22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Mhill Marku

====== DASMA ME FLAMUR !=====
Në malësi behej dasem
Malet sup më sup si valltarë
Nusja me vello të bardhë si zanë
Dhëndri me flamurin e kuq kombëtar!
Jehonte dasma si një piskamë
Dasmoret shpirtgezuar gjithë nur
Dhendri puthi nusen në buzë e ballë
Nusja puthi shqipen në flamur !
Sa i lashtë e i sotem ky zakon
Dhe dasmat me të luftes flamur
Dhe pushka si krushqit këndon
Do lind një luftëtare apo burrë !
Dasma dhe lufta si motra janë
Njera me trima,tjetra me valltarë
Të dyja një mision të shenjtë kanë
Lufta lind dasma, dasma lind ushtarë!
Dhëndri si shtiza me flamurë
Nusja me vello si flamur i bardhë
Neser në luftë nusja bëhet burrë
Si shqiponja me dy kokë të dy luftëtarë!
Mhill Marku
31.10.2020 15:20
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.