Para se të mendosh hyrjen mendo daljen !!!
Në jetë e në punë kam njohur shumë
Detarë e kuadro burra me emer
Në muzeun e shpirtit i mbaj unë
Siç ruan shqipja folenë e vjeter!
Ashtu si relievi ka fusha,male,kodra
Dhe hapsira ujore ka dete e oqean
Si mal ngrihej mes nesh Qamil Poda
Ky burrë kreshnik që u rrit si partizan !
Sa herë me kët trim bisedonim shtruar
Tek lundronim thellsive nen e mbi det
Na dukej se një sulm partizan kish filluar
Me komandant Qamilin që vriste rrufetë!
Tek fliste i mbahej goja nga emocioni
Se i kujtoheshin shoket që në luftë i ranë
Dhe thoshte: Çohuni shokë s’pret aksioni
Armikun vrite para se ai ka per të të vrarë!
Dhe shpesh ne që të fliste e ngacmonim
Si guerilas trim të na tregonte episoda
I bulzonte balli s’e mundte emocionin
Si dallgë deti dallgëzonte Qamil Poda!
Dhe prap e prap me grep i nxirnim fjalen
Nga 200 aksione guerile si ka shpëtuar gjallë
Eh djem:para se me mendu hyrjen mendo daljen
Ndryshe s’kryhet detyra,të shko jeta falë!
Eh Komandant Qamili,ju shoh ju, kujtoj luften
Kujtoj Vojon, Beqirin, Myslimin e shumë të tjerë
Që debatikas ju e kishi vrarë tuten
Vehten e Atëdheun mbuluet me lavdi e nder!
Dhe sot në amshim duke pushuar
Bashkë me shokët e luftes e të detit
Një patllake prap, prap e mban në duar
Që të ngrihesh e ti dalesh zot Atdheut!
Mëhill Marku
(Kushtuar ish Guerilasit trim e Komandantit të Flotes Luftarako Detare per shumë vite, të paharruarit Qamil Poda që gjithë jeten e tij në luftë e në punë nen e mbi det i kushtoi Atdheut të dashur!
Kam pas fatin ta njoh, të jem vartes i këtij burri me emer të madh, të lundroj e të perfitoj shumë nga jeta e vepra e tij si gjithë shokët e mi e bashkëkohsit e bashkëlundruesit e tij sa na bënte që prezenca , aftësitë , perkushtimi i tij, burrërria ,trimeria e fisnikëria e tij të ndjeheshim dhe ne si partizanë: jo partizanë të luftes si Ai por si partizanë të detit, që aq per shpirt e kishte kët fjalë e emertim Komandant Qamil Poda!)
Shëngjin: 23.06.2020 18:45