9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Mhilli Shengjin

=KUJTIME QË S’HARROHEN KURRË !==
=============================
====(Nga jeta në Brigaden e Nendetseve.)==L'immagine può contenere: 2 persone, spazio all'aperto

Po ua them që në fillim: dua të kujtoj disa momente nga jeta jonë në Pashaliman, në Brigaden e Nendetseve.Dhe kësaj radhe nuk do të merrem me lundrimet nen ujë e mbi ujë, as me zhytje daljet që ishin detyra dhe profesioni ynë por me një aspekt tjeter…!!
Pas vitit 1970 iu dha një rëndësi e veçantë në ushtri pregatitjes fizike të efektivave ushtarë e oficera per të perballue kushtet e një lufte të mundshme siç ishin: ushtrimet e kalitjes fizike, marshimet e gjata me ngarkesë të plotë, berja e 17 km me vrap per 1 orë, bërja e marshimeve mbi 17 km distancë në kushte të vështira të terenit në male etj. Në atë kohë kjo kerkesë u simbolizue me parullen: ” Gjithëmonë me vrap , asnjëherë me hap!”, kuadri oficer të bëjë jeten e ushtarit etjjj .
Dhe këto kerkesa kishin filluar të zbatoheshin në repartet e Garnizonit të Tiranes etj.
Ne të Flotes Luftarako Detare kujtuam se ne nuk do të na perfshinin këto kerkesa të kohes me që ishim në Nendetse, apo anije, bënim jeten bashkë me marinaret e si ata, thithnim frymen e njeri tjetrit, hanim njësoj e flinim njësoj në ato kushte të vështira të ambjentit në anije dhe të kushteve të vështira të detit të dallgëzuar, në shi e në suferinë…
Por paskeshim qenë të gabuar! Ne oficerat duhej të bënim jo jeten e marinarit por të ushtarit të këmbësorisë me të gjitha kerkesat e kësaj jete, me të gjitha elementet e kësaj pregatitjeje , pra do sterviteshim në rolin e ushtarit këmbësor!! Deti është det , toka është tokë e asnjëra nuk bëhet si tjetra! Ndaj duhej të ishim të pergatitur perveç luftimit në det dhe luftimit në tokë, në fushë apo në mal.
Dhe s’vonoj shumë . Filluam nga e para.L'immagine può contenere: una o più persone
Që nga rrjeshti e veprimet rreshtore, ecja me hap e këngë rreshtore, me furnizimin me paisjet këmbësore të stervitjes: çantë shpine, kundragaz, automatik etj. Shikonim njeri tjetrin dhe sa na vinte çudi aq dhe qeshnim por dhe filluam ta marrim seriozisht e perkushtim.pavarsisht kondicioneve tona fizike, moshes së krahasuar me atë ushtarit që ishin si detaret djem të ri e te ne kishte kuadro dhe mbi 50 vjeç e më lart.
Dhe koha e sutuata ishte inkandeshente.
Në lindje të mesme vazhdonte vringllimi i armëve , behej lufta per Kanalin e Suezit mes Izraelit e Egjyptit, çdo ditë e çdo natë mbi Bazen tonë fluturonin në lartësi të ulta e të frikshme dhe zhurmonin si në luftë avion të rëndë me ngarkesa luftarake gjë që na bënte ta ndjenim se edhe ne ishim pjesë e luftes, si situatë luftarake. Alarmet në Nendetse dhe në Orikum ishin pothuaj të pernatshme e të perditshme, që shpesh shoqëroheshin me dalje në det me Nendetse , zhyteshim në thellësinë 30 m , thellësi e volitshme per qitjet me silurë me aparate të silurave gati në pritje të komandes : Zjarr me silura, pra me gishtin në butonin e lëshimit silurave. Nga momenti në moment rrinim nen ujë nen ankthin e fillimit të luftes. Një herë na dhanë urdher të boshatisnim dhomat në breg, të merrnim çdo gjë sekret e të rendësishme me vehte, që sido që të zhvillohet situata të mos binte asgjë në duart e armikut, të merrnim ndrresa personale dhe ti çonim në Nendetse. Në qytetin e Orikumit , te familjet tona u krijue një panik i madh . S’kishim as me se të komunikonim e të dinim gjëndjen e familjeve, ti qetsonim, se s’kishte si sot celular dhe telefonat familjarë i kishin vetem kuadrot kryeso.L'immagine può contenere: una o più persone
Dhe dolem me alarm luftarak e kemi lundrue në rajonin Mezokanal e në perendim të Sazanit gjithë naten , në thellësi e me aparate të silurave të bashit gati per lëshim e hapje zjarr!
Se mos një herë kështu, na ishte bërë e perditshme, e pernatshme . Ngado lajme lufte, kercënime, fluturime e zhurma trishtuese të avionëve mbi ne e mbi Orikum se shteti ynë kishte lejuar një linjë ajrore siper nesh si linja më e shkurtë dhe më e parrezikshme per ti ardh në ndihmë Egjyptit me furnizimet luftarake nga Bashkimi Sivjetik.
Kjo situatë na bëri ta marrim seriozisht edhe stervitjen në rolin e ushtarit këmbësor.
Per zhvillimin e stervitjes këmbësore na kishin prurë ca oficera këmbësor apo jeshil siç i thirrnim ne në dallim nga uniforma jonë e nga deti. Ishin shumë të pregatitur dhe na respektonin me gjithë shpirt.
Dhe një ditë që në mengjes u bë rrjeshtimi dhe u nisem per në fushen e stervitjes që ishte pak larg nga Baza , që quhej Sheshi i Goricave , me që kishte shumë gorica., dhe ishte një teren mjaft natyror por shumë i volitshshem per këto stervitje. Dhe filluan komandat : armiku majtas /djathtas , drejtim ledhit me zvarritje, armiku ka hedh lëndë helmuese luftarake , avion luftarak etjjj dhe ne edhe pse nuk kishim bërë stervitje të tilla mundoheshim të ishim sa më të saktë. Më e lezetshme se me të vertetë e ndjemë vehten si ushtarë. Aty ishim të gjithë njësoj, pavarsisht detyrave të larta e të ndryshme në Bazë, Shtab apo në Nendetse. Ishim të gjithë njësoj : ushtarë!
Dhe kështu vazhdoj per ditë kjo llojë steevitjeje.
Një vend të veçantë në ket pergatitje zinte bërja e 17 km me vrap per një orë ! Po ne nuk jemi Abebe Bikila ( kampion bote në atletikë në atë kohë) që të ecim aq shpejt thonte ndonjeri si me qesendi por një ditë e bëmë. U nisem nga baza per në afersi të Radhimes ku plotsoheshin 17 km ( vajtje ardhje). Një lodhje stermadhe, djerset rreke, ndonjeri ndalonte nga lodhja e nga mosha, tjetri ndjente sforcime në gjoks, dikush çalonte, një tjeter thonte me marr frymë me gojë e me nxjerr me hundë, i jepnim kuroja njeri tjetrit, ec dhe pak se ja hodhem .
Ja hodhem por na lodhi shumë…L'immagine può contenere: spazio all'aperto
Do bënim dhe marshimin mbi 17 km me paisjet luftarake të ushtarit këmbësor që i binte të kalonim malit të Karaburunit nga Baza deri në Kepin e Gjuhzes e në kthim , një rrugë pa rrugë , shumë e vështirë dhe e lodhshme nga guret, shkrepat , shkurret , dhe e pa bërë ndonjëherë tjeter kaq larg e gjatë dhe kaq vështirë. Kishim bërë lundrime të gjata nen ujë e mbi ujë, me dallgë e tramundanë kur ura e komandimit puthte sa majtas djathtas siperfaqen e detit apo zhutej nga dallget me bash derisa dallga na mbulonte deri atje lart në uren e komandimit dhe nuk jepeshim por ecja me vrap e marshimi 17 km na lodhi shumë.
Në foto shikoni kur po pushonim në majë të Kores : ku dallohen Llazi Kristo, Astrit Mezini, Jorgo Kola dhe ai në këmbë unë Mëhill Marku dhe të tjerë . Apo në foton tjeter ku janë duke bërë rrjeshtore kuadrot e Shtabit si Luan Cukalla, Kastriot Zotaj, Qani Mediaj, Sherif Danaj etj. Në krye të marshimit ecte Komandanti i Brigades Nendetseve Dashamir Ohri. Dashamiri kish qenë partizan dhe ishte mbi 50 vjeç. Si i shëndosh që ishte nga ferkimi i këmbëve gjatë marrshimit i ishin kuar kofshet e bërë gjak por nuk dorzohej. Afer i rrinte Alush Sula një dukatas i zgjuar e hokatar që mbante ndihmen e shpejtë . Dhe Dashamiri e thirrte herë pashere dhe i kerkonte ti jepte puder që ti lehtësohej kuarja që ishte bërë gjak.
Ne bënim ndonjë shaka me Alushin duke i thenë se duhej të kishte marrë një thes me puder e s’do të mjaftonte jo vetem per Dashamirin por ky shqetsim u shfaq dhe te shumë të tjerë. Por Alushi si per inat thonte se çfarë ti bëj Komandant Dashit po ju të tjeret beni çfarë të doni.Çdo gjë në Bazë u vu në funksion të pregatitjes këmbësore të kuadrove.
U pezulluen lundrimet me Nendetse dhe vetem efektivi i gadishmërisë rrinte në Bazë
Bëmë dhe qitje luftarake me armet e këmbësorisë. Ai oficeri këmbësor ishte një qites shumë i pregatitur e preçiz Më vjen keq dhe u kerkoj falje që ja kam harruar emrin por nëse dikush nga lexuesit e shokët e asaj stervitjeje e kujtojnë më thoni e tia vendos emrin se e meritonte. Çdo fishek e çonte në zemer të tabeles, nga 30 fishekë të karikatores ai si snajperist që ishte “31” i çonte në tabel dhe e bente zemren e tabeles shoshë.
Si per ta zbutur apo ëmbëlsuar pak ket shkrim me nuanca luftarake po u tregoj dy episode:
Mes orëve të stervitjes bënim pushim .ashtu siç ishim të gjithë bashkë . Mungonte vetem Skender Manjani. Pas pak dëgjuam të lehura qensh sikur po sulmonin ndonjë gjë.
Ishin qenë stani të bariut të dhënve të Bazes , rreth 200 copë, që i ruante me shumë pasion bariu Xhevit Kongjoni , një burrë kuqalash , rreth 130 kilesh , që kujdesej per tufen e dhënve si per fëmijet e tij, një burrë babaxhan që gezonte me gjithë shpirt tek bisedonte me oficerat e Bazes. E donte me shpirt marinen.
E lehura e qenëve na bëri të kthejmë koken , kur shikojmë që po vinte Skender Manjani me nxitim , me dy tre gur në duar dhe shihte herë pas here prapa se mos ta shqyenin qentë e Xhevitit. Kur erdhi ashtu i lodhur e gjithë frikë nuk i hidhte guret nga frika e qenëve.
Shefi i shtabit Petrit Myftiu iu drejtue Skenderit:
-Po çpate o Nero ?
-Desh më hengren qentë – ia ktheu Skenderi.
Thonë – tha Petriti – se kur të turren qentë të kesh një gozhdë të madhe dhe ta ngulesh në mur!!!
– Po ku ta gjeja murin o shef . Ku ta ngulja unë – tha ashtu si shpejt e pa menduar Skenderi.
– Po ta ngulje …….. i tha Petriti . Dhe plasi gazi.
Skenderi u nxi më shumë se sa i zeshket që ishte tani prej inatit se ja hodhen….
Skenderi kënaqej kur ua hidhte të tjerve dhe ua hidhte shpesh por nuk i vinte mirë dhe hungrinte mustaqet kur ia hidhnin të tjeret.
Dhe një rast:
Duke bërë jeten e rolin e ushtarit , si ushtarë duhej të benim dhe sherbimin e kapanonit të fjetjes naten kur flinim.
Kështu një natë na erdhi radha : Astrit Mezini – nenoficer kapanoni , Astriti ishte Komisar Nendetseje, dhe unë e i ndjeri Feriz Lisha posta kapanoni. Në oren 9÷12 të nates ndejta unë posta e parë, 12÷ 3 të nates Ferizi postë e dytë dhe në oren 3 duhej të zgjohej Astriti.
Me dorzimin e sherbimit unë Ferizit u shtriva per gjumë. Ferizi në oren 2 të nates levizi akrepat e ores madhe të kapanonit e çoj oren 3 dhe i tha Astritit: Ora 3 komisar apo ngrihesh të marresh sherbimin? Dhe u ngrit Astriti.
Prit të dalë drita e ska. Pse po vononte .?!
Dikur u kujtue e pa oren e vet që lëvizte një orë mbrapa asaj të kapanonit.
Ore ma paskan hedhur qerratenjtë!? Dhe shkoj e zgjoj Ferizin. Ti i ke levizur akrepat e ores?
Jo i tha Ferizi, ashtu me kokë gjysem të mbuluar, se mos e ka levizur ndonjë marinar!!!!
Dhe plasi gazi në kapanon!
Kur bën jeten e ushtarit si ushtar sillesh!!
Dhe sa herë e takonte Ferizin i thonte se do e paguash atë levizjen e ores!!!

Mëhill Marku
( Ish pjestarëbi kesaj stervitjeje )
Shëngjin : 8.02.2020 21:25

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.