13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Mihallaq Qilleri

PABESI E HESHTUR, ZONJË!

Ka një fund dashuria e çmendur, e di;
Ka një fund ëndërrimi, edhe këtë e di;
Ka një fund dhimbja, gëzimi, tretja,
Ka një fund ankthi, intimiteti, malli,
Ka një fund mashtrimi, zonjë, përsëri…
Por asgjë nuk ndodh njëherësh, rastësisht,
As vet vdekja nuk nuk ia beh, ashtu kot..
Këtë grumbull heshtash, thikë-thikë, të ndarjes,
Këtë vrer të akullt papritur, klithma, pa lotë,
Këtë pabesi të heshtur, zonjë, nuk e gëlltit dot.!
Ka një fund dashuria, dhimbja, gëzimi, e di.
Ka një fund përbetimi, fjalët gjithë zjarr,
Por këtë grumbull thikë-thikë të ndarjes,
Këtë qelb të mbledhur fshehtas, me të pabesë,
Vështirë se e tejkaloj, zonjë, ta pranoj, ta tres.

Mblidhi retë e shpërfilljes një çast në qiellin gri,

Lësho vetëtima, bubullima dhe pastaj shi,

Dëborën tufan vërshoje mbi shpatullat e mi,

Përmbyt botën e dëshirave me egërsi,

Dhe pastaj ma thuaj, zonjë, ma thuaj,.. ti e di sesi..

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe bizhuteri

LE TË DIGJEMI
– në ditët tragjike të pragvdekjes-
Dy zjarre të largët jemi por flakët tona përpijnë qiellin,
Hapësira mavi mespërmes ndan shpirtërat tanë,
E errët, e turbullt, tinzare mbi ne vetëtima lëshon,
Si një det fantazmash pa fund, kërkon të na shuaj.
Dhe ti që mendohesh matanë yjeve të fikur të janarit,
Me trishtimin e pagojë të mosqasjes, të mosbesimit.
Unë psherëtimat përtyp në bregun tjetër të shkëndijave.
Le të digjemi vrullshëm prej fjalëve të fshehura,
Le të tretim ndjenjën me frikën e turbullt nga morali,
Le të shuajmë gjakun e mbetur me verën turbulluese
Të dremitjes dhe ankthit, dëshirave të trupit.
Le të vlejnë vështrimet tona, një këtu, një atje tutje,
Për të ndriçuar një pjesë të prekjes, mornicash fatale.
E vërteta e shkrirë gojë më gojë çapitet si brengë;
E vërteta me mbulesën gri të antiligjit mbëshillet,
Zjarret tona kanë, veç, flakën e butë të dhimbjes,
Dashuria ikën si shkëndijat që shpojnë qiellin e zi,
Paçka se varrmihësit enden si në kohë të kolerës,
Gropa mendimesh të dlira çelin në ditet-mërzi.

Le të shpupurishim flakët për të ndriçuar edhe pak natën,

Dhe pastaj të shuhemi në detrat e thella të kujtimeve..

Të digjemi do të thotë se kemi jetuar një copë herë,

Përkundër moralit të kalbur të varrmihësve fatzinj

Që kurrë nuk e mësuan se jeta është veç dashuri.

______________
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.