14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Mhill Marku

PO NA LËNË NJË NGA NJË SHOKËT !
==============================
Edhe sot një lajmë i trishtë , i trishtë e i dhëmbshem per familjen e Piro Kuçit, i trishtë e i dhëmbshem per ne shokët e Flotes Luftarako Detare ku jeta e deti na njohu, na bashkoi të lundrojmë e t’i sherbejmë Atëdheut bashkë në det e në tokë bashkë me detarin e talentuar të ndjerin Piro Kuçi që fatkeqsisht sot u nda para kohe nga jeta duke lënë në dhëmbje e pikllim të thellë familjen , miqtë ,të afermit e shokët. Piro Kuçin e njoha që në Shkollen Ushtarake “Skenderbej” ,unë në vit të tretë e ai e brezi i tij në vit të parë.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë Një djal simpatik, kaçurels, i shkathet, energjik e impulsiv, i dashur e i komunikueshem me shokët, i disiplinuar e i perkushtuar per të studiuar me pasion per t’u bërë siç u bë një ushtarak e kuader i aftë e i talentuar , që ngjiti shkallët e karieres ushtarake nga detyra në detyrë ,njëra më e lartë se tjetra duke manifestuar dije, kulturë, aftësi drejtuese e komanduese, njohje të thelluar të Artit Ushtarak e veçanrisht Artin Ushtarak Detar të cilit i kushtoi gjithë jeten. Me mbarimin e Akademisë Detarisë në Vlorë e titullimin e tij oficer komandues lundrimi e filloi jeten në det si komandant Kateri Silurues ku që në fillim shkelqeu per shkathtësinë ,zhdervjelltësinë në komandimin luftarak të anijeve luftarake. Piro Kuçi e donte me shpirt detin dhe u dashuru me detin e Artin e lundrimit e të drejtimit të anijeve luftarake në det ,në kushte të vështira të detit e në kushte të vështira të situatave ushtarake të kohes. Piro jetonte me anijet, jetonte me detin. Ai qe një njohes mjaft i suksesshem në çdo situatë e në çdo detyrë që kreu dhe kreu me sukses e aftësi të rralla deri Komandant I Bazave Ushtarako Detare të Shëngjinit e të Durrësit ku la një emer të mirë si komandant e drejtues ushtarak, organizator i persosur. Piro Kuçi ishte çdo ditë i perditsuar me të rejat politiko ushtarake si të vendit ashtu edhe të rajonit e më gjërë. Njihte mirë detin e per më teper njihte në mënyrë perfekte anijet luftarake , aftësitë e tyre tekniko -luftarako-detare dhe arriti rezultate të larta në komandimin e tyre në det diten e naten, me dallgë e stuhi por kurdoherë sfidues ndaj çdo situate. Studionte dhe çdo të re e jetsonte në veprimet luftarake me anijet në det, në lundrime të shkurta e të gjata. Me ato flokët kaçurrela si dallgë deti, me ato syzat që herëpashere i ngrinte sikur t’i kishte si periskop per të parë horizonte të detit e të jetes, i shkathet, i kudogjëndur e i kudondodhur , me një trup e levizje sportive , si një njohes i mirë dhe i efektivit detarë e kuadro që komandonte , Piro Kuçi dallohej per aftësitë e tij komanduese, drejtuese ,komunikuese e operacionale në kryrjen e detyrave. Ishte shumë i lidhur me shokët , detarët ,dhe terrenin , shoqërohej me secilin u merrte mendimin , i pyeste per probleme të ndryshme që dilnin gjatë jetes në tokë e në det , u zgjidhte hallët e problemet e tyre qoftë të punës por dhe të halleve familjare. Respektonte njerzit e punës, njerzit e ditur e të perkushtuar në detyra të ndryeshme e të rendësishme ushtarake. Ishte i prerë Piro Kuçi , ashtu po,jo, më këmbë e në dorë si i thonë. Unë pata fatin të punoj me Piro Kuçin në Bazen Ushtarako Detare të Shëngjinit . Më pelqente prirja e tij organizative dhe komandimi i prerë në kryerjen e detyrave të vartësve të tij, shkathtësia e operacionaliteti në njohjen e gjëndjes e ecjes perpara. Studionte literaturë ushtarako politike të kohes e veçanrisht Artin Ushtarak Detarë. Per Piro Kuçin mund të flasim e të shkruajmë shumë se dekadat e punës e të jetes tijë në det e kishin brumosur me dije e esperiencë bashkëkohore por unë do të permend në kët perkujtesë per Piron një rast të veçantë ku spikaten më shumë se kudo të gjitha aftësitë e tijë politike, ushtarake, komanduese, si një organizator e drejtues i rrallë, e ky rast është kontributi i veçantë i Piro Kuçit në mbrojtjen e Bazes Detare të Shëngjinit gjatë eksodit masiv të Marsit të vitit 1991, kur dhe ku Piro Kuçi u pershfaq me gjithë dijet e aftësitë e tij politiko ushtarake si në ruajtjen e Bazes Ushtarako Detare nga shkatrrimi dhe ruajtjen e anijeve nga mosmarrja e tyre per t’u larguar nga vendi i mijra njerzve nga të gjitha krahinat e vëndit e veçanrisht nga rrethet e Veriut që kishin rrethuar Bazen e Anijet të gatshem per ti marrë anijet e larguar . Por Piro Kuçi vetë i pari dhe pas tij gjithë efektivi i BUD u vumë në gadishmëri. Piro sa mundohej të komunikonte e të sqaronte popullin që të mos afroheshin se ne kemi bërë betimin ushtarak e do t’i ruajmë qoftë dhe me jeten tonë Bazen e Anijet ndaj mos u afroni e gjeni rrugë të tjera. Dhe vetë i pari me automatik u vu ditë natë në krye të mbrojtjes Bazes nga njerzit e irrituar nga gjëndja ekonomike e që kerkonin veç të iknin në çdo formë , me çdo mënyrë e me çdo objekt. Dhe zgjuarsia e Piros ishte se si ai vetë por dhe gjithë efektivi i BUD- it u armatosen jo me fishekë luftarak por me fishekë manovre, jo luftarak gjë që solli te mijra njerzit një bindje se me këta nuk bëhet asgjë dhe u larguen. Dhe u shmang me sukses një gjakderdhje e mundshme ku meriten kryesore në shmangjen e kësaj gjakderdhjeje e ka ai burrë, Piro Kuçi. Kështu ai dhe ne ditë e natë deri sa u qetsue situata.
Jo vetem në BUDin Shëngjin por edhe në Durres e Sarandë kudo ku sherbeu Piro Kuçi u dallue per aftësitë e tij, per integritetin e tij, u dallue per perkushtimin atëdhetar , per njohjen e aplikimin në veprimtarinë e lundrimeve e detyrave në det të Artit Ushtarak Detarë .
Piro Kuçi ishte jo vetem një ushtarak i aftë, komandant me aftësi të rralla komanduese, organizative e drjtuese në detyrat e larta që kreu gjatë jetes tij por Piro Kuçi ishte mbi të gjitha një shok e mik besnik, një familjar i perkushtuar ,një njeri i mirë!
Na trishtoi dhe na piklloi ndarja juaj para kohe o Piro Kuçi duke lënë në pikllim familjen tuaj të dashur por dhe ne shokëve tuaj të detit .
Ngushllime familjes ,të afermëve, miqve të tij të shumtë!
Pushofsh në paqe!
Të qoftë dheu i lehtë!
Lamtumirë Piro Kuçi
Mhill Marku
Bashkëkohes e bashkë efektiv në Bazen Ushtarako detare Shëngjin.
Marrin pjesë në ngushllime:
Skender Doçi, Ndue Jaku, Tasim Meçe, Avni Ponari, Robert Bali, Sadulla Elezi, Viktor Pashko, Bujar Bardhi, Kujtim Caka, Nuri Koçiaj, Selim Hoxha, Ylli Pashollari, Robert Pergjika, Perparim Kotobelli,Shtjefen Shtjefni, Jak Boçi, Mhill Marku.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.