e fisit fisnik Sokoli, dhe e gjithë shokëve e shoqeve të punes e të jetes që e kanë njohur dhe do ta njohin.
Ja ky është shkurtimisht : i miri, i urti, i dashuri, i dituri , i perkushtuari , njerzori e hyjnori , poeti Isuf Sokoli!
Libra të reja presim o poeti i shpirtit njerzor Isuf Sokoli!
Suksese pafund!
Kur të lexoni librat e Poetit Isuf Sokoli kam besim se do të më jepni të drejtë per aq pak fjalë që thashë per atë se per Isufin duhet thënë shumë e më shumë se e meriton , dhe kam prap besim se ju do të thoni më shumë se unë e do të më plotsoni shenimin tim!
Lexim të këndshem të dashur lexues të poetit Isuf Sokoli!
Mhill Marku
Shok, mik e bashkëqytetar i Isuf Sokolit.
Shëngjin: 11.11.2021 19:15
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.