Fushë Kosovës ju shtua dhe një biznes nga Shqipëria,i cili udhëhiqet nga një zonje Pukjane shumë e sukseshme .
Sot e vizitoj këtë biznes Ambasadori i Shqipërisë z .Qemal Minxhozi ,gjithashtu të pranishëm ishin ,zyrtar te Komunës F .Kosovë ,Kryetari i SH.H.Medvegja për Kosovë Profesor Gani Krasniqi,përfaqësuese e shoqërisë civile Mimoza Abrazhda ,kryetari i Transportit të udhëtarëve për Kosovë Ruzhdi Kurtishaj ,Biznesmenë e të ftuar të tjerë të fushave të ndryshme .
Ambasadori Minxhozi e uroj biznesmenen e restorantit ‘Ema ,dhe tha që tashme qytetarët e Kosovës në fundjavë mos të bëjnë shpenzime për të shijuar prodhime të freskëta deti deri në Durrës ,por mund të gjejnë edhe në F .Kosovë prodhimet deti ,Peshk të ndryshëm,karkaleca etj .
Edhe zyrtarët e komunës e falenderuan Zonjen Linda Vataj për arritjet ne biznes dhe përveç restorantit që tre vite ka dhe Lokal kafe ,duhet të praktikohen të rinj në zanatin e gatimit të prodhimeve të detit .
Zonja Vataj shtroj nje drekë falenderimi për të pranishmit ,të cilët mbetë të kënaqur me ushqimin e shijshëm me prodhime deti të freskëta .
Zonja Abrazhda theksoi se ekonomia zhvillohet shumë nga bizneset e vogla familjare ,sidomos në fushën e gastronomisë ,por pa munguar ndihma institucionale .