Nuk ish aspak dimër, as nata pat rënë e plotë,
Thjesht përplasja këmbët e duart kryqëzoja.
Drithërimat mbushnin shpirtin tim të etshëm, bosh,
Ndërsa përfytyrimi mbetur te sytë që prisja të shikoja.
I kam urryer vonesat për të gjitha gjembat e takimet
Por ato çaste sepse botën idiote të përmbysja doja
Ti nuk dukeshe aspak, bukuri e marrë, me gjithë tundimet,
Vetmia thellohej çdo sekondë që kapërceja, kaloja.
Nuk e di përse qeniet si ti kanë forcën e diktatit, sundimit.
Të mposhtjes së krenarisë, arsyetimit, durimit,
Një grua aq e zakonshme shpesh ngjan me një perëndi,
Një zonjë e madhe në sallonet mondane të kohës së mallkimit.
Nuk ish aspak dimër, vjeshta çaponte ngjethshmë, ngadalë,
Unë prisja fantazisht i ngrirë drithërimat e hapave të saj..
_______________________________