19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Mhill Marku

====== DO TË DALË YLBERI !….====
====================
I çvesha qiellit retë
Dhe më doli moti
I dogja paragjykimet
Dhe më ndriti Zoti !
I thava dete e oqeane
Lakuriq më doli toka
Mu duk si femer mjerane
Në semafore pa rroba !
Ia dogja terrin nates
Dhe më dritoi hëna
E shuajta mallin e zemres
Sikur m’u ngjall nëna !
I dogja maskat me zjarr
Si diell më ndriti fytyra
Çdo gjë u bë si më parë
Me ujë e gjethe u vesh natyra!
Seç më bubulloi shpirti
Më shkrepi si vetëtima
Si nata më iku trishti
M’u duk se më puthi Pina!
Jeta e natyra siç ka qenë do jetë
Në shekuj kështu ka ndodh perherë
Sado që ka ra shi,termet e shterngatë
Ka lulzuar me shtatë ngjyra ylber !
Mhill Marku
03.11.2020 17:10
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.