14.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Mhill Marku

=NJERIU I MIRË ,PUNA E MIRË DHE E NDERSHME MBETET KUJTIM I MIRË I BREZAVE DHE DEKADAVE.
====≈=========≈===≈========≈==
Njerzit e mirë, duarartet , puna e tyre e mirë dhe e ndershme i mbetet një kujtim i bukur historisë.Mbeten një kujtim i bukur që sa herë t’i kujtosh të emocionojnë e të duket sikur i ngjall.
Mbeten si lapidarë të jetes .
E të tillë njerez që kanë e kanë lënë një emer të rrallë ,të nderuar ka plot në shoqërinë tonë, në fusha e zanate të ndryshme në gjithë fushat e jetes.
Shpesh themi e dëgjojmë fjalë e shprehje të tilla si: “siç ka thënë filani”, ” burrë a grua si filani a filanja nuk ban më nëna” , ” atë punë veç duart e mëndja e filanit e s’ka mund ta ket bërë” , e kështu pafund fjalë, shprehje e emra që tashmë i perkasin historisë , dhe të perditshmes ,per burrëri, luftë, heroizem ,punë ,zgjuarsi , që kanë bërë e kanë lënë vepra, kanë mbet në kujtesen e njerzve siç mbeten e janë lapidarët si simbol i pavdeksisë.
Jemi mësuar të permendim njerez të veçantë e veçanrisht kuadro të lartë që i kanë bërë nderë vehtes e shoqërisë per zgjuarsinë, burrërinë,trimërinë e ndershmërinë e tyre por virtytet e mësiperme janë pjesë edhe e njerzve e punëtorëve të thjeshtë , zanatçive që nuk u qanë puna e bërë, ustallarëve që puna e tyre u reziston viteve e dekadave, i reziston e kujtohet pafundsisht në jetë e në histori. Njerez të tillë u mbeten një kujtim i bukur e i nderuar i njerzëve që i kanë njohur e kanë punuar me ata.
Që të jem më konkret po ju tregoi dy a tre episode që më kanë bërë të ndjehem i emocionuar e krenar.
E kam fjalen per babain tim të dashur që edhe pse ka 28 vjet i ndarë nga jeta e kujtojmë ne fëmijët e tij me dhëmbje e shumë dashuri por e kujtojnë dhe gjithëkush e ka njohur apo ka punuar në shtëpinë e tij. Babai im ka qenë një usta duarartë , një mjeshter i mbaruar i gurit dhe i drurit. Janë dhe sot e kësaj dite e do ti jetojnë historisë me qindra shtëpi anë e kënd Zadrimes, Mirdites e fshatrave të Pukes që janë punë e vepra të duarëve të babait tim. Sa herë shoh ndonjë shtëpi fshatrave nga shkoj që i kulmojnë në lartësi majat e oxhakëve e nxjerrin tym e i lartësohen qiellit si antena drejt Parajses ku tashmë pushon babai im ndalem ,i shikoj mirë e mirë me mallë e nostalgji e më duket se aq të bukur e të lartë i ka bërë babai im që ti ket si mjet komunikimi, a si antenë me token kur të mos jetë më siç nuk është tani. Ndalem si i habitur ,i shikoj ato oxhak e sikur shoh babain tim atje majë kulmeve të kullave të larta , sikur bisedoj me atin tim e çmallem, më kaplon sa një gezim se shoh veprat e tij aq dhe një dhëmbje që nuk e kam më ta perqafoj e të çmallem me atë. Kur isha fëmijë dhe e shihja babain atje mbi çatinë e lartë e pingul pjerrsia me token te një kullë e vjeter atje në fshatin tim Krajen mrekullohesha, dridhesha e friksohesha se mos rreshqet e do mbetesha pa baba. Por ai e njihte në perfeksion zanatin e mjeshtrinë e tij. Ndaj ishte shumë i kerkuar dhe e prisnin deri një vit a më shumë që të mbaronte punen që kishte në dorë e ti fillonte shtëpinë tjetrit se thonin : ” veç me duart e Ndue Koles dhe me askënd tjeter du me e ba shtëpinë e re. “
Dhe sot e kësaj dite takoj njerez ku ka punuar babai im dhe në respekt të tij më respektojnë edhe mue dhe gjithë vëllezrit e familjen time.
Tek pyetemi kur takohemi rastësisht me dike dhe që as e njoh e s’më njeh dhe sa e merr vesh se jam djali i Ndue Koles ma jep dhe njëherë tjeter doren ,më perqafon e më thotë një lumë me fjalë superlative në kujtim e respekt të babait tim e ustait të tij.
Kam qenë Skenderbegas me një shokun tim( të ndjerë ) nga fshati Spiten i Lezhes. Mhill Pali e ka pas emrin. Mhill per Mhill e të dy Lezhjanë u bëmë shokë të mirë e të shtrenjtë. Na rastis të jemi bashkë në një ekip të Drejtorisë Politike të Ushtrisë unë nga Brigada e Nendetseve e ai nga Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë të benim kontroll per punen politike ,edukative në disa reparte ushtarake. U kënaqem me njeri tjetrin dhe 4 shokë të tjerë të ekipit. Do ta mbyllnim kintrollin në Bazen Detare të Shëngjinit. Kater të tjeret ishin jabangji. Kur erdhi mbrëmja unë u kerkova të më lejonin që të shkoja te prindrit e mi se kisha 6 muaj pa i pa. Edhe mue tha Mhill Pali do më falni të shkoj e të rri me nanen se para dy javesh më ka vdek baba e janë merzit shumë.E ngushlluem.
Nderhyri njeri nga shokët: ” po pse ne jabangjive vetem do na lini ju dy lezhjanet??!!!” Jo ,u thashë unë, do rri unë e të shkoi Mhill Pali. Kështu u bë. Të nesermen u nisem heret per Tiranë. Ndalem në Spiten, pyetem se ku e ka shtëpinë dhe na treguen . Gjetem nanen e tij një grue fisnike e burrneshë, një mirditore e fisme nga Proseku i Mirdites . Tek rrufitnim kafenë e dhëmbjes unë që ndejta afer nanes shokut tim e pyes siç pyesim ne mirditoret: ” ku je bijë oj nanë” ,nga Proseku,më tha. Po ti or birë nga je. Nga Oroshi jam por kemi ra në Zadrimë ,në Krajen.
“Po i kujt je në Krajen , i Gjetes a i Ndojt?. I Ndojt – i them. Si more më tha : ” po a e din or bir se ket shtëpi e ka ba krejt babai juaj” .
Po si e ka pas emrin i zoti shtëpisë?
Pjeter Deda – më tha.
U mrekullova e më kaploi emocion u mbulova me djersë. Unë e kisha njohtë atë burr fisnik që sa herë kishte ardh me një kal të bardhë me dy thasë miser të bardhë në ato vite të zisë bukes e ne fëmijët gezonim si askush tjeter se na pru buken. Babai punonte e në vend të lekëve na binte miser. U perqafuem edhe një herë me shokun tim që është ndarë nga jeta Mhill Palin që nuk e harroj kurr.
Në ato vite të largëta shkoj në një dasem në Ungrej të Kashnjetit malor. Ishte dimer,borë e akull. Njihja Sekretarin e Byrosë Partisë Kooperatives Ndue Gjin Frrokun,të vëllain Pal Gjin Frrokun që ishin kushri e me shtëpi afer me të zotin e Dasmes, të paharruarin Ndue Marka Lleshi. Ndue Gjini ishte dhe është një burrë babaxhan, që i shkelqente ajo buzqeshja tek komunikonte, si një trendafil i lindur në buzë me ato fjalë të ëmbla dashamirëse . Ishte e është xhaxhai i doktorit emermadh Dr. Tonin Frroku që ahere ishte i vogel. Erdhi koha per të fjetur . Vjen Ndue Gjini e më thotë: “per të fjet do vish te shëpia ime, e ke dhomen gati. E falënderova dhe shkuam . Sa hyra në dhomen e Pritjes më ra në sy Rrasa e oxhakut ,një rrasë e madhe ku ishte gdhënd mjeshtrisht një shqiponjë Më mrekulloi ajo skulpturë. Më mbenë sytë te ajo mrekulli. E pyes Nduen se kush skulptor ta ka gdhend? U qesh me atë qeshjen e tij që kur qeshte i qeshte shpirt e shtat e zemer dhe më tha: “Duart e mendja e babes tand e ka gdhend” . U mrekullova e mbeta si i ngrirë para asaj vepre ,mund ta quaj , që nuk më besohej se e ka bërë im at.
Kur u transferova nga Pashalimani në Shëngjin ishte Dhjetor, muaji i pyllzimeve e luftes kunder erozionit. Një të diele marr dy makina Zisa më marinar dhe kuadro dhe shkojmë në aksion në Grykë Zezë të Lezhes. Aty gjetem ish Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Lezhes atë ditë si Kryetar i Frontit Demokratik të Lezhes të ndjerin Shaqir Dibra aq i njohur në Rrethin e Lezhes. Shoqërohej me Sekretarin e Komitetit të rinisë Lezhes , shokun tim e ish marinarin shembullor , në PSV e Pashalimanit Marash Ndoken.
Tek filluem punen më therret Marashi.
– O shoku Mhill! Të kerkon shoku Shaqir. U çudita se pse po më kerkonte, mbase i rash në sy nga pamja dhe organizimi i punes.
– Kush ësht ai oficeri – e kish pyet Marashin.
– Është nga Krajni – i kish thënë.
– Prej Krajni- ma thirr një herë e ta pyes se i kujt është në Krajen. Shaqir Dibra e njihte Lezhen fshat më fshat e shtëpi më shtëpi.
– Shkova, e nderova ushtarakisht.
– Nga je more djal?
-Nga Krajni jam shoku Shaqir.
-I kujt je në Krajen?
– Po ku e njihni ju babanë tim o shoku Shaqir? – fola nxituar e pa menduar mirë.
– Ti mor djal më thuaj se i kujt je e mandej të them unë se a e njoh a jo.
– Jam djali i Ndue Koles .
– Si more ,je djali i ati ustait e më thue se a e njoh. Unë kam hanger bukë në shtëpinë tuaj dhe unë me doren time i kam lëshue 100 herë lejen me punue si privat, si usta e mjeshter babait tuaj.
Më zuri ngusht.
– Më fal shoku Shaqir! i thashë , me kokë ulur dhe e nderova ushtarakisht.
Më dha dorën , atë dorë të ngrohtë dhe më perqafoj .
Kur shkoj një ditë per të marr naftë aty te Rrotonda e Ishull Lezhes më vjen një punonjës i pompes dhe me buzagaz e me një buzëqeshje dashamirse sikur të njiheshim prej kohesh më thotë: ” Ju nuk më njihni por unë u njoh. Ju jeni djali i Ndue Koles nga Krajni e unë kam punue me baben tuaj e ruaj respekt të veçantë. Jam Rrok Preka nga Kotrri i Lezhes e babai juaj ka punuar shumë kohë te shtëpia ime “
E falënderova me shpirt. Sikur ma ngjalli babain. I kerkova falje që nuk e kisha njohur më parë.
Para tre ditesh u ndodha në një servis telefonash , te mjeshter Beni .Vjen një burr i vjeter . Na pershendeti të dyve. Kish ardhur nga Amerika. Në muhabet e siper tek priste radhen u pyetem .
-Nga jeni – i them.
– Nga Kotrri- më thotë. Po ju- vazhdoi.
Qenkemi aty afer – i thashë : ti prej Kotrri e unë prej Krajni, jam nga Oroshi i Mirdites me origjinë por kemi ra në Zadrimë ,në Krajen.
Sa i thashë se nga jam qeshi. A njeh njeri në Krajen? -e pyeta
– Kam njohur një burrë e usta të nderuem, Ndue Kola e ka pas emrin.
– Po ku e si e ke njohur Ndue Kolen ?
– Në vitet 50 ka punue te kulla eme në Koterr, ai më ka bërë dyer, dritare, çardak e tavan dhe dy oxhakë të kulles që janë dhe sot e kësaj dite.
– Jam i biri – i thashë dhe u gezuem të dy si miq të vjeter.
– Edhe sot s’ka lujt asgjë si atë ditë që i ka ba me dru vidhi. I lumshin duart e pushoftë në paqe – më tha .
Per familjen tonë ai burrë e usta është i paharruar edhe pse kanë kaluar mbi 7 dekada.
– Po si e ka pas emrin babai juaj – e pyeta.
– Zek Toma- kulla e Zek Tomes në Koterr e unë i biri jam Zef Toma.
Mu kujtue Rrok Preka ai punonjsi i karburantit. Ishin si vlllezer.
U gezova e umrekullova. Ngado që shkoj gjëj gjurmet e babait tim. E më duket sikur ai është prap gjallë . Se puna e mirë e kujtimi i mirë të ngjallë e sfidon vitet e dekadat. Më dukët se eci viteve e gjatë jetes me babain tim të dashur . Në çdo fshat e në çdo shtëpi takoj ndonjë relike e kujtim të tim eti dhe shpesh më shkon mëndja: a do të mund të lëmë ne fëmijet e tijë një emer si babai ynë?!!
Shkrimin e shoqrova dhe me një foto ku është dera e jashtme e shtëpisë time të vjeter ndertuar me halle se ishim 11 fëmijë,tashmë si muze, ku duken guret e gdhendur me aq mjeshtri artistike e finesë dhe ku ndrit dhe djali i vogel i tij e vëllai im, Tonin Marku , Gjeneral Brigade. Ai kryqi ka qenë shumë i bukur, por e ka plagosur lufta kunder fesë që babai e pat mbuluar e kur më 1990 ,pas 23 vjetve u lejue feja babai duke i heq llaçin që e pat mbuluar e nga mosha që i dridheshin duart e ka ciflosur, ” është plagos në luftë – i thoja unë. Sa herë më del para syve ajo shqiponja në rrasë të oxhakut, e ato gurët e gdhendur e të lulzuar me duart e tij te dera e qemeri i shtëpisë tonë që sa herë hyjmë në atë derë ulim koken e prekim e ledhatojmë me dorë ato gurë të latuar e sikur na pret te ky prag babai ynë i dashur siç na priste dikur, sikur prekim duart e tij.
Edhe njerzit e thjeshtë, punëtorët ,ustallaret e mirë me punen ,djersen e njerzillëkun e tyre mbeten e kujtohen si gurë kilometrik të jetes e historisë.
Sa do të doja tu lija fëmijve të mi një emer të mirë siç më la babai mue e vëllezerve e motrave të mija, nipave e mbesave!
Mhill Marku
Lezhë: 09.12.2022 20:07
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.