NJERZIT E MIRË SI ISUF SOKOLI
KANË NJË TË KEQE: JANË TË RRALLË
=========≈==≈==================
Disa herë jam mat të shkruaj per djalin e Shëngjinit, Isuf Sokolin, por jam ndalur per një arësye: ai është aq i mirë ,vetë dhe familja e tij, sa e kam të vështirë që sado të shkruaj per atë do ti mbetem borgj, e zor të evidentoj sa e si duhet mirësitë e tij, të këtij malësori fisnik ,këtij pinjolli të fisit të madh e të nderuar Sokoli. Të parët e Isufit zbriten nga Zagora e Malësisë mbi Shkodres dhe ngulen në Malin e Shëngjinit , në atë mal gjithë gjelbrim e jetë ku lindi Isufi para 70 viteve.Lanë Malësinë, lanë bjeshkë e stane e zbriten buzë detit, në atë vend ku mrizonin Zanat, e në atë Vërri ku ishte e është aq mirë per të dimruar bagëtitë. Babai Meti e nëna Feride paten sajue një kasolle që më vonë per çka linden ,u rriten e ecen në jetë i ngjante një kalaje. Në atë kasollë linden njeri pastjetrit 5 fëmijë, dy vëllezer e tre motra : Ismajli, Isufi, Tazja, Nuria e Nafija. Me halle e probleme të kohes por me mund e sakrifica, dora dores ja dolen e i rriten fëmijet që njeripastjetrit dolen në rruget e jetes. Të gjithë me shkollë.
Dhe u bënë jo vetem ndihmë e krah prinderve të tyre por dhe krijuen familjet e jeten e tyre si më të miret në atë zonë. Të gjithë njeri më i mirë se tjetri, të shkolles ,të dijes, të punes e shoqërisë. Kot nuk thonë : bëm baba të të ngjaj. Dhe fëmijet u ngjanë këmbë e kokë, prinderve të tyre aq të nderuar e të respektuar në Shëngjin e në Zagorë. Moren prej tyre të jetuarit me djersë e ndershmëri, bujari e fisnikri.Derë e zemer e hapur per miq e shokë, udhëtarë e nevojtarë si ata, fjalë ëmbël e mikprites. Në kët shkrim desha të ndalem tek pinjolli i kësaj familjeje ,vëllai i dytë Isuf Sokoli . Isufi lindi atje në Mal të Shëngjinit më 23 Mars 1952. U rrit e hodhi shtat si ato lastarët e pishave mes gjelbrimit, ku këndonin bilbila e lauresha , ku kullotnin e blegronin qëngja e keca, ku zukonin bletet aq të dalluara per mjaltin e tyre. Rritej e rritej Isufi e herë me dhi e keca, herë me dele e qëngja iu bë krah nanë Ferides e babes Met, e si më i madh iu bë ëngjëlli mbrojtes i motrave të tij që u bë per ato si një nënë e dytë dhe që aq shumë i ka dashur dhe e duan ahere e sot e kësaj dite. Me çantë lecke me libra krahaqafë e me një copë bukë e djathë në dorë Isufi ikudogjendur me bagëti apo vrap në shkollen e Shëngjinit duke mesuar si më i miri nxënes. Në vitin 1963 zbriten nga Mali i Shëngjinit e zunë shtëpi e jetesë në qytetin e vogel por të bukur si askush si Shëngjini që aty buzë detit e rrezë malit të gjelbruar me të drejtë e kanë quajt dikur ket qytet si Logu i Zanave kur Zanat zbritnin nga pyjet e Malit Shëngjinit e flladiteshin e mrizonin e vallëzonin aty me valet e detit. Në mal ozon e në det jod. Një mrekulli që e gezon Shëngjini. Siç thashë më lart Isufi per motrat ka qenë e është një nënë e dytë.
Në vitet e largëta ’67 kur iu sëmurë nëna Feride e u shtrue në spitalin e kockave në Vlorë motrave u sherbente Isufi se Ismajli e Tazja ishin në shkollë e baba Met duhej të punonte. Dhe nuk ia harrojnë kët mirësi Isufit kurrë.
Me mbarimin e 8 vjeçares i del bursa per në Teknikumin e Ndertimit në Tiranë ku e mbaroi me rezultate të larta. Ja si e pershkruan Isufin shoku i tij i klases në Tiranë, që më vonë u bë Profesor Matematike Agron Hysenbelliu , elbasanasi fisnik:
“Isufi djal ideal ,nderi dhe krenaria e Matures A-1971 të Teknikumit të Ndertimit në Tiranë. Isufi ka qenë nxënes shembullor,i edukuar, i sjellshem,i ndershem, i dashur,i qetë, ka qenë e është model.”
Deshi të vazhdonte Ingjinierinë e Ndertimit por një problem shendetsor iu bë pengesë. Filloi punë si Topograf në Komitetin Ekzekutiv të Lezhes. E thërrasin per sherbimin ushtarak dhe e rrjeshtojnë në efektivin e Aeroportit të Gjadrit i cili ishte në ndertim e siper. Të mirit Isuf i ecen edhe fati: e caktojnë të punoj me një specialist kinez me të cilin u miqësue shumë shpejt, me kinezin: Van Shien Tha.
Punonte e mesoi dhe gjuhen kineze, e mësoi shpejt e aq mirë sa dha Provimet në Shkollen e Gjuhve të huaja dhe mbrojti Dipllomen per gjuhen Kineze. Me mbarimin e Ushtrisë punoi afro 5 vite në Peshkim në Shëngjin dhe pastaj e emruen : Pergjegjes i Ndermarrjes Komunale të Shëngjinit detyrë të cilen e kreu me nderë per afro 14 vjet. Në atë detyrë të vështirë spikati personaliteti i tij ,mirësitë e tij, aftësitë organizative e drejtuese, ndershmëria e zgjidhja e të gjitha problemeve të kohes si per popullin e Shëngjinit e veçanrisht per sezonin turistik të turistëve që vinin nga gjithë anët e Shqipërisë dhe turist të huaj. E zbadhte drita dhe e errte nata e deri në oret e vona te puna, duke bërë të pamunduren per zgjidhjen e problemeve e shqetsimeve të njerzve. Veç fjalën po kishte në gojë e punen e bërë çka kish fituar respektin e besimin tek secili se Isufi ti zgjidh problemet. I kudo kerkuar, i kudogjëndur, fjalëmbël e punëmirë, edhe buken e hante ashtu në këmbë se nuk i dilte koha të shtrohej në sofren e nënë Ferides që mbeti gjithë jeten duke prit Isufin. I hynte dhe vetë punes per ndihmë e per ta shpejtuar zgjidhjen e problemit. Ishte një kuader i talentuar. Mirësi pafund dhe per secilin . Isufi ishte kthyer në një personalitet e kuader i kohes që shkelqente kudo: në punë, në komunikim, në sjellje e respekt e dashuri per secilin. Dy gjëra pati aso kohe dhe gjithëmonë sot e kësaj dite Isuf Sokoli: fjalën e ëmbël po dhe punën e bërë. Aq shumë i dhënë pas detyres dhe punes sa dhe per krijimin e familjes sikur e kishte harruar e kishin filluar ti binin dhe floket këtij djali simpatik. Por çdo njeri e ka një fat e i miri ka dhe fatin më të mirë.
Në Elbasan ishte një lule Menekshe, një Kumri, një Selvi, një Zanë, po po një Zanë që ishte në vitin e fundit të gjimnazit. Në atë kohë mes gjimnazistëve bëhej një lojë korespondence me numrat në rregjister të secilit që shfaqnin deshiren të njiheshin e shoqëroheshin me djem e vajza nga gjimnazet e gjithë Shqipërisë. Një mënyrë lidhjeje e bukur per kohen ,aty afer si Facebooku i sotem, si paraprires i tij. Rastis se Zanes me numer rregjistri 28 ti pergjigjet një gjimnaziste e Gjimnazit “Bardhok Biba” të Rreshenit Vildana Bisha. Leter pas letre, kartolinë pas kartoline, thirrje telefonike e më vonë dhe vizita në familjet e njera tjetres u shoqëruen e u miqësuen këto dy vajza aq shumë sa e ruajnë edhe sot e kësaj dite. Vajza e Rreshenit rastisi të jetë vajza e një kuadri me emer që ka punuar 30 vite në Rreshen , fisniku Deli Bisha nga Kopliku që per nga kohëzgjatja me detyra në Rreshen ishte kthyer tashmë në një mirditor i nderuar dhe i respektuar. Ku na del se Deli Bisha është edhe tezak, ose nënat motra me nënën Feride të Isufit.
Çdo vit Deliu familjarisht e bente plazhin në Shëngjin, herë te shtëpia e Isufit e herë neper Kabina. Një vit e bija i thotë Deliut që ta merrnim edhe Zanen e Elbasanit per plazh në Shëngjin . I jati pranoi. Isufi pa njohur Zanen u rregulloi një kabinë. Shpesh pinin kafe me të gjithë bashkë. Shkonin dhe te nënë Feridja. Zana filloi të bëhej si e shtëpisë. I pelqeu nënë Ferides por më shumë i pelqeu Isufit. Aty nën çader e nën rrezet e diellit , larë e flladit me ujin kristal të detit filloi të marrë jetë e të plazhitej edhe dashuria e Zanes e Isufit. Zana një vajzë shumë simpatike ,gjithë edukatë e kulturë , shendet e hire e Isufi shumë fisnik e me mirësi pafund por flokët kishin filluar ta tradhtonin.
Do merrej nga Zana mendimi te prindrit e saj. Isufin e njihnin edhe prindrit e Zanes. Të vetmin minus që kishte e ema ishte se ” ti Zanë bukuroshe mund të gjesh një djalë me flokë. ” I jati i tha të bijes: ” Dëgjo bijë:” “Per si njeri të garantoj se është xhevahir Isufi e per flokët vendos vetë.”
Dhe Zana i ra shkurt: ” Unë nuk jam duke u martue me flokët por me Isuf Sokolin si njeri, e si njeri per mue është i mrekullueshem”
Të trashëgohesh bija jonë – i thanë prindrit. Kur erdhi nuse Zana në Shëngjin shkelqente si zanë, nga shtati ,nga hiret, nga kultura e komunikimi. Kishe qejf ti shikoje dorëperdore që u gezonte shpirti të dyve por edhe ne qytetarëve të tjerë që u gezuem që u martue Isuf Sokoli dhe iu bë shoqe e jetes një peri si Zana. Më 1992 marrin rruget e shpreses per një jetë më të mirë dhe stabilizohen në Bolzano të Italisë ku jetojnë e punojnë edhe sot të gezuar e të lumtur.. Pas 18 viteve martesë u gezohet zemra me një djalë, me Sokolin që per pak mbush 18 vjeç e është një djal simpatik ,Sokol mbi Sokolat.
Isufi ka sfidue moshen. Edhe sot punon e ndjehet krejt i ri.
Veç talenteve per punë Isufit gjatë jetes iu mbrujt e shpertheu edhe një talent i veçantë , ai i të shkruarit poezi.E mori frymzimin nga jeta, nga familja, nga deti dhe sot ka shperthye si një Gurrë poetike që flladit zemrat e shpirtrat e lexuesve të shumtë mbrënda dhe jashtë Atdheut.Edhe shpirti dallgëzon si deti, deti me dallgë e shpirti me poezi. Si deti po dallgëzon edhe shpirti i poetit të mallit per Atëdhe Isuf Sokoli.Edhe pse ka 30 vjet që dallgët e kohës e nxoren në bregun tjeter në bregun e shpreses per një jetë më të mirë në Bolzano të Italisë poeti Isuf Sokoli çdo ditë me mëndje e zemer, me vargje e poezi është këtu, është aty te kasollja e vjeter,në djepin e këngëve kreshnike tek e perkundëte dhe ja këndonte per nina nana, nëna fisnike, nënë Feridja, është atje në atë pyllnajen gjithë pisha,frashna,shkoza e lisa aty ku gjallonte jeta, edhe pse në kushte të vështira, është herë duke ruajtur dhi e keca, lopë e gingja,herë me bukë e djathë në dorë duke zbritur e ngjitur ato rrugë e parrugë malore,mes shkurreve e ferrave me libra në dorë per në altarin e dijes e të punes,është pranë detit që aq shumë e deshi dhe e do,është në mesin tonë në qytetin e bukur të Shëngjinit e që nuk e ndërron me asnjë qytet tjeter në botë, është çdo ditë me vargjet e tij neper rrugët e Shëngjinit, ku herë takohet e perqafohet gjithë mallë, qanë hallët e dertet e kohes, ku i njeh dhe e njohin të gjithë të mirin Isuf Sokoli, herë del atje buzë detit ku valet e detit puthin token e Isufin e kaplon Muza poetike, perkulët e merr ujë e freskon fytyren e mendimet e sikur lanë mallin që aq shumë e djeg, takon të aferm, shokë e miq të panumert, gjithëmonë i buzëqeshur, gjithëmonë i perkulur nga respekti e dashuria per secilin. Shpirti i Isufit është i tejmbushur me mirësi e humanizem pafund. I urtë i sjellshem, i ditur, i perkushtueshem per çdo gjë e per këdo,. Veç mirë ka bërë e bën gjithë jeten e tij dhe sot e kësaj dite. Dhe kur ecen rrugës ecen lehtë e me kujdes se mos e vret token.
E pashterrshme gurra poetike e Isuf Sokolit. Çdo ditë publikon poezi. Ka botuar deri tani 9 libra me poezi, njëren më të arrirë artistikisht se tjetra. Ja seç thotë Redaktori i librave të Isufit, poeti , psikologu e gazetari Prof Ndue Dragusha : ” Tek Isuf Sokoli shkelqen shpirti human, dashuria per natyren, dashuria per të bukuren, dashuria per familjen e shoqërinë.Në krijimtarinë e tij shfaqet jo vetem arti me gjetjet më intriguese ku dhe filozofia e komunikimi social mjaft të qytetruar, ngrohtësia e një shpirti kreativ plot musht dashurie Isufi ka formësuar tani portretin e tij social artistik dhe si një familjar i devotshem ku shpaloset një botë e madhe vlerash. Sa herë marr e filloj të redaktoj librat e Isuf Sokolit më.ecen puna vetë si me askënd tjeter e çuditem se sa mirë më ecen, siç duket Isufi mirësitë e tij i ka shperndarë neper libra”
Ndersa Poetja e talentuar Dava Gjoka pasi ka lexuar librat e Isufit në një poezi kushtuar poetit Isuf Sokoli vargëzon:
Neper libra sot më foli
Në çdo varg në çdo germë
Poetit Isuf Sokoli
I ndritë n’dorë e arta penë.
Shkruaj poet mos të ndalët pena
Gjithëmonë shkruaj realitet
Unë lexuesja të uroj nga zemra
T’u bëftë vargu sa një detë.
Isufi është edhe simbol i mirënjohjes ndaj gjithë atyre njerzve të mirë që ka njohur e provuar në jetë. Mirënjohje pafund shpreh Isufi per kojshiun e tij Shëngjinasin Ndue Jaku që ishte me sherbim në Sazan , që kur ishte nënë Feridja në spital në Vlorë dhe në pamundësi per ti shkuar kush per ta parë në spital nga familja e saj si vëlla e si djalë iu gjet Ndue Jaku që shkoi e vizitoi në spital , e peshqeshoj me çka mundi , u interesue te mjekët dhe nënë Feridja e quajti Nduen si djalin e saj, si ëngjëll mbrojtes të saj . E Isufi pas 60 vitesh nuk ia harron e shpreh mirënjohje per gjestin fisnik të kojshiut të tij Ndue Jaku. E Ndue Jaku i prekur nga kjo mirënjohje ia kthen me këto fjalë Isufit:
” Mirënjohja është virtyt i njeriut të mirë e njeri i mirë je ti Isuf, janë pjestarët e familjes tuaj,dhe mbi të gjitha nëna juaj e ndjerë malësorja kreshnike Feride Sokoli”
Eh sa ka per të shkruar per të mirin Isuf Sokoli por desha ta mbyll me një strofë nga një poezi e imja kushtuar Isuf Sokolit ku i them:
Baba Met e Feridja nanë
Lart nga qielli e lëshojnë një za
Me rreze dielli bir të urojmë
Mendja jote të ndritë pa nda.
Isuf Sokoli është nderi e krenaria e Shëngjinit, Zagores e gjithë Malsisë.
Besoj se Isuf Sokoli e justifikon titullin e këtij shkrimi:
Njerzit e mirë si Isuf Sokoli kanë një të keqe :– janë të rrallë.
Mhill Marku
Bashkëshengjinas me Poetin e të mirin Isuf Sokoli.
Shëngjin :28.12.2022 22:40