10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Milazim Kajtazi

Udhëpërshkrim!
Vizita kesaj radhe në Suedi ishte diçka e veçant dhe emocionale qe dua t‘jua rrefej dhe ndaj me ju !
Kesaj radhe udhtuam unë me gruan tim Nebin dhe djalin Valonin dhe pikerisht para 30 viteve po ashtu kishim udhëtuar vetem ne tre kur leshuam Kosovën në vitin 1992!
Valoni atë kohë kishte vetem një vitë e gjysmë ndersa ne ishim të sa po martuar dy vite me parë!
Gjithëkohen gjatë udhëtimit por edhe qendrimit në Suedi ishte një ndjenjë e veçant për mua dhe Nebin e qe edhe e bisedonim dhe e krahsonim atë rrugëtim të para 30 viteve me udhëtimin e pas 30 viteve!
Natyrishtë se dallimi ishte diametralishtë i madhë dhe i ndryshem por ndjenjat tona ishin të njejta!
„-Sa jam e emocionuar kur po me kujtohet se pikerisht para 30 vite kishim udhëtuar vetem ne tre të njejten rrugë bashkë kur shkuam në Suedi!“-tha se pari Nebi qe ju mbushen sytë lot mbrapa në kerr!
Ra heshtje!
Valoni si duket nuk e kishte vemendjen aty!
Ai qe në fillim na tha se unë nuk mund të vozisë një kohë sepse kam me punu ende dhe kishte qitë Laptopin në preher dhe ishte i koncentruar në punë!
Unë me timon në dorë kisha fluturuar dikah kujtimeve të asaj kohe dhe për ta thy heshtjen dikur ju drejtova Nebit:
-E sheh dallimin tash me atëkohë, Neb; sa për ti dhanë pak kurajo!?
Tash shkojm në shtëpi tonë e ai Valoni i Autobusit të rrugëtimit kater ditë e kater netë tash po punon online ulur në kerr!
E ke paramendu këtë gjë ndonjëherë kur dolem ato vite!?
Qe çka ashtë jeta grua me sfida interesante nga refugjat me një strajcë me pelenat e tij dhe pak bukë sa me na qitë në Suedi e sot ky punon ulur në kerr!
Me na pas than dikush se ka me ndodh kjo a kishe besu!?
Bisedonin rrugës dy refugjat me emocione tek sa djali i tyre i para 30 vite merrej ende me punet e veta në Laptop dhe dikur u ndalem me marr derivate në një pikë karburanti!
Si për dreq në gjithë keto kujtime e emocione mu kujtua diçka, por me ble akullore ishte ftohtë dhe bleva një Red Bull!
Kur u futa në kerr Valonit qe ende punonte i ra në sy Red Bulli!
„-Pse bab ke ble veç një a neve na ka goja lesh a!?“-dhe po donë me dal me ble edhe dy tjera!
Jo bab s‘po del me ble se edhe unë kam mund me i ble tre copë por ka një gjë ketu pse kam ble vetem një copë!
Deshta me ble një akullore por është kogja ftoht e e bleva këtë Red Bull dhe do ta pimë se bashku e ta kujtojm atë akulloren e Ulricaham-it të para 30 viteve kur ta blenim ty një e ne dy e lepinim nganjëhere!
Tash ti pije Red Bullin e neve na e jep nga një ngerrqam!!!
…….
……
Kur erdhen pas një jave nga Finlanda Lena me Morean ❤️ e gjysherve na u dukë se na u ba Valoni edhe njëherë i vogël!
❤️ e gjysherve Morea tanë kohen sikur me ditë vetem me gjyshërit rrinte dhe luante madje edhe gjumin e bëmë njejtë sikur para 30 vite, unë Nebi e Valoni(Morea)!
Ehhh si është jeta sa e bukur aq edhe interesante!:-)
“””””””””””””””””””””””””””

Gjithëhere qe kur kam leshu vendlindjen friken me të madhe e kam pas tek asimilimi për dallim me pas qendru në vendlindje!
Kisha pas gabuar keq dhe isha frigue kot!
Të një mërgimtar qe ruhet shpirti dhe ndjenja kombëtare nuk ka asimilim prap për dallim nga vendlindja qe atje me shpejtësi të madhe po humb kjo gjë!
Edhe tek fëmijët e mërgimtarve shoh këtë shpirt dhe ndjenjë atdhetare për vendlindjen e prinderve!
Ndoshta për nga edukata, gjuha e kultura ndryshojnë por po marrin edukat dhe kultur të mirëfillt evropiane, në krahasim më të rinjët në vendlindje!
Me çfarë kulture po ruhet identieti dhe shpirti kombëtar sot në vendlindjet tona Kosovë e Shqiprëri!?
Me cilen kultur po ushqehen atje!?-pytje me një pergjigje të dhimbëshme!
Nuk ruhet identiteti dhe shpirti kombëtar me kultur të huaj o shqiptart e mi!
Nejse thash isha frigue kot për vehte dhe mërgimtarët ani se edhe ketu ajo rrymë ka deportue tek disa t‘pa tru por se me rritet frika e humbjes se shpirtit kombëtar në vendlindje këtë se kam mendu kurr..!
Grahni bac grahni por një ditë do ta paguajm shtrejt si popull ashtu si e paguam nder shekuj!!
Veç qe ta dim jemi popull falco, nuk jemi aspak kombëtar
Mjerim me ato darka e iftare rrugëve e sallave !
Juve ju bekoftë Zoti e ju den
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.