Leqet e kembeve u dridheshin tutoreve ne qarkun Fier ne vitet 2000-2002.
Gruaja eshte Nene, Moter, Bashkeshorte, Nuse djali, Mbese, Mike. Vleresimi dhe mbrijtja e saj eshte fusnikeri, qytetari, zhvillim. Poshterimi i saj eshte tragjedi i shoqerise, regres ne zhvillim e perpaim.
Trajtesa ndodhish tragjike për shoqërinë shqiptare, të cilat janë ngulitur thellë në mëndje dhe zemra rri gjithmonë e pikëlluar.
Te intervistuara 850 viktima te trafikut nga bota e brenda vendit per nje periudhe kohore DY vjet.
1/5 e kriminalitetit ne kete fushe te proceduara ne raport ne shkalle vendi, grupe te rrezujeshne kriminale te goditur nga rrethe te ndryshme.
Një pjesë e tyre ishin me banim jashtë qarkut të Fierit, ato jepnin adresën sikur banonin në qëndrat administrative të këtij qarku. Kjo kishte domëthënien e vet se rrjeti i trafikimit e kishte qendrën në këtë qark.
Mjaftë skena rrënqethëse krijoheshin.
Si mund të harroj me kolegë;
– Vajzën M.N.Ll nga një fshat i thellë i Lezhës, në afërsi të Mjedës, e cila spjegonte se: ” Ishte nga Kosova, më është djegur shtëpia dhe të gjithë pjestarët e familjes, jetoj me djalin e xhaxhait tek ish fabrika e orizit në Vlorë “.
Bashkëpunomin për rreth 4 ditë me policinë e Vlorës, predispozicioni i tyre ishte maksimal. Nga verifikimet, ajo që spjegonte vajza nuk konfirmohej dhe se e vërteta ishte krejt ndryshe. Duke parë ambjentin e ngrohtë, komunikimin e sinqertë, këmbënguljen tonë, pas 4 ditësh ajo spjegoi, se : ” Ishte fejuar dhe martuar sipas zakonit me një djalë nga Shkodra, edhe me mirëkuptimin e familjeve kishin shkuar për të jetuar e punuar në Gjermani. Katër vjet më parë ishin ndarë, ajo kishte njoftuar familjen dhe sipas saj, familja e kishte kërcënuar që të mos kthehej e gjallë në Shqipëri se na ke korit. Rreth 3 herë ishte kthyer në Shqipëri , e shoqëruar në polici, dhe me ndihmën e personave të ndryshëm, edhe tutorë shkonte në Itali. E gjallë nuk kthehem në shtëpi- shprehej e gjora vajzë”.
Njoftuan drejtuesit e K.P. Lezhë, brënda 12 orësh nga njoftimi i jonë, erdhën me fugon rreth 8 pjestarë të familjes së saj në D.P.Q. Fier. Me që vajza nguronte, kontaktin e organizuam befasisht dhe kuptohet që malli është aq i ndjeshëm sa mposht çdo cen negativ të marëdhënieve.
-Vajzën V.B. nga një qëndër administrative e Fierit, të cilën qysh në moshën 13 vjeç trafikantët e kishin marrë forcërisht dhe trafikuar në Itali për qëllime fitimi.
Familja nuk kishte dijeni për rreth 8 vjet mbi fatin e saj. Është detyruar motra më e madhe të merrte rugët e Italisë në kërkim të saj. Kjo e fundit ishte shoqëruar njëherë në polici, gjatë investigimit nuk pranonte trafikimin. Është shoqëuar për të dytën herë, denoncoi realitetin e hidhur si për të motrën e ndaj vetes, e cila u trajtua në qëndër. Pas dy ditësh shoqërohet e motra e vogël e cila jepte emër të rremë, edhe këtë e trajtuam në qëndër, pa ditur se aty ishte dhe motra e madhe.
Ato u kontaktuan papritur me njëra tjetrën, dhe kuptohet një takim i tillë pas 8 vjetësh, pikëllimi i tyre ishte i madh, përmallja i mpiu aq shumë sa punonjësja sociale që i trajtonte u shqetësua.
Pas përmëndjes motra e vogël tregoi tmerret që kishte pësuar duke akuzuar 5 tutorët që ishin me banim në rrethet Lezhë e Laç.
U bashkëpunua me strukturat përkatëse të policisë, megjithëse vajzës, tutorët i kishin dhënë emra të rremë, u identifikuan dhe u proçeduan.
– Vajza I.T. nga qyteti i Lushnjes, duke punuar kamariere në një lokal të këtij qyteti, mashtrohet e largohet nga vend banimi pa adresë, familja e kërkonte për rreth 7 vjet.
Pronarin e lokalit ku ajo kishte qënë e punësuar nuk e kishte luajtur askush nga specialistët ku e ëma ishte ankuar. Duke mësuar se në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier po funksiononte një qëndër trajtimi e rehabilitimi, e ëma merr takim me specialistët që administronin këtë qëndër, sqaron gjithçka që lidhej me vajzën.
Puna intesive bëri që për një muaj u sigurua informacion i saktë për vendodjen e saj në qytetin e Fierit, u gërshetuan masat legale me ato ilegale, me preteks të justifikuar u ushtrua kontroll në banesën ku ajo mbahej e strehuar për një periudhë të gjatë kohe.
Përballuam një ngarkesë të lartë psiqike deri sa ajo u qetësua, aktualisht ka jetën e vet dhe mban lidhje të rregullta me familjen.
– vajzën E.K. nga një qëndër administrative e Beratit e me banim në Elbasan, kishte mbi 4 vjet që ishte larguar nga familja në drejtim të Italisë, ishte kthyer në Shqipëri 3 herë duke u prezantuar me emër të rremë.
Pas një investigimi këmbëngulës, ajo tregoi realitetin, sepse nga familja ishte “larguar” nga tronditja e jetës bashkëshortore të prindërve.
Babai kishte emigruar në Greqi për të grumbulluar të ardhurat e nevojëshme për gjetjen e vajzës, me njoftimin e bërë ai erdhi brënda 24 orësh dhe vajzën 21 vjeçare e mbante mbi dy duar të shtërnguar fort në kraharor sikur ajo të ishte 2 vjeçe.
Nje konsum teresor i energjive mendore, vetem nje psikolog e psikiater din ta spjegoje se cpasoja sjell.