20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Mhill Marku

GJITËMONË MASKAT NUK I KAM DASHT !
Gjithëmonë maskat nuk i kam dasht
I kam urryer njerzit me dy fytyra
Nga zemra ime ata i lashë jashtë
Më dukeshin fotokopje jo si i kish bërë natyra!
Do u ket ndodh ju do t’i keni ndesh
Në jetë i kemi provuar unë edhe ti
Kur bisedonte me ne rrinte duke qesh
Nga ana tjeter,tjetrit ia bënte me sy!
Po sot fjalen e kam per diçka tjeter
Kur njerzit e globi me maskë janë vesh
Seç m’u kujtue dikur ai zakoni i vjeter
Si nuset me duvak e burka çdo turkeshë!
Pse o natyrë na e mbulove fytyren
Në rrugë s’të njoh unë ty e as ti mue
S’ngopemi me oksigjen,s’e shijomë natyren
Na ndave s’gjalli jeten pa e shijue!
Më shumë se per vehte më vje keq per globin
Tokë,dete,oqeane mbuluar me maskë
Tek shoh njerzit si thnegla lus Zotin
Gjithësisë zbuloi fytyren të gezojmë bashkë!
Dikur masken njeritjetrit ia kemi çjerrë
Per t’iu ruajt të keqes merrnim një hudher
Por sot është e kotë hudhra s’ka vlerë
Se të gjithë kemi vënë maska me urdher!
Dhe prap më kujtohet ai shoku me maskë
Që i qeshte fytyra e nxinte sterr në shpirt
Sot me maska të gjithë jemi bashkë
Si e vetmja vaksinë që jetes na i jep pak dritë!
Mhill Marku
Shëngjin: 01.11.2020 17:13
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.