-Vajzës sime, krijesës së ëndërrt KONSTANDINA sot në Ditëlindjen e saj-

Ç’ishte ajo ditë gushti,
akoma sot më vjen ndër mend,
dielli digjte zjarr si prushi,
si fllad unë ndjeva zërin tënd.
Nuk ish e qarë fëmije ai zë,
në të shkriheshin mijëra violina,
valëzat e liqenit vinin bashkë me të,
e mijëra lule që nga lëndina.
Lastar e hodhe shtatin nëpër vite,
duke na dhënë veç gëzime në jetë,
të ndjej të vogël edhe pse u rrite
e sot mbush plot njëzet e pesë vjet.
Pushimet e liqenin i lashë për ty,
ti që nga ishujt drejt meje vrapon,
një dritë e ngrohtë më buron në sy,
është zemra e nënës që lumturi të uron.
Çelsi I suksesit në gjithçka është dashuria..
Dhe Ti moj bijë e ke prej ari safi, 24 carat..
Gëzim, Lumturi e Dashuri e paç çdo ditë në jetën tënde!
Bekuar jeta jote!
Nga Mamka !
“””””””””””””””
Mërmërijn’ rreth meje
Mijëra ligjërime
Psherëtima valësh
Për mbërritjen time.
Jam çupkë liqeri
Dallgëve e rritur
Me zëra poleni
Me lule vesitur.
T’u rrëfehem valëve
Në ç’gjuhë t’u flas
Krivecit të fjalëve
Papritur humbas.
Ah valëzat e mia
Lundërza të kaltra
Për ju dashuria
Më ka bërë me flatra.
Dhe atëherë kur ika
Larg përkrah një zemre
Ti, sirenë Lyhnide
Gjer n’Athinë më erdhe.
Mërmërin i kaltër
Dhe nga fundi i tij
Resnjet zgjatin lulet
Rri, më luten, rri…!
“”””””””””””””””””””””””
Jemi kaq te ndryshem I dashur
Packa se fati na beri tok.
Ti je i urte, je nje cope paqe
Une nje rremuje qe sndreqem dot
Ne jemi kaq te kundert I dashur
Me te tjere sy shohim realitetin
Nese do ishim te dy njesoj.
Sdo i perkisnim njeri tjetrit
Vertet jemi ca te kundert, i dashur,
kete nuk di si ta shpjegoj, por
dicka te madhe te perbashket kemi,
ne dashuri ne jemi njelloj.
86Luan Sheshi, Lazer Stani dhe 84 të tjerë