=Dasma: si Marathonomaku i fitores!=
=============================
Tek shetisja sot në qytetin tim
Ashtu me maskë si në luftë shternguar
Trishtimin e preu si me shpatë një gezim
Dy të ri martoheshin, qyteti filloi duke gezuar!
Krushqit me makina e zë të lartë borije
Si luftëtaret që kthehen nga një fitore
Në shpirt të secilit u end si gezim fëmije
Jeta po fiton luften me sëmundjen mortore!
Dhëndri kish marrë pamje komandanti
Nusja me flamurin e bardhë si vello veshur
Lajmin se erdh nusja me fitoren e jetes e dha një krisem naganti
Dhe në zemrat tona gezimi i jetes filloi duke qeshur!
Tek i ranë rreth e qark qytetit
Dhe trishtimin e perditshem e kthyen në gezim
Një urim sikur e moren dhe prej Skenderbeut
Në kala valonte flamuri si shqipja në fluturim!
Si Marothonomaku erdhi sot çifti i ri
Dhe lajmin e fitores së jetes na e solli
Gezoni o njerez se do ta mundim virusin e zi
Kuroren me dafina të fitores ky çift sot e mori!
Mëhill Marku
Shëngjin: 26.07.2020 15:50
==============================
(Shenim : foto shoqëruese nuk është e dasmes sotme.)