30.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Mhilli Shengjin

Nga arkiva qe nuk di te shterroje kurre.

Me poetin

Mhilli Shengjin

= MËSHIREN KURR S’E DUA !======
=======================
Nga gjithë fjalët që më thua
Veç mos thuaj fjalën mëshirë
Të vetmen fjalë që unë s’e dua
Se më bën të ndjehem si fakir!
Të më respektosh, të më ndihmosh
Kam nevojë unë, ke nevojë dhe ti
Po i bëre që të më mëshirosh
Shpirtin ma lëndon, më fundos më zi!
Nga të gjithë njerzit në ket botë
Veç nga dy e pranoj mëshiren
Nënën që më lindi dhe i madhi Zot
Që më dhanë jeten dhe më rriten!
Njerzit para se ti me i mëshiru
Kujdesu,ndihmoi, duaj me shpirt
Mëshira i bën më shumë me lëngu
Ti duash per mëshirë, më shumë i trisht!
Të kujdesesh , të më duash
Veç ahere nëse unë i meritoj
Fjalën mëshirë kurr mos ta thuash
S’i dua asnjëren se kot do të shkoj.!
Mëhill Marku
Shëngjin: 23.04.2020 17: 13
SHOKËT E DETIT=========
==============
NJË SHOK NA MBLODHI NJË DITË
SHOKË TË RI E SHOKË TË VJETËR
NA DALLGËZOJ GËZIMI NË SHPIRT
AH SIKUR NISËM NJË LUNDRIM TJETËR.
KISHIM SHUMË VITE PA U TAKUAR
QË DIKUR KUR LUNDRUAM NË DET
POR ASNJERIN NUK E KISHIM HARRUAR
KUJTIMI PËR SHOKËT NA NDOQI NË JETË.
PËRQAFIME, DALLGË ZEMRE E MALLË
NDONJËRIT I PIKOJ DHE LOT NGA SYTË
NGA GËZIMI GUFONTE GJOKSI ,DALLGË E VALË
PRITNIM QË DIKUR,TË TAKOHEMI NJË DITË.
DHE NISËM BASHKË LUNDRIMIN ME KUJTIME
NËN UJË E MBI UJË, ME NËTË E DITË
SE SI S’E LËVIZEM KURSIN NË LUNDRIME
SË SI LUFTUAM ME DALLGËT E STUHITË.
NA U DUK SE SI DIKUR U RRESHTUAM
ANIJET NJËRA PAS TJETRËS, KARVAN
NË VESHËT E MENDJES ZËRAT USHTUAN
DIKUSH NË PERISKOP E TJETRI NË SEKSTAN
DHE ZHYTJET NË KUJTIME VAZHDUAN
PËR VITE TË TËRA E SHUMË DEKADA
SE SI DALLGET NË DET NA MBULUAN
SE SI JETA NA HEPOHEJ NGA DALLGA.
DIKUJT BALLI I ISHTE MBUSH ME RRUDHA
ASHTU SI DETI NGA FURTUNA DALLGËZOHET
KUJTIMET ECNIN SHPEJT ME FLURUDHA
SE JETA NË DET NUK MUND TË HARROHET.
DIKUJT FLOKËT I ISHIN ZBARDH E RËNË
POR GJOKSI U DALLGËZONTE NGA GËZIMI
TË DUKEJ SE PO NISËN, POSTET TË ZËNË
SIKUR NA THËRRISTE DETI E LUNDRIMI.
ATY KU QËNDRUAM,PËRBALLË ISHTE DETI
ZHURMA E DALLGËVE NA BËNTE MUZIKË
EH DET, DASHURIA PËR TY, NOSTALGJI NA MBETI
POR DHE SOT MUND TË DALIM NË DET PA FRIKË.
TË SECILI SHOK, KISHTE SHENJA DETI
NË FYTYRA E SHTAT, KISH FURTUNA E DALLGË
POR ZEMRA E SHPIRTI,SA DETI NA MBETI
LUNDRIMI E DETI ,NA KANË NGEL SI PLAGË.
ASHTU TË MBLEDHUR,TË GËZUAR,PËRQAFUAR
DHE DUKE TROKITUR DHE NDONJË GOTË
SHKULMONIN ZEMRAT SI DET I TËRBUAR
ATË DITË QEMË ,MË TË GËZUARIT NË BOTË.
NA SHIHTE DETI DHE NE E SHIKONIM
ASHTU SI SHIKOHEN DY TË DASHURUAR
NJERI TJETRIN KUR DIKUR LUNDRONIM
DASHURINË TONË ASGJË S’KA PËR TA SHUAR.
TË FALËNDEROJMË O SHOK QË NA MBLODHE
QË BËRE BASHKË DET E MARINARË
SDO TA HARROJMË , SIÇ S’NA HARROVE
SE NA BËRE TË SHUAJMË DALLGË E MALLË.
MËHILL MARKU
SHENGJIN 22.04.2017
=====================================(NGA ZEMRA JU FALËNDEROJMË O SHOKU YNË I MIRË

Avni Ponari

QË NA MBLODHE E NA GOSTITE! TË JEMI MIRËNJOHES!

ASKUSH SI JU NUK NA KA QËNDRUAR KAQ AFER, NA KE RESPEKTUAR, NDIHMUAR E SPONSORIZUAR , SA NA DUKET SE EDHE SOT E KËSAJ DITE JE ME NE , LUNDRON NË DET ME NE AHERE SI NJË KOMANDANT I TALENTUAR E SOT BISNESMEN EMERMADH! MIRËNJOHJE !)
=MARINARI QË U DASHURU ME NENDETSEN!=
===================================
Ka ca momente në jeten e njeriut që sado vite më parë t’i kesh kaluar ato të shoqërojnë gjatë gjithë jetes, të bëhen pjesë e jetes , të bëhen motiv në jetë e në punë dhe që me krenari i kujton e i mbart në shpirtin tend si relike jo vetem të s’kaluares por si pjesë të krenarisë e të dashurisë tuaj të perditshme! Dhe një nga këto momente dikur ka qenë jeta ushtarake , jetë të cilen e kalonin të gjithë të rinjtë që mbushnin moshen 18 vjeç . Vinin të ri, e rriteshin, burrëroheshin, e trimroheshin, e tek merrnin armen sikur bëheshin më trima, më atdhetarë, më patriot, beheshin pjesë e heroikes së perdittshme të këtij sherbimi heroik. Per më teper kur sherbeje në marinë me Nendetse apo anije të tjera luftarake , ku heroizmi dhe epika ishte i perditshme , ishte masiv. ata bëheshin më luftarak, se jeta në det e në anije që kur shkëputesh nga bankina me alarm luftarak e deri sa ktheheshe persër,i çdo fjalë, çdo komandë e çdo detyrë ishte luftarake. Sikur niseshe në luftë (edhe pse imagjinare por bëhej si e vertetë) dhe kur ktheheshe me detyra të realizuara nga lundrimi nen e mbi ujë të dukej se po ktheheshe nga lufta me fitore , si fitimtar! A ka më heroike se të jesh e të bësh luftë pa pas luftë! Per tre dekada kam pas fatin të jem pjesë e këtij heroizmi e kësaj “lufte” ku u njoha u shoqërova e “luftova” veç kuadrove , dhe me detarë që u bënë e mbeten lapidarë të gjallë të kësaj epopeje heroike. Them heroike me të gjithë kuptimin e plotë e dramacitetin e kësaj fjale se mund të dilje në det e të mos ktheheshe më, të bëheshe banor i perjetshem i fundit të detit! Kam njohur shumë detarë, dhe shumë prej tyre më kanë mbet në kujtesen time dhe perditshmërinë time shokë e miq të pandarë, dhe nëse na ka ndarë per vite koha , punët e largësitë nuk na ka ndarë kurr nga njeritjetri respekti e mirënjohja per njeri tjetrin.
Njëri nga ata detarë që ka bërë dhe ka lënë emer të veçantë per mirë në Nendetse ka qenë dhe është detari shëmbullor,

Perikli Çuni

.

Ishte Nentor i vitit 1970. Bëhej mobilizimi i detarëve të ri , brezit të ri. Mes gjithë të tjerëve dallohej e binte në sy një detarë i qeshur, i dashur me shokët e i afrueshem me kuadrot, me një trup sportisti e me formim elitar per moshen dhe shokët e tij, që dallohej si në pregatitjen në specialitetin e tij si silurist por mbi të gjitha si shok e si njeri, si i disiplinuar dhe që binte në sy veç të tjerave dhe per mbajtjen e uniformes së bukur të marinarit që ja shtonin bukurinë njera tjetrit. Në Shkollen e Instruksionit veç pregatitjes së gjithëanshme bënin pregatitje dhe per Betimin ushtarak para se të vinin në Nendetse apo në anije të tjera.
Fjala betim i terhoqi vëmëndjen Perikliut per madhështinë e solemnitetin e tij. Per herë të parë do betohej , e para kujt : do betohej para Atëdheut të tij të dashur se do jepte dhe jeten per ta mbrojtur! Betim luftarak, moment historik që iu ngulit si flamuri në shtizë në shpirtin e tij.
Si një letrar i ri që ishte në zemren e mëndjen e tij u zgjua deshira ta perjetsonte kët moment sinjifikativ e heroik të jetes tijë me një poemë, poemen ” Betohem” ! Ishte betimi i marinarit para Atdheut të tij! Betim që nuk e shkeli kurr Perikliu! Dhe erdhi dita e Betimit. E zgjodhen Perikliun të fliste në emer të të gjithë detarëve të ri. Dhe foli në tribunë para eprorve të tij dhe gjithë shokëve me pathosin e një djali të ri, të një detari e luftëtari të ri e trim! Në vend të fjales ai ashtu i bukur vetë e që shkelqente me atë uniformen e marinarit, me epicitetin që i jepte automatiku shternguar në gjoks , dhe Perikliut i dhanë armen e marinarit deshmor Aleksander Priftit që kish renë në krye të detyres gjatë një avarie në Nendetsen e katert, ia rriti solemnitetin këtij djali e këtij evenimenti historik në jeten e një shqiptari dhe me gjithë fuqinë e shpirtit recitoj poemen “Betimi” që sapo e kish shkruajtur duke terheq vëmëndjen dhe duartrokitjet e pergezimet e të gjithëve!
Ndjeu një frymzim të veçantë Perikliu , frymzim që nuk ju nda sot e kësaj dite. Ai kishte shkruar që i vogel por këtu filloj dhe pjekuria letrare. Shokët e tij flinin e thurnin ëndrra, Perikliu zgjuar me laps e leter shkruante e shkruante pa pushim ! Shkroi :
” Marshi i nenujsave” dhe “Marinari në sherbim” që u kompozuan nga kompozitori vlonjat Themistokli Mone me temp ushtarak e luftarak dhe u bënë pjesë e jetes të të gjithë Brigades së Nendetseve sa që çdo ditë sa herë ngriheshin Flamuri Luftarak apo në çdo lëvije rreshtore që bënte efetivi i kësaj baze e shoqëronte me “Marshin e Nenujsave” dhe “Marinari në sherbim ” ! Dhe kështu vazhdoj per vite e vite me radhë të këndoheshin këto marshe me hap rreshtor e këngë rreshtore me të cilat Perikliu skaliti me shpirtin e penen e tijë jeten si marinar në Nendetse. Pas Shkolles instruksionit erdhi në Nendetse. Që në shkollë ai u bë i njohur e i dëgjuar. Sa herë kishte aksione të ndryshme në Pashaliman e thirrnin Perikliun të shkruante diçka e ta lexonte në qendren e zerit apo ta çonte në Gazetat e kohes. Kush nuk e donte që Perikliun ta merrte në Nendetsen e tij. Një ditë e thërret komisari i Brigades Nendetseve Mihal Zhamo në zyrë. Akoma nuk ishte caktuar se në cilen Nendetse do sherbente. Të gjithë luftonin ta kishin në efektivin e tyre. E shoqëruan per te Komisar Mihali shefi i Aparatit Politik Enver Kalluçi dhe shefi i Propogandes Kasem Spahiu. Aty gjeten dhe dy komisar nendetsesh: Xhafer Çeren dhe Tom Kolen që bënin debate se kush do ta merrte Perikliun . Më në fund me që e kishte më mirë Xhaferi me Mihalin fitoj Xhafer Çera. E caktuan silurist në lokalin e parë të Nendetses katert me shef organi luftarak Vladimir Toçi!
U mirëprit nga të gjithë detarë e kuadro. Shpejt mori postin e tij luftarak dhe i bënë dhe një foto para Flamurit Luftarak të Brigades Nendetseve, foto që ngeli per shumë vite aty. Dhe Perikliu ishte flamur. Flamur në pregatitje luftarake, flamur në sjellje e disiplinë , flamur në shoqëri!
Gjatë gjithë sherbimit ushtarak qe i zgjedhur sekretar i organizates të rinisë. Me talentin e tij ai sa herë dilte në lundrim në det, dhe ashtu i lodhur , në thellësitë e errta të detit do gjente kohen dhe frymzimin të shkruante një reportazh, një portret per detarë e kuadro të nendetseve dhe ua dergonte Gazetes “Luftëtari” ; “Zërit të Rinisë” apo “Në sherbim të Popullit” . Puna , sherbimi e roli i Perikliut u bë i pazevendsueshem. Ishte i kudogjëndur!
Detarë shembullor, shokë i mirë e fisnik.
E kishin caktuar të takonte e të stakonte qendren e zerit të Bazes . Dhe Perikliu ua mbushte kohen e lirë efektivit me muzikë, me këngë e valle popullore, muzikë të lehtë, heroizmin popullor në shekuj, me krijime e recitime dhe nga krijimet e tij. Ishte marinari që çdo ditë zgjohej i pari dhe binte të flinte i fundit .. Lirohet nga sherbimi në nendetse në Gusht të vitit 1973 , para shokëve të tij se i doli bursa per në Universitetin e Tiranes në degen Ekonomi të cilen e mbaroj me rezultate të larta.
Gjatë gjithë kohes punoj në Stacionin Hekurudhor të Fierit në detyra të larta. U njoh , u dashurue dhe krijoj familjen me mesuese Zhaneten, mesuese gjuhe e letersie që gjatë jetes e pati dhe e ka jo vetem si bashkëshorte e shoqe jete që linden e rriten fy fëmijë si dy yje, një djalë e një vajzë, por dhe si redaktore e korektore , bashkëpuntore e kritiken e parë të krijimtarisë së tij të gjithëanshme. Se Perikliu gjithë jeten ka krijuar dhe vazhdon të krijoj letersi e art dhe jo vetem në një fushë por në disa fusha të artit . Firma e Perikli Çunit sot ka marrë vulen e qytetarisë si poet, shkrimtar, piktor e skulptor mjaft i suksesshem jo vetem në Fier ku banon e krijon por në të gjithë Shqipërinë. Krijimet e tijë në të gjitha fushat janë të shumta e mjaft të arrira artistikisht çka kanë terheq simpatinë e gjithë lexuesve e shikuesve. Si mjesher i fjalës , penelit e daltes artistike me krijimet e tij të shumta ai ka skalit në memorjen e secilit portretin e një krijuesi të arrirë , të plotsuar e të kerkuar artistikisht që i bën nder vehtes , Libofshes ku u lind e u rrit , familjes së tij të dashur , Fierit, dhe na bën nder dhe ne ish shokëve detarë e kuadro që patem fatim të ndajmë bashkë e të mbushim mushkritë me frymen e njeri tjetrit në Nendetse, i bën nder Brigades Nendetseve e Flotes Luftarako Detare!
Ka botuar dy vëllime me poezi,: “Tinguj jete”, 7 novela,: ” I mbijetuari”, “Tre të shtunat Aniles” ,”Vjeshta e tretë”, ” Shokët” ,”Profecia”, ” Në kufi të lëgjendes”, ” Ku kemi gabuar” ; romanin me tre vëllime;” Historia e dhimbshme e një dashurie” dhe dhjetra e qindra piktura e skulptura më së shumti në dru që e ka më per shpirt por edhe në gur. Perikliu sot është Anëtar i Shoqates Letraro Artistike “”Princi Muzaka” dhe është një antar shumë aktiv e perherë me krijime të reja. Në vitin 1990 si komunist që ishte e larguan nga detyra .
Per tre vjet iu fut tregtisë. Që nga viti 1993 e deri më 2016 punoi drejtor në një firmë private deri sa doli në pension.
Por gjatë gjithë jetes Perikliu se ndau nga shpirti i tij dashurinë per Nendetsen, atë armë mister që që në ditet e para të sherbimit në të iu zhyt thellë në shpirtin e Perikliut dhe nuk doli më prej tij, u zhyt e u mbyt per të mos dal më prej këtij shpirti marinari , shpirti artisti , shpirt atëdhetari të flakët! Ai kujton dhe sot e kësaj dite me një kujtesë të jashtëzakonshme çdo gjë të nendetses: shokët e tijë detarë , kujton e nuk harron dhe komandantet e shefat e tij që e deshen dhe i deshi me zemer per gjithçka bënë per edukimin e lartësimin e tij si detar , si nenujes, si krijues, si shok e si njeri!
I kujton një nga një të gjithë kuadrot e nendetses : kujton e nuk harron komandantin e Nendetses

Tasim Meçe

, komisarin Xhaferr Çera, kuadrot Vladimir Toçi, ingjinier Selim Lala, Çapajev Smokthina, zev/ komandantin Fitim Halili, Çavo Polo, Hysen Kalleshi etj. dhe kur merr vesh se Fitimi, Selimi janë ndarë nga jeta i ther në shpirt aq shumë e kanë dashur dhe i ka dashur.

Nuk e ka ndarë kurrë shpirtin nga Nendetsja Perikli Çuni! Ai u dashuru që diten e parë, u dashuru me Nendetsen që në lundrimin e parë dhe mbeten të dashuruar gjithë jeten! Aq të dashurur qenë e mbeten Perikliu me Nendetsen sa ai e ka vendos foton e Nendetses në desktopin e kompjuterit të tij mes njeezve më të dashur të tij , dy mbesave si yje që sa herë hap kompjuterin dhe i gëzon shpirti tek u buzqesh mbesave e ndal shikimin te Nendetsja: e shikon me nostalgji, mall e krenari dhe sikur bëhet më burrë, më heroik e i thotë vehtes dhe dy mbesave : ja mbesat e mija të dashura : në kët anije mister para 50 viteve ka sherbyer e lundruar në thellësit e detit Adriatik , Jon e Mesdhe dhe unë gjyshi juaj i mirë , Perikli Çuni!
Dashuri marinari, dashuri nenujsash.! Dashuri e lindur në thellësitë e errta e të frikshme të nendetit dhe besnikrisht e provuar si dashuri e perjetshme mes detarit dhe anijes, nenujsit Perikli Çuni dhe Nendetses heroinë!
Faleminderit i dashur Perikli që me pak fjalë se ju meritoni shumë e shumë na bëre të zhytemi në kujtimet e jetes tonë të perbashket të para 50 viteve. Kujtime e shoqëri që s’harrohen kurrë! Ecin vitet e shoqëria e miqësia vëllazrore e nenujsave , sa vjen e forcohet e perjetsohet! Shokë deti!!!!
Mëhill Marku (Ish oficer në Nendetse , bashkëkohes, bashkëlundrues , shok e mik i ish detarit
Perikli Çuni)
+7
Dragusha Ndue, Lola Kola e altri 55
Commenti: 24
Condivisioni: 4
Mi piace
Commenta

Condividi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.