7.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Mhill Marku

VOLEJBOLLISTI AGRON PANARITI QË U BË NJË DOKTOR I DËGJUAR.
=≈============================
Në vitin 1963 në Shkollen Ushtarake “Skenderbej” u krijue per herë të parë një Kompani me 300 skenderbegas që do të vazhdonin studimet në specialitete të ndryshme e që do të ishin kontigjent i Ushtrisë. Kjo Kompani quhej Kompania e Jashtëme ( Jashtë Shkolles “Skenderbej”) dhe kishte specialitete të ndryshme, pothuaj nga të gjitha deget e ekonomisë si: Politeknikumi 7 Nëntori ( Harri Fullc) në deget makanike, elektrike,nderlidhje,: në Qytetin e Nxënësve : në deget ekonomi, mercelogji, kulturë, ndertim, si edhe në Politeknikumin Mjeksor per mjeksi.Fjetje, ushqimin, studimin e pushimin e bënim në Shkollen “Skenderbej” e çdo mëngjes shkonim ca me rrjesht e ca me autobuza neper shkollat e deget perkatse dhe pas mesimit ktheheshim po kështu në Shkollën “Skenderbej”.
Ishin të gjithë të zgjedhur . Njëri nga ata kam qenë edhe unë, artikull shkruesi dhe isha dhe kujdestar i kësaj kompanie. Mes gjithë këtyre shokëve ishte dhe një djal i ri ,i imtë nga fytyra ,i gjatë e muskuloz, i dashur me të gjithë ,i disiplinuar si ai, me një trup sportisti e sportist që menjëherë ra në sy e terhoqi vëmendjen e të gjithë Kompanisë por dhe të Klubit Partizani ,sportistet e të cilit klub në atë kohë jetonin e sterviteshin edhe në ambjentet e shumta sportive ,e moderne per kohen aty në shkollë. E ky ishte skenderbegasi i deges mjeksisë Agron Panariti ( Merkaj) i cili që në fillim u rreshtue me ekipin e volejbollit të Partizanit dhe që në fillim shkelqeu per talentin e tij në ket sport. E ndiqnim e gezoheshim per lojen e shokut tonë të mirë. Nuk i dëgjohej zëri as në rresht, as në mesime e as në lojë. Të gjithë e donim dhe na donte. Por në dallim nga ndonjë sportist tjeter që dallohej në sport por jo aq sa në sport në mesime Agroni ishte ndryshe: i mirë e i talentuar në sport dhe nxenes e student i shkelqyer në mesime.Gjithëmonë i rregullt e i disiplinuar, veç atë uniformen ushtarake jo se nuk e mbante mirë por ia kish më shumë qejfi atë uniformen sportive që e mbante aty afer në çanten e sportit bashkë me çanten e librave. I zhdervjelltë edhe në pregatitjen fizike ku ushtrohej në veglat sportive. Ai kish lind per sportist, volejbollist, kish lind per mjek dhe jo aq per ushtarak. Pat kriju edhe skuadren e volejbollit të Shkolles “Skenderbej” që zhvillonin ndeshje me ekipet e tjera të shkollave e ndermarrjeve në Tiranë. Por ai kish talent per gjithëçka, per muzikë si fizarmoniçist apo kitarist, si mekanik, vetë e riparonte motorin e paisjet e spitalit të Bazes Detare Shëngjin , i kishte në çantë edhe stetoskopin dhe veglat e pajisjet mekanike. Me sport është marrë deri vonë por me një sport të veçantë ,atë të gjuetisë peshkut nen det me pushkë të nenujshme. I veshur me kostum pollumbari ,maskë per të parë e pushkë peshku në dorë e me lopata në këmbë ai zhytej në ditë e kohë të mirë dhe të keqe, në pozicione të vështira dhe zinte, po, po nuk dilte kurr pa peshk dhe i rreshtonte njeri pas tjetrit. I ecte edhe gjuetia.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Dhe ashtu gjithë jeta e tij ahere e sot e kësaj dite. Pasi mbaroi me rezultate të larta per ndihmesmjek vazhdoi Fakultetin e Mjeksisë dhe doli Mjek në sherbim të Ushtrisë, mjek ushtarak. Është karakteristike dhe veçanti e Doktor Agronit se ai kurr nuk e nenvlersoj të studiuarit per mjek nga stervitja per volejbollin. Edhe pse marrja me sport ahere i krijonin disa favore, veçanrisht dalja nga shkolla e shkuarja dhe në ndeshjet a stervitjet por edhe në daljet neper Tiranë apo shkuarja në familjen e tij se tiranas ishte, asnjëherë nuk e la të dytë studimin per atë degë aq të kerkuar e të lakmuar në atë kohë atë të mjeksisë. Kthehej nga stervitja apo ndeshjet dhe në qytete të largëta neper Shqipëri dhe ngulej deri në oret e vona të nates apo oret e para të mëngjesit të mesonte mesimet se pedagogët i kerkonin dijet e pak interesoheshin per ecurinë e rritjen e tij sportive. Po dhe vetë sportisti Agron Panariti që ahere e pat menduar mirë: ndersa sporti që të luash ka një moshë të qenët mjek është per gjithë jeten. Mori pjesë per shumë vite në volejboll, mbrenda dhe jashtë Atdheut por erdhi dita të vishte bluzen e mjekut e në vend të topit të volejbollit që aq mjeshtrisht e perdorte në çdo pozicion të lojes ai mori stetoskopin e doktorit që aq mjeshtrisht e dije e perdori dhe po e perdor dhe sot e kësaj dite në sherbim të shendetit të popullit edhe pse është mbi 70 vjeç e ka sfidue moshen e duket si mesoburr. I kudoditur, i kudo gjëndur, aq i ditur sa të gjithë thonim e themi të shkoj e të vizitohem te Dr. Agroni. Një jetë të tërë studio e apliko, vizito ,percakto saktë e shëro. I kudokerkuar e ngakushdo i kerkuar dhe jo vetem nga sportistet që pësonin e pësojnë lendime që ishte e është mjeshter i kësaj fushe por në çdo fushë. Dija,mendja e dora e tij din veç të shëroi e të zgjas jeten e të tjerëve, duke fituar respektin,simpatinë e mirënjohjen nga të gjithë atyre që paten e kanë nevojen e Dr. Agronit.
U ndava shpejt me Agronin : unë në Pashaliman në Nendetse e Dr. Agroni në Bazen Ushtarako Detare në Shëngjin. Më kish marrë malli per kët shok të mirë që të falte shoqëri,miqësi e kujdes human e vëllazror si askush. Kur u transferova në Bazen Detare të Shëngjinit e gjeta Shef Shëndetsie të Bazes por që emri e bëma e tij kishte marr emer në Shëngjin ,në Lezhë dhe më larg. Sa u çmalla dhe u gezova per ecurinë e tij në fushen e mjeksisë që ishte aq i kerkuar por dhe i papertuar diten e naten, në det e në tokë, i perkushtuar si ai. Dhe emri i mirë nuk të vjen kot. Arritjet ia kishin lartësuar e memorizuar gjithëandej emrin e tij si mjek,si human, si shok e mik, si njëri ,si familjar. Kishte bashkëshorten e tij mjeke në Shengjin ,edhe ajo shumë e mirë dhe e perkushtuar por njerzit ishin mësuar me Dr. Agronin dhe do ta kerkonin ti vizitonte ai. S’ka gjë më të lartë se besimi te një njëri, aq më teper te një mjek, që të shëron e të shpëton jeten . Dhe Dr. Agroni e kish fituar dhe e ka fituar kët besim tek të gjithë dhe i janë të gjithë mirënjohes. Të shkruash e të flasesh per Dr. Agron Panaritin nuk mjafton ky shkrim e as dhjetra shkrime të tjera ,unë veç sa mora në dorë e leter stetoskopin e mirënjohjes per shokun tim, doktorin që tek familja ime dhe unë ka bërë mrekulli. Dhe shkurt po ju tregoj dy raste dhe vlersojeni dhe ju veç meje:
1. Më 1992 u sëmurë rëndë babai im në moshen 80 vjeçare. Gjithë jeten as aspirinë nuk kish pirë. Me gjithë perpjekjet e mjekëve të Lezhes gjendja e tij çdo ditë e perkeqsohej. U zverdh, u dobsue gjithë ai burrë, nuk kalonte pertej fytit as një lugë kafe me lëng komposte pjeshke. Ne fëmijet e tij në këmbë por të pafuqishem per ç’na thonin mjeket e Lezhes. Na e nxoren nga spitali duke na thënë:
“Më mirë merreni në shtëpi, nuk kemi se çfarë ti bëjmë. Edhe 10÷20 ditë jetë ka… ” Nuk na zinte vëndi vënd. Nga të shkojmë e ça të bëjmë. 8 djem e me detyra të ndryshme s’kishim ça ti bënim babait tonë të dashur, t’ia zgjatnim sadopak jeten ne fëmijët e tijë. Dr.Agroni kish ik nga Shëngjini në Spitalin Ushtarak dhe ishte emruar Shef i Infektivit në atë spital. Nuk e dija. Babai vuante nga Ixter mekanik, bllokue tëmthi e sa s’po i plaste. U mjeruem të gjithë para gjëndjes babait. Blemë kostumin, këpucet, bezen e kuqe e çdo gjë per diten më të zezë. Nuk i çuam në fshat por i mbajtem fshehur te njeri vëlla që banonte në Lezhë. Çdë gjë na dukej e mbaruar. Ditet po shkurtoheshin njera pas tjetres. Nuk i treguam as nënës. Kishin mbet sipas mjekëve edhe 12 ditë. Të gjithë në alarm . Me sy e duar nga qielli. Por doli fati e erdhi mrekullia. Qëlloi e shtunë. Në qender të Shëngjinit ashtu i perhumbur siç isha më therret një zë:
“Po ku je o Mhill Marku”. Kthej sytë e shikoj Komandantin e Flotes shëngjinasin Ndue Jaku bashkë me Dr. Agronin . U gëzova që i pashë dhe shkova t’i takoj. Mënjëherë e panë zymtinë time dhe më pyeti Komandant Ndueja se ç’kam se nuk dukesh mirë më tha.
Kam babanë shumë sëmurë, i ka ditet e numruara u thashë. U pezmatuen edhe ata. “Po nga se vuen “- më pyeten të dy. Më qëlloi diagnoza në xhep dhe ia jap Dr. Agronit. E pa dhe si me indiferencë ma ktheu.
” Pse ja ktheve ashtu?! Është babai i Mhillit !!!!” I tha komandant Ndueja.
” Ia ktheva vetë ashtu se aty na ka Mhilli dhe nuk më ka thënë gjë”- tha Dr. Agroni.
– Pse a mund të bëhet gjë o Doktor ?! – e pyes unë me një rreze shprese se mund të bëhet diçka por dhe me ndjenjen e fajit që s’kisha shku te shoku im Dr.Agroni por mjeket e Lezhes na e kishin pre shkurt e na kishin pre çdo shpresë.
– Bëhet, bëhet Mhill, ne djal të ri nuk mund ta bejmë por jeten ia zgjasim mbi gjashtë muaj.
– Po ça të bëjmë o Dr.?!
– Të hënen në mëngjes silleni në Spitalin Ushtarak e do merrem unë me atë. Veç dua të shkoj ta vizitoj nëse e pranon operacionin. .
– Është në fshat babai – i thashë dhe po vrisja mëndjen se ku të gjenim makinë per Doktorin. Ishte viti 1992.
-Nuk dua makinë, shkoj me motor, një motor xhunglash si një karkalec gjigand. Dhe pa një pa dy ndezi motorin dhe u nis bashkë me vëllain tim Bardhokun.
E vizitoi babain dhe edhe pse ishte aq i rënduar parametrat jetsor i kishte aq sa ta pranonte operacionin. Ia kish gjet çdo shqetsim si askush doktor tjeter. Ishte gezuar shumë babai, siç më tregoi të nesermen kur e takova.
– Mbrëmë më keni pru doktor, ai ishte doktor per mue, mi ka gjet të gjitha gjërat njënganjë. Sikur më shëndoshi- më tha me një rreze shprese e rreze jete babai. I kish mbajt me zor dhe per darkë. ” Nuk luen vendit pa hanger darkë me ça të kemi ” – o doktor dhe e kish kap per dore që të mos i ikte.
Iu duk si mrekullibëres Dr.Agroni.
Nga ora 1:30 pas mesnate më thërrasin dhe më thonë se babai e pranon operacionin ndaj të hënen në mengjes ta sillni në Tiranë. U shtrue në spital. Dr. Agroni iu perkushtue me gjithë shpirt. Thirri Kirurgun e mirnjohur Dr.Ismail Feta që kish ndodhur në Greqi . Nga e hëna në të shtunë nga dy tre seruma në ditë. Të shtunën nga ora 10:00 filloi operacioni. Ne të gjithë te dera pa zë e pa fjalë veç me lutje nën zë per jeten e babait tonë. Pas tre orëve doli Dr. Agroni dhe na tha: ” çdo gjë me sukses” dhe më perqafoj mue , Bardhokun e Toninin që na njihte. Një gezim i papershkruar tek të gjithë ne që filluem të gezojmë e të perqafojmë njeri tjetrin. Ishte data 27 Korrik 1992. Me datë 7 Gusht e nxorem nga Spitali. Me 10 Gusht kishte ditëlindjen, 80 vjetorin e lindjes. Po me 10 Gusht kishin ditëlindjen edhe nëna e vëllau Bardhoku po i harruem këta të dy se çdo gjë ia perkushtuem babait . Si dhuratë per ditëlindje i sollem kostumin e këpucet që i kishim ble per arkëmortin e tij.
– Ti gezosh o babë, shyqyr që shpëtove dhe vishi e mbathi e mos i ruaj.
– Falëminderit fëmijët e mi, jeni shpenzuar por mi lini aty se do më duhen më vonë.
Gezim i madh per ne. Iu zgjat jeta babait ose më saktë Dr.Agroni i zgjati jeten babait tonë. Dhe sa iu zgjat jeta do thoni e do të doni të dini ju:
Plot 2 vjetë ,ditë e më ditë, 27 Korrik 1892 deri me 27 Korrik 1994.
Një mrekulli e vertetë.
2. Dhe një rast tjeter . Kësaj radhe me mue.
Ishte maj 1988. Nuk ndjehesha mirë. Nuk kisha pikë fuqie. Mezi ecja, mezi ngjisja shkallët e anijes apo të zyres. Çdi ditë e më keq. Shpesh merrja si fshehtas ndonjerin nga shokët kur lëvizja dhe mbahesha per krahun e tij duke bërë muhabet që të mos e kuptonte gjëndjen time. Hë se po kalon e hiç veç shtohej. E marr në telefon Dr.Agronin e i them se kam nevojë të më vizitoni.
– Erdha – më tha. Dhe më vizitoi në anijen Kateri i Rades që e perdornim shpesh dhe si zyrë dhe si veturë në det. Pasi më vizitoi mirë e mirë mblodhi stetoskopin e futi në çantë . Unë me frikë se sa gjilpera do më shënonte në recetë se i kishja shumë frikë. Mbylli çanten . Unë gjithë ankth duke prit se ça do më thotë….
– Ke humbje Kaliumi nga djersitja e tepert. Do gjesh kumbulla të zeza tropojane, ti ziesh, me pak sheqer, ti bësh komposto, ti pishë dhe per dy ditë di tl kalojë.
U çudita e u mrekullova. Në vënd të gjilperave më dha e do me më shëndosh me komposto.???!!
-Po ku ka tani kumbulla të thata o Doktor Agroni? Tani është Maj?!
-Po nuk gjete ha një kavanoz komoosto kumbulle të zezë që ka në dyqan.Sa u çudita aq u gezova që s’më dha gjilpera.
Per dy ditë nuk e ndjeva më.
E takoj dhe i them :
– Je i vetmi doktor në botë që në vend të gjilperave ti të shëron me komposto. Dhe u perqafuem . Qeshem si dy shokë të vjeter.
Edhe pse kanë kaluar 30 apo 34 vjet nga këto dy raste unë e kam gjithënjë në mëndje e në shpirt Dr.Agronin. Dhe mirënjohje pafund per mrekullitë e tijë. Se mos vetem kaq, dhe se mos mirënjohje vetem nga unë e nga familja ime: Mirënjohje nga të gjithë , të njohur apo veç i kanë dëgjuar zërin apo bëmat e tij.
Dr. Agron Panariti ka sfiduar moshen, duket si një mesoburr, me bluzen e bardhë e me stetoskop krahaqafë me Spitalin Lëvizes “Sigal” që viziton, sheron e zgjat jetë !
Të shprehesh mirënjohjen nuk është kurr vonë. Jo se nuk ia kam shprehur sa herë e takoj por me që mi zgjati jeten babait që kët vit bëhen plot 30 vjet desha dhe njëherë ti them publikisht:
Mirënjohje pafund Doktor Agron Panariti!
Qofsh jetëgjatë në sherbim të shendetit të popullit!
Mhill Marku
Shëngjin: 25.12.2022 19:25
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.