23.5 C
Tiranë
E martë, 12 Maj 2026

Mikel Gojani

Na iku Bardhi shpirtbardhë…

Miq të dashur,

Mbrëmë pati kufirin e jetës dhe u shua përgjithmonë miku ynë i shtrenjtë, pishtari i dijes dhe i arsimit, Bardh Përgjoka, nga fshati Zllakuqan të Komunës së Klinës.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëMikel Gojani, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

La shumë dashuri te familja e vet së pari, por edhe tek të afërmit, që i kishte të shumtë, tek kolegët, nxënësit, që i deshi dhe e deshën shumë; nga ajo dashuri që mbetet gjatë në kujtesë.

Bardhi ishte një pedagog i vyer, burrë, bashkëshort, prind, ishte një shok e mik i urtë dhe shumë i devotshëm. Ai ishte një njeri shume human, dashamires, mikpritës dhe shume punëtor. Kujtimi se Bardhin e kishim të tillë, e shton dhembjen e familjes, të afërmve dhe timen, si shok, koleg, vëlla… deri në padurim.

Bardhi, emrin e mbante Bardh, i bardhë ishte në shpirt. Kishte një shpirt që rrezatonte dashuri, buzëqeshje, harmoni…

Iku, na la të pikëlluar, por edhe me ndjenjën e krenarisë për vlerat dhe virtytet që rrezatonte shpirti i tij. Prandaj, nuk mund t’i them lamtumirë Nuk kemi lamtumirë për Bardhin. Krejt fryma e tij ishte arsim, dije, dashuri, humanizëm…

Bardh i shtrenjtë,
Me virtytet tua të larta njerëzore dhe me personalitetin tënd tepër unikal, Ti i sigurove vetes një vend nderi në historinë e pedagogjisë sonë. I pajisur me dije të gjerë e të rrallë, me ide origjinale e me pikëpamje të qarta, Ti do të mbetesh pishtar i shenjave emblematike në historiografinë e arsimit dhe të edukimit pedagogjisë shqiptare.
Me kohë u ngjite lart, shumë lart në majat e dijes dhe të arsimit kombëtar, i veçantë nga të tjerët, për të mbetur emër i pashuar.
Mësuesi Bardh,
Kohëve të fundit u përballe me sëmundjen, por kurrë nuk u ligështove, kurrë nuk u dorëzove, kurrë nuk lëshove asnjë psherëtimë për të ikur nga kjo botë, prandaj të gjithë të dashurit e tu u mësuan me besimin dhe durimin tënd. Ti ishe pishtar i jetës jo i vdekjes.
Miq të dashur,
Mbrëmë, të gjithë ne, humbëm një njeri me shpirt të madh, humbëm një personalitet me vlera dimensionale të shoqërisë sonë, një intelektual që me përkushtimin e tij jetësor i dha aq shumë arsimit shqip, vendit të tij.
Bardhi jetoi pjesën më të madhe të shekullit 20, shekull gjatë të cilit populli ynë ishte në përpjekje të pandërprera për të fituar dinjitetin, të drejtat legjitime dhe lirinë kombëtare.
Ishin kohë të vështira.
Veç luftës politike, kërkohej edhe diçka më shumë.
Kërkohej ngritje shpirtërore, kulturore dhe arsimore e popullit tonë.
Bardhi ishte ndër të hershmit që shkëlqeu në këtë drejtim. Fillimisht nisi t’i mësojë fëmijët e shkollës fillore Ismet Rraci të Klinës, më pastaj për shumë dekada ata të shkollës fillore Atë Sh. Gjeçovi të Zllakuqanit.
Pata fatin të punoj për shumë vite me te në shkollën e Zllakuanit dhe penge më mbesin shumë kujtime nga jeta jonë e përbashkët.
E kisha shok, koleg, vëlla…
Me nxënësit, të cilët i donte shumë kishte një takt unikal të një edukatori dhe pedagogu. Punonte me zellin më të madh që këta breza të marrin dije.
Në këtë mënyrë, mësuesi Bardh, la shenjat e tij në rrugën e nisur mbi një shekull më parë nga rilindësit, rrugën e ringritjes kulturore dhe arsimore të kombit tonë.
Në një kohë të zymtë, kur regjimi jugosllav, na mohonte me dhunë policore dashurinë për shkollën, atdheu, mirë dashurinë për dijen, atdheun, Shqipërinë, u mbëltonte në shpirt fëmijëve që i mësonte.
Ishte plot entuziazëm.
Thoshte se liria më ka bërë edhe njëherë djalë të ri.
Kishte një cilësi të rrallë: më këdo që takohej transmetonte energji, shpresë dhe frymëzim.
Gjithmonë mbeti i tillë, optimist i pandreqshëm dhe idealist i pathyeshëm.
Ai e përçmonte pesimizmin, sepse pesimizmi është formë e dorëzimit para realitetit të keq.
Optimizmi dhe idealizmi nuk ishin teke personale të tij.
Ishin zgjedhje që i kërkonte koha në të cilën jetoi dhe veproi mësuesi Bardh, sepse pa idealizëm nuk do të mund ta bënim të lirë Kosovën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe veprën e tij në shërbim të familjes, arsimit dhe atdheut.
Lamtumirë, miku im Bardh!
Të qoftë e lehtë Lëndin!

Zllakuqan, më 22.12.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.