12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Mihallaq Qilleri

LJUIS LJAK- poet spanjoll
U lind më 1948
______________________
V A L Ë T
Sa do të më pëlqente
të shihja kurmin tënd
të zhveshur e të shndritshëm
tek thyhen valët në breg.
Sa do të më pëlqente
flokët të t’i përkëdhel,
të ta përthaj lëkurën
me buzët bërë eshkë.
Zili i kam stërkalat
që të mbështjellin rreth
xheloz jam edhe për diellin
që me shkëlqim të vesh.
Sepse pranverë janë
valëzat që ti ngre
dhe unë jam pema e etur
që rri e pres në breg.L'immagine può contenere: una o più persone, oceano, acqua, cielo, spazio all'aperto e natura
__________________
LIQENI I SHPIRTIT..L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
-ripublikim-
Mund të ishe edhe det. Oqean mund të ishe,
Por unë të përfytyroj vazhdimisht
Një liqen Lure në thellësi të vetvetes,
Ku reflektimi i pishave të larta,
Më jep ndjesinë se ekzistoj..
Ti më mbush shpirtin me freskinë e fjalës,
Dhe frymën e ashpër ma zbut, ma tret, ma largon,
Me sytë dhe frymën tënde të pashoqe,
Me buzët-kadife që aq shumë i ëndërroj.
Kur ikën ti, mua me shterojnë burimet e freskëta
Të mendimeve, e vargjet thahen si copa lëkure
Që nuk i ka parë dielli kurrë, as hëna jo,
Dhe jeta ime mbetet si një truall i ngrirë,
Në brendësi të shpellave karstike.
Mund të ishte edhe vullkan
me çmendurinë
E shpërthimeve të befta magmatike.
Të përmbytje shpatet e kujtimeve të mia,
Me gjuhë-flakësh të pakuptueshme.
Zjarr mund të ishe e përvëlim torturues,
Mund të zgjoje gjithë dëshirat enigmatike.
Dhe arratinë të merrja pas teje në shkretëtirën
e etjes.
Por jo..Ti je liqeni i shpirtit tim të trazuar
Dhe unë qëndroj e të sodis, të sodis brenda vetes.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.