=DHE POPULLI E SHTETI KANË:
==================NËNË E BABA !
Një herë nëna ime me babanë
Nga hallet fort seç u zunë
Ne kalamajt shumë qamë
S’hengrem as fjetem gjumë!
“”””””””””””””
Dhe populli e shteti
I kanë dy prinder
Babai është Presidenti
Nëna është Kryeminister!
“””””””””””””””
Nëna me babain tim
Ziheshin rrallë, shumë rrallë
Këta mezi presin dhe agim
Fillojnë drita pa zbardhë!
“”””””””””””””””
Njëri i thotë florini
Tjetri i thotë Surreli
Prinder si ju të dy
Lutem kurr të mos kemi!
“”””””””””””””””””
S’dua tu gjykoj mëkatet
S’dua as tu hy në hak
Që të nxirni inatet
Dergojini njertjetrin në SPAK!
“””””””””””””””””””
Jeni të dy burra
Njeri nga Skrapari
Uluni mos ndizni turra
Zini vend:siç thotë shqiptari!
“”””””””””””””””””””””””
Mos nderseni zagaret
As konet si fajkua
Kur të bini nga shkallët
Do t’u hanë ju:
Më besoni mua !
“”””””””””””””””””
Zagari është zagar
E konja është kulish
S’kam dëgjuar as parë
Që nënen ta quaj kokëpis!
“”””””””””””””””””
Kur zihet keq mileti
Dhe marrin uret me zjarr
Presidenti është si shënjti
Të gjithëve u vë doren në ballë!
“””””””””””””””””””
Po sot ka ndryshuar puna
Si asnjëherë s’ka ngjarë
Janë sul burrë e grua
Gojë flakë, doren hanxharë!
“””””””””””””””””””””
U tmerrova një natë
Tek gulçonte gjithë zjarr
U desh një telefonatë
Fëmija babit t’i shuaj zjarr!
“””””””””””””””””””””””
U lutet një shqiptar
Dikur fort u kam dashur
Shqipërisë mos i vini zjarr
U dëgjojmë ju me zemer plasur!
“””””””””””””””””””””””””””
U kerkoj falje prinderve të mi
Që me ju sot i krahasova
Ata veç per mirë i njeh një malësi
Të jeni si prindet tuaj e të mitë
Të nderoni ata ndaj ua kujtova!
“””””””””””””””””””””””””
Kur s’kishim per të ngrënë
Babai punonte e punonte
Nënën e kishim si zogjë folenë
Që me shpirt e krah na shterngonte!
“”””””””””””””””””””””””””
Kur ishim të sëmurë shumë
Temperaturen e ulte dora në ballë
Gjithë naten prindet na ruanin në gjumë
Ju si njerkët rrini me ne duke u tallë!
“””””””””””””””””””””””””””
Nga merzija mos ma merni per keq
Me zemren vrer desha t’u thoja
Më ka zënë ky hall e s’mund ta heq
Se me nënë e baba si ju kurr s’do jetoja!
“””””””””””””””””””””””””””””
Se fëmija ka nevojë per një fjalë të mirë
Ju sikur na thoni çdo ditë : plaç
Po ju jeten çdo ditë na e keni nxirë
Në vend të perqafoheni shaheni si rrugaç!
“””””””””””””””””””””””””””””
Më detyruat këto fjalë t’ua them
Se veç fjalë të mira t’u thoja me shpirt
Prinder si ju kurr të mos kem
Se jeni bërë më keq se virusi Covid!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Mhill Marku
07.11.2020 18:00