14.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Mhill Marku

BURRË DHE GRUA .====

===================

Burri me grua

Si shtiza me flamur

Flamur është gruaja

Shtiza është burrë.

Si shqipja në flamur
Dy krena një zemer
Njëra kokë është burr
Koka tjeter është femer.
Siç kurr nuk ndrijnë
Shtiza pa flamur
Gruaja burrin ndrinë
Burri i shto nur.
Të dy bashkë ndrijnë
Si shqipja në flamur
Gruaja per hijeshinë
Burri per burrërinë.

Mhill Marku

Shëngjin: 23.12.2021 09:52

“”””””””””””””””

= S’është toka jonë jemi ne të tokes .=
=============================
Pasurinë më të madhe që njerzimi ka
Është ajo që të gjithë e quajmë tokë
Çdo njeri këtu e ka gjetë e këtu e la
Kët e ka provuar e gjitha kjo botë.
E vetmja pasuri që nuk shtohet
Ka qenë,është e do të jetë toka
Me aq sa kemi secili të gëzohet
Njerzit , kombet,shtetet e bota.
Per pak më shumë tokë në histori
Njerez e shtete janë zënë luftuar vrarë
Nga që s’kanë gjet vend të lirë me u shtri
Me lek a me luftë tjetrit ia kanë marrë.
Si ai që ka shumë si ai që ka pak
Një ditë të gjithë do kemi barabar
Të gezojmë ç’ka kemi mos behemi merak
S’fundi si pasuri do kemi dy metra
varr.
Sa jemi gjallë themi është toka ime
Por secili t’ia vërë gishtin kokës
Dhe pse kushdo e quan pronen time
Mos harroni :
Se toka s’është prona jonë
Jemi ne pronë e tokes.

Mhill Marku

Shëngjin: 19.12.2021 17:38

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.