-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Mihal Monka

Faleminderit Mirditë!
Faleminderit Selitë!
Mirdita është bujare me të gjithë ata që trokasin si miq!
E kam të fiksuar se edhe “qentë” nuk lehnin kur miku vinte nga dera e kullës, dhe kjo në besë të bujarisë, në moral të traditës, në krah të mikpritjes e përcjelljes, në mirseardhjen e pa shoqe, ku shikimi ishte sy për sy dhe komunikimi fjalë për fjalë.
Të flasësh për Mirditën dhe kryesisht për Selitën që shkoj fare pak kohë më datë 29 maj 2020 e nuk ka nevojë për provë, e më duket se është e pakët, fjalët për të nuk kanë mbarim.
Mirdita jo vetëm që ka histori sepsee ka vulosur shtetformimin, por duke mos qënë kompetent nuk mund të flas, sepse kanë folur dhe kanë shkruar shumë burra të ditur të Mirditës.
Por me kopetencë flas për bujarinë, mikpritjen, zemërmirësinë, kalitjen e karakterit, por të gjithave dhe të tjerave vlerave u jep një hije madhështore dhe vello të shkëlqyer se Mirdita është një ndër zonat më të bukura që mbart Shqipëria, megjithëse ka edhe të tjera, por Mirdita ndryshon. Vërtet është krenari!
Mirditën e përjeton, ajo të futet në zemër vetiu e nuk të shkulet!
Po unë që jetova 12 vjet, e aq më shumë 8.5 vjet në Selitë si mundet të më shkulet?!.
E kisha jetuar mrekullinë, por më shumë e përjetova sapo u futa në zonën e Selitës pas 32 vitesh e në Qaf Pëllumbth takova banorin e parë në këtë ditë rruge drejt Kunorës ku kisha destinacionin me mikun tim nga Lushnja 77 vjeçar.
Më la shumë mbresa takimi të cilën e kam përshkruar.
Gjithçka e mirë vërtitej rreth meje, e ndjeja në shpirt, e prekja me zemër!
Vërtet është një mrekulli, kur natyra buzëqesh, ajo është e mbushur plot dritë e të hap krahët e ngrohtësisë së mikpritjes.
Nuk di se si ta shpreh dashurinë!
Më kishte marrë shumë malli!
Bukuria e shpirtit të mirditorit dhe të selitasit është e vërtet, është realitet!
Ajo është e shenjtë!
Ah sikur të kisha lindur aty!
Por këtë privilegj e kanë dy djemtë Ermoneli dhe Eglnati. Dhe me shumë dëshirë sikur të kishte lindur në Selitë djali i vogël Entjoli, student në arktitekturë, ka rrugëtuar në korrik 2018 me biçikletë nga Tirana për në Lurë, e me shokë do mbillte pisha, por nuk e realizoi se në qaf Pllumth e ndalën djem të Selitës, -se je në bes tonë, rruga ka të paritura, pasi mbaruan punë e kthyen dhe unë e prita në Livadhin e Turkut.
Dhe ai nuk rri pa e përfunduar misionin e tij sepse dhe ashtu si ishte qyteza e Kurbneshit, i la mbresa të shkëlqyera.
Zoti ti bekojë bijtë e mij të mrekullueshëm!
Destinacioni ishte Kroi i Bardhë që e njoha në ato vite sa munda!
Duke ecur në rrugë tepër të amortizuar, zbresim nga qafa e Pëllumthit dhe gjarpëron mes rrugëve rrethuar me pisha, afrohemi pranë një kthese, që quhet kthesa e minierës, nga e cila kanë dalë tonelata me mineral, nuk ka mbetur më asgjë veçse rrënojave. Eh kur pash fabrikën e pasurimit, qytezën e Kurbneshit ku kemi shumë kujtime. nuk e lija që miku ta ndjente këtë shtepërsi. Atë e tërhoqi jashtëzakonisht bukuria e natyrës.
Vetiu hodhëm sytë lartë e miku vetëtimthi më pyeti se çfarë është ajo majë e lartë, e na duket kur na shikon? Ah i them, -ai është Guri Gjon dhe sa e pash më duket sikur më thirri fort, -ku je mor burrë, ke humbur, të kemi dashur, si na harrove dhe pa dashje frenova makinën sapo kalova në stacionin delektrik.
E Vrojtova me kujdes a mu duk sikur ai u gëzua dhe më thotë,- Mirëserdhe e tregoja mikut se çfarë mirësish mbajmë Ne!
Dhe mikut I tregoj.
Në mes të malit të Didhes e të Kunorës ndodhet një burim uji që njihet me emrin: Kroi i Bardhë. Ujët e Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej shumë vitesh, qysh para vitit 1978 kur kam shkuar me shërbim në këtë zonë, nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme.
Kam lexuar se gjithnjë është folur për rëndësinë e një investimi me projekte, e të organizuar nga shteti në këtë pikë turistike të rrallë, që nënkupton ndonjë kamping, hotel e mjedise të tjera më komode për frekuentuesit, por deri sot nuk është realizuar diçka e tillë.
Por i them mikut, njeriu i këtyre anëve është i përsosur, shumë reagues, atë që nuk bën shteti e bën vet dora dhe mëndja e tij dhe ja do ta prekim, do ta shijojmë!
Vendburimi i Kroit të Bardhë është 1350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra/min dhe temperaturë 3-4°. Uji kalon nidis shkëmbinjëve ultrabazikë, duke përfituar përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km në lindje të Rrëshenit. Kështu më tregonte edhe kilometrazhi i makinës.
Vazhdon…………
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.