12.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Mihal Monka

Jeta jetohet me dashuri!
Si bashkëshortë, asnjëherë nuk na ka vajtur mëndja të kursejmë për shkollimin e fëmijëve, sepse kemi menduar se padija e injoronca kushtojnë më shtrenjtë!
Dhe e jetojmë Jetën vetëm me Dashuri!
Kjo është pasuria jonë më e madhe.
Emocioni më dinamik që njeriu mund të përjetoj, elementi më thelbësor i qënies njeri, ndjenjë e fuqishme dhe e thellë, e zjarrtë dhe e pastër, energji e fuqishme dhe e pafund që depërton deri në poret më të imta të qënies sonë, duke na rrëmbyer trupin e shpirtin… është ndjenja e quajtur; -DASHURI!.
Ditët në vijim të këndëshme ju uroj miq të nderuar!
Nje vit te mbare ju uroj.
“”””””””””””””””””””””””””

Ohh, si është kjo botë?!.
Botë me shumë ngjyra!
Botë me shumë fytyra!
Botë me shumë mëndje!
Botë, me shumë të ndenjura ti je!
Si realitet e paraqet gënjeshtrën,
Nga njerëz që ta fërkojnë krahun,
E më pas ta ngulin pas shpine,
E këta janë kameleonë të vërtetë!?.
E ata dijnë vetëm të buzqeshin,
E pa e kuptuar të kafshojnë si nëpërkë,
Ah moj botë e marrë dhe e ndyrë,
Këta njerëz, a kanë ndonjëherë një fytyrë?!.
Gjithë ditën e ditës, luajnë me ty o bot interesi,
Ndrrojnë role e xhamadane,
Asnjëherë nuk ndjejnë dhimbjen,
E nuk e njohin atë asnjëherë.
Ata të lëpihen përballë,
E fërkojnë duart prapa teje,
Kënaqen me fatkeqsinë tënde,
E asnjëhera nuk ta lehtësojnë, por vetëm ty ta shtojnë.
A kur u bie n’kurriz tyre,
Si të lëpihen e bëhen petë,
E kush s’i njeh, thotë s’ka si këta,
E mjerë kush që i kemi bela.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.