7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Mikel Gojani

SYRI I SKËNDERBEUT SIKUR FOLI: EDHE PAK DRITË E KËRKON MËMËDHEU
1.
NJË YLBERZË NGA PRISHTINA
U NIS PËR NË VLORË
BASHKË ME NËNËN DHE BABANË
ATË MËNGJES NË KOSOVË
BINTE: BORË-BORË-BORË…
NDËRSA KUKULLËS I THA N’VESH:
TI GJITHMONË DO T’JESH ME MUA
JE E VOGËL – JE E BUKUR
SI N’KOSOVË – SI N’SHQIPËRI
UNË NJËSOJ TË DUA.
2.
Në Krujën legjendare
Bëmë një shëti –
Pak nëpër qytet
Më shumë nëpër histori.
Shpatën e Gjergjit
Preka një mesditë,
M’u duk që krejt Kosovë
Që i bëri dritë.
Në Vlorën time
U rrit dhe zemra ime!
Mbi kreshtat e fort
Të qytetit të ILIRISË
Shqiponja me FLAMUR
Dritë i bën Shqipërise.
Shpeshherë mbi Vlorë
Dikur pati rënë dënorë.
3.
Në Sheshin e Madh
Në Tiranë
Mu duk pak i pikëlluar
SKËNDENDERBEU,
Syri i tij sikur foli:
Edhe pak dritë e kërkon MËMËDHEU.
“”””””””””””””””””””””””””

Takim gjatë Panairit të librit “Tirana 2022”
Me Gjon Markun, një zë i fuqishëm i botës letrare dhe studimore
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme
Gjon Marku është një krijues i spikatur nga Rrësheni i Mirditës. Gazetaria, romani, tregimet, publicistika dhe esesistika, përbëjnë substancën e opusi letrar të tij. Nuk janë pak vepra letrare, studimore, eseistike dhe publicistike që skalisin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, manifestime, tribuna dhe sesione të ndryshme shkencore, ka marrë pjesë dhe është dëgjuar me kërshëri fjala e tij.
Shkrimtarin dhe studiuesin e spikatur, Gjon Markun, unë e njoh qysh herët. Si emër kisha dëgjuar shumë herët përmes shkrimeve dhe publikimeve të tij, ndërsa në vitin 2008 pata fatin që në gazetën e përditshme kombëtare, Bota sot ta bëj një intervistë, e cila u mirëprit kudo botohej dhe shpërndahej gazeta. Intervista mbante titulli: “Është fat i madh që vendi ynë ka një kolos të letrave dhe letërsisë si Ismail Kadare. Botimi i kësaj interviste dhe komunikimi me Gjon Markun krijuan mundësitë që të njihemi edhe më afër dhe ky komunikim dhe bashkëpunim gjithnjë u vazhdua deri me sot.
Qysh atëherë unë kam përcjellë këmba – këmbës veprimtaritë letrare, studimore dhe publicistike të Markut, çka më kanë mundësuar që profilin e tij krijues ta njoh nga afër.
Për veprat e Gjon Markut duhet thënë se ato cilësohen me një stil të ngritur e të pasur poetik dhe përshkohen me një ndjeshmëri lirike, prandaj edhe vlerësohet ndër shkrimtarët më lirikë në letrat shqipe.
Veprimtaria tregimtare dhe romanore e Markut përvijohet përmes një kategorie të tërë personazhesh, përmes një sfodni të gjerë të realitetit artistik që imponohet më kreativitet shumëdimensional. Opusi i tij i gjerë i tregimeve dhe i romaneve dëshmon për një individualitet krijues të rëndësishëm si në llojshmërinë e dukurive të trajtuara, ashtu edhe në shtrirjen e atyre dhe në mesazhet poetike që ngërthejnë veprat e krijuara nga ky shkrimtar dhe studiuesi veçantë.
Me bindje themi se Gjon Marku vijon të mbetet një personalitet i spikatur nga lexuesi edhe kritika letrare për origjinalitetin e spikatur artistik, si dhe për kontributin e shumanshëm në lëmin e letërsisë publicistike, esesistike etj.
Tiranë, 19.11.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.