======= QENI DHE ZAGARET !====
==================
Çdo shtëpi e stan në fshat
E ka dhe e mban një qen
Si roje ditënatë e le jashtë
Të ruaj e tregon se kush vjen!
Të gjithë qentë e shtëpisë e të stanit
I zgjedhin të fortë,racen më të mirë
Qeni i fortë njihet larg prej zanit
Leh kur është per të lehur jo per tu shtirë!
Edhe pse qeni i fortë rri lidhur
Se po qe zgjidh të ha e të copton
Veç nga një e lehur të kap një e dridhur
Dhe lutesh e lutesh: ishalla s’shpëton!!
Por shtëpia ka dhe qen e zagarë
Qeni rri lidhur e zagaret leshuar
Zagaret lehin papushim tasheeparë
Të duken se janë më të fortë se qeni i terbuar!!
Por tani kohet kanë ndryshuar
Tek shohim zagarë në rrugë e në televizor
Që nga fillimi deri në fund duke luruar
Herë tek e tek e herë të gjithë në kor!
Seç mu kujtuan zagaret e fshatit
Kur shihnin tu afrohej ndoj qen i fortë
Me të lehur i bënin zë njeritjetrit
Sikur të thonin:ne po,qeni është i kotë!
Çdo shtëpi ka pas e do ket nevojë
Per qen të fortë dhe per zagarë
Qeni si i zoti di dhe të luftojë
Zagaret janë per të lehur e sharë!
Populli dhe qenve detyrat ua ndanë
Qenin e mba lidhur zagaret leshuar
Me gjellë qenin si robtë e shtëpisë e mban
Zagarve u hedh një kockë veç per të zhurmuar!!!
Dhe populli prap per secilin ka thanë
Ruaju prej qenit që rri ditënatë lidhur
Zagaret të leshohen kot se nuk të hanë
Se po të të hanin s’do i linin zgjidhur!