16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Mhilli Shengjin (Marku)

=TELEGRAMI QË I NDRYSHOJ JETEN
============RAMICIOTIT TORO GABA !==L'immagine può contenere: 1 persona, vestito elegante e primo piano

Po bëhen 52 vjet kur unë, bashkë me shokë të tjerë filluam jeten ushtarake në Pashaliman , në Brigaden e Nendetseve. Tek sillja ndermend ato ditë e ato vite të jetes në Nendetse, tek kaloja një per një kuadrot që gjeta aty dhe të tjerë që erdhen apo levizen, mu shfaq në sytë e mendjes një oficer babaxhan, i dashur , korrekt që sa herë bisedoja unë apo gjithë të tjeret të degjonte apo fliste duke e shoqëruar fjalen me një buzëqeshje çka të bënte per vehte e të ngjallte deshiren të bisedoje me atë si me vëllanë më të madh. Dhe ky oficer ka qenë dhe është : ish shefi i organizimit, mobilizim çmobilizimit në Brigaden e Nendetseve : i nderuari TORO GABA per të cilin ruaj respekt e mirënjohje dhe në vend që ta takoj e të çmallem me atë, po çmallem duke shkruajtur dy fjalë zemre per atë burrë të nderuar , atë lab fisnik sa më duket se sikur e kam perballë dhe po bisedoj e çmallem me atë per të cilin ruaj respekt të veçantë!
Toro Gaba ishte një njeri e kuader oficer korrekt , i perkushtuar në detyren e tij, parimor, i aftë e i palodhur . Edhe pse puna e detyra e tij ishte me shkresa, me lista , me organika, me levizje e qakullim transferime të efektivit , me sigurimin e rekrutve detarë per të kompletuar sipas organikes Nendetset dhe anijet e tjera ai vepronte gjithë gjallëri e pergjegjësi , bënte të pamunduren që në Brigaden e Nendetseve të vinin detarë sa më të mirë, me sa më shumë arsim që ta pervetsonin sa më shpejt e sa më mirë këto anije të mistershme dhe të sigurohej gadishmëria luftarake. Ishte i veçantë , me një memorje e kujtesë të veçantë çka e ruan më së miri dhe sot e kësaj dite ketë kujtesë , sa edhe pse punonte me list e me shkresa, me listëorganikat ai i dinte permendesh me emra detarët se në cilen anije ishte filan detarë e në cilin post luftarak sherbente. Aq sa në ndonjë rast që komandantet e Nendetseve i leviznin detaret nga posti në post luftarak , sipas roleve që u interesonin dhe i thonin Toros se kanë nevojë per një detarë me arsim të mesem per kët apo atë post Toro i thonte se në atë post luftarak ke filan detarë me emer të saktë e me arsimin perkates . Dhe mbyllej kerkesa!!
Toro Gaba ka qenë model i oficerit korrekt me çdo gjë në jeten ushtarake. Ai ka gezuar gjithëmonë e sot e kësaj dite që është në kapercyllin e 90 viteve të jetes tij dashurinë e respektin e të gjithëve. U dinte emer per emer e ua mbante mend ditëlindjet e tyre dhe i uronte.
Nuk e dëgjova njëhërë të bertasë apo të nxehet, çdo detyrë e problem e perballonte me perkushtim. Korrekt me eproret e i dashur me shoket e koleget . Unë kam pas fatin ta njoh nga afer Toro Gaben në Komanden e Brigades Nendetseve kur zyra e tij dhe e Aparatit Politik ku bëja pjesë dhe unë ishin afer dhe sa herë dilja nga zyra e pershendesja me respekt dhe ai më ka dashur e mbajt afer si i ri që isha dhe më inkurajonte per të ec perpara gjë per të cilen të jam mirënjohes o i nderuari Toro Gaba.
Mbi të gjitha Toro Gaba ishte njeri i mirë.
Ai dallohej mes tjerëve ashtu si pa zë per burrërinë e fisnikërinë e tij, me mirësitë që shperndante, si një shok , mik e familjarë shembullorë . Per Toron familja ishte e shenjtë. E donte të mbledhur , ashtu të gjithë bashkë, gezohej kur i shikonte tek rriteshin e merrnin rruget e jetes. Këto mirësi të Toros ishin vazhdë e edukates dhe burrërisë që Toro u mbrujt nga të paret e prindet e tij , si një lab bujar e mikprites si ai, atje në fshatin e lindjes në Ramicen historike e patriotike , Ramicen e luftes per liri e punes per ndertimin e vendit.
Toro lindi në një familje me tradita të larta atdhedashurie e luftarake. Ramica si fshat në qender të Krahines të Smokthines zë një vend nderi në historinë luftarake e patriotike të Qarkut të Vlores e gjithë vendit tonë. Nga fshati Ramicë dolen mbi 100 partizanë në formacionet partizane dhe afro 200 të tjerë në Çetat vullnetare. Ranë në sheshin e betejave 23 deshmorë të Atdheut ku mes tyre edhe deshmori Gani Gaba , vëllai i madh i Toro Gabes per të cilin Toros gjithë jeten e kujton me mallë e dhembje por dhe krenar se ra si trimat kur e kerkoj Atdheu. Në ket mjedis patriotik e luftarak lindi Toro Gaba në vitin 1931. Toro një djal simpatik e mjaft i gjallë per moshen kishte etje per rë lexuar , mesuar e ecur në jetë..Ashtu si prindet e tij dhe Toro është shquar gjithë jeten per bujarinë e mikpritjen e tij. Kur ishte 12 vjeç dhe kishte kapitulluar Italia Fashiste një ditë gjeti në oborrin e shtëpisë një ushtarë italian. E mori e strehoj në shtëpi dhe rrinin e bënin punë bujqësie e blegtorie bashkë me italianin i cili rrinte si fshehur se mos e kapnin . Më vonë italianin e kapen gjermanet dhe nuk dihet sot e kësaj dite se a e vranë apo është gjallë.
Pasi mbaroj shkollen në fshatin Ramicë ,ku Toro dha një kontribut të veçantë per luften kunder analfabetizmit ai duke u ndjerë krenar per traditat luftarake e ushtarake të fshatit të tij nga kishin dalë partizanë e komandant të lartë deri me graden e gjeneralit i lindi deshira të shkonte dhe Toro në shkollen e Bashkuar e të bëhej oficer. Dhe kështu bëri . Filloi studimet në atë shkollë. Mirëpo Toro që fort i ri, në moshen 18 vjeçare martohet me një vajzë 16 vjeçare sa simpatike aq fjalëpak e puntore , bujare dhe fisnike . Kishin gjet njeri tjetren. Në moshen 19 vjeçare , ndersa vazhdonte studimet u lindi fëmija i parë. Pasi mbaroi studimet Toron nuk e emruan në ndonjë detyrë . Nderkohë mbaroj një shkollë 1 vjeçare per veterinar por pas pak kohesh i vjen një telegram Toros nga Ministria e Mbrojtjes që e kerkuan të paraqitej urgjent. Dhe ky telegram i ndryshoj jeten per mirë Toro Gabes. E caktuan në Bazen e Sazanit. Me ndergjegje e perkushtim ai filloj dhe u afirmue si një kuader oficer me ndjenjë të lartë pergjegjsie në realizimin e detyres. Qendroj 10 vjet me familje në Sazan në kryerje të detyrave të caktuara.
Në Sazan u rrit e u zmadhue familja e tij ku i linden edhe 6 fëmijë të tjerë. ( Nuk kishte televizor në atë kohë….. thotë njera nga vajzat e dashura të tijë- Venetike – si me shaka..)
Në vitin 1965 e transferojnë në Brigaden e Nendetseve me detyrë Shef i Organizimit, Mibilizim Çmibilizimit detyrë të cilen e kreu më aftësi , profesionalizem e perkushtim deri në daljen e tij në pension. Në Orikum i lindi dhe një fëmijë: 4 djem e 4 vajza. Një fëmijë i vdiq në moshë të njomë dhe i piklloi prindet e tij por prap gjenin forca per ta perballue dhembjen se e kishin shtëpinë plot. Më 1993 i vdes djali i madh nga një sëmundje e rëndë, por Toro edhe pse i digjte shpirti nga dhëmbja per djalin e tij të madh, tashmë dhe si shok ,që i preu krahet, u gezonte fëmijve të tjerë që tashmë ishin rritur dhe ia lehtësonin sadopak dhëmbjen. Më 1997 një pjesë e fëmijve emigruan jashtë në mergim ku kanë krijuar familjet e tyre . Dhe dallgët e jetes që ndjekin Toron është vdekja e bashkëshortes tijë fisnike e besnike me të cilen linden , rriten e edukuan më së mirë 7 fëmijet e tyre . I preu e i thau krahet bashkëshortja por prap tek e rrethonin femijet e tijë , tashmë të rritur, me nipa e mbesa që i gumzhinte shtëpia qenë si melhem per babain e gjyshin e tyre të mirë, bujar e të dashur si ai..
Ata gezonin e i largonin merzinë babait të tyre dhe ai u lehtësonte dhembjen per nenen e tyre
Baba i dashur, bujar e burrëror , gjysh i dashur e mik u rrallë. Dëshira e Toros t’i shikonte gjithëmonë bashkë , të shkojnë mirë me njeri tjetrin, të gezojnë njeritjetrin. Si lab ramiciot e ka qejf shelegun në hell dhe pak rakinë, ti mbledh si per çdo vit kur vijnë fëmijet nga mergimi të gëzojnë të gjithë bashkë , tu pjek në hell një sheleg e të gezojë me evladin e vet.
Dhe këto ditë që nuk ka qenë fort mirë me shendet tek po bisedonte me Venetiken, vajzen e tij të dashur dhe i kerkoj se a do vinte të takoheshin, të çmalleshin , të gezonin bashkë si perherë dhe i premtoj se po erdhe do ta pjekim një sheleg ashtu në hell!!!
Dhe vajza e dashur , gjithë dashuri per babain e saj i tha : Po babi, veç bëju ti më mirë se sa të permirsohesh ti do vi patjeter e do ta pjekim në hell e do gëzojmë të gjithë bashkë si perherë!.
Dhe unë i nderuari Toro Gaba në vend që të vi e të takoj , në pamundësi per të ardhur e per tu çmallur me ju shkruajta këto rrjeshta që kanë në mbrendlsi të tyre urimin që më buron nga shpirti im: Të kaluara Toro Gaba !
Qofsh jetë gjatë! Të rroni e të gezoni sa më shumë fëmijet tuaj që aq shumë të duan, të gezoni nipat e mbesat per të cilët je e do të jesh aq i dashur e i shtrenjtë!
Qendro si lab i vertetë, si ramiciot me emer!
Shendet e jetë sa më të gjatë Toro Gaba!

Mëhill Marku
(Ish oficer, koleg me Toro Gaba në Brigaden e Nendetseve )
======= Shëngjin: 05.03 2020 19:48====

==NJERIU DETIT T’I NGJAJ JO GJARPERIT !==
=================================

Sa herë në breg të detit dal e rri
Mendimet si dallgët i tjerr, tjerr
Mbeturinat deti pse s’i mba në gji
Po gjithëmonë në breg i nxjerr ?!

Po njeriu të këqiat në shpirt pse i mba
Pse s’i nxjerr e vehten pse s’e pastron ?
I mba ai që shpirt e zemer sterr i ka
I lëshon veç si gjarpëri helmin kur kafshon !

Mëhill Marku
Shëngjin : 01.03.2020 19:20

==ATA NUK I PUTHIN POR I PËSHTYJNË !===
==============================
Kam parë disa të luten , të falen
Të puthin altar , bibël e kuran
Dhe veç sa nga kisha,xhamia dalin
Mëkatnojnë e bëjnë më keq se shejtan!

Të tjerë që mbi kushtetutë betohen
E puthin sikur puthin vëtë Hyjin
Sa ta mbyllin hidhen e terbohen
Ata nuk e puthin por e pështyjnë!

Kam parë dhe detarë të vjeter
Që në anije bënin si detarë të zot
Në breg rrinin s’hynin per t’u larë
Kishin frikë detin , se s’dinin as not!

Unë dhe të tjerë s’shkojmë në xhami, kisha
As puthim kushtetutë, altar,bibël e kuran
Per t’i mbrojt e zbatu ato bëhemi si bisha
Per ato luftojmë e vrasim dhe shejtan !

Nëse je besimtarë a patriot i vertetë
Të betohesh, t’i puthesh duhet ndonjëherë
Nëse do emri yt në kushtetutë,altar të mbetë
T’i zbatosh e mbrosh u bën nder, u jep vlerë!

Mëhill Marku
Shëngjin : 29.02.2020 18:50

=== METAMORFOZA SI PROGNOZA !===
===========================
Prej kohesh e kisha lexuar
Ta them drejt e pa bërë poza
Vonë, vonë fort e kam kuptuar
Çfarë është ajo metamorfoza!?

S’pari kët fjalë e pata lexuar
Te një poezi që pat shkru Fishta
Në vitet ’90 e kam vertetuar
Që kur filloj loja me dy gishta!

Ta them pa lojra se s’jam sofist
Dhe fjalët s’i them kot pa i mat
Në darkë i zinte gjumi si komunist
Në mengjes zgjoheshin si demokrat!

Dhe të rënët per liri s’i lanë rehat
U thanë se luftë e jetë i dhanë kot
Më mirë të flinin me armikun në shtrat
Të mos luftonin do të ishin më patriot !

Kemi parë nga ata që diten ishin parimor
Bënin sikur të tjeret ishin liberal
Naten repart e fabrikë i prishen me dorë
Prishen e dogjen dhe vidhnin çdo mallë!

Kemi njohur dhe disa të tjerë
Pergjëroheshin në parti per tu pranuar
Pastaj thanë:s’na keni kuptuar a të mjerë
Ne do hynim në parti veç per ta demtuar!

Sa shumë kemi dëgju e çna kanë parë sytë
Dhe pasi të vdesim s’kemi per t’i harruar
Sot bënin se si ata s’kishte një të dytë
Mëngjezi i zgjonte krejtësisht të tjetersuar !

Dhe unë gjatë jetes shumë kam ndryshuar
Jeten e pashë në zhvillim,s’jam dogmatik
Por fytyrë e karakter kurr s’i kam ndërruar
Të miren e të renë i kam dashur,i dua or mik!

Dhe nëse na quajten si dru i pagdhendur
Se nuk bëmë e nuk bëjmë kurr si ata
Atëdheut gjithëmonë gati i jemi gjëndur
Ecim ditënatë e koken s’e kthejmë prapa!

Tani e di mirë se çfarë është metamorfoza
Dhe njerzit tamam si stinët më ngjasojnë
Metamorfoza është krejtsisht si prognoza
Ca lulëzojnë si behari,ca si dimri dimrojnë!

Mëhill Marku
Shëngjin : 27.02.2020 21:11

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.