10.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Mimoza Cekici Rista

Sdi ç’na bën bashkë. Toka apo qielli?
(Homazh mamavjehrrës në 9 vjetorin e largimit të saj!
Shëndeti i paktë keto ditë nuk na e mundësoi ardhjen aty por kujtimet të sjellin pranë nesh ngaherë )Μπορεί να είναι εικόνα 1 άτομο, κάθεται και εσωτερικός χώρος
Koha rrjedh si një lumë në shtratin e vet të padukshëm, çdo e sotme bëhet e djeshme, vitet shkojnë dhe kthehen në histori.
Çka mbetet është një album fytyrash të dashura, një libër ngjarjesh shkruar nxitueshëm, kujtime që herë therin në zemër si shtiza, e herë përndriten në sy.
Dhe një mall dhimbjeje, i përjetshëm për atë që ishte dhe nuk është më.
I sjell shpesh në mendje ato pritjet e tua me durim të sosur, pritjet pranë dritares në ballkon , me sy të ngulur nga rruga.
Pritjet e tua të përnatshme për birin tënd, nusen tënde, nusen e shtëpisë e dy mbesat që i doje e të donin kaq shumë!
Gëzimi yt për ardhjen tonë i ngjante pranverës së shumëpritur.
Ti përtëriheshe sapo shfaqeshim në derë, bëheshe dhjetë vjet më e re, vështrimi i butë depërtonte brenda nesh mirësinë, fjalët që dilnin prej zemrës na gjenin gjithmonë zemrën.
Ndërsa pinim kafe, vështroja duart e tua, bardhësinë e lekurës, dridhjen dhe pasigurinë e lehtë nga emocionet. Atëherë vështrimet tona kryqëzoheshin. Sytë e tu, dy copa qielli ku retë zhdukeshin e ku drita e yjeve vezullonte pafundësinë.
E ashpër kjo jetë, që na mbajti larg dashurisë tënde, birin tënd, mua e mbeskat e tua.
Sot s’pata mundësi të vij e të sjell një tufë lulesh të freskëta marsi tek mermeri i varrit tënd.
Por në zemrën time e tonën ti je e gjallë, ashtu siç ishe për mua dhe ne gjithmonë, e qeshur, e dashur, e dhembshur, e mençur, e urtë.
Sot është nëntë vjetori i ikjes tënde në jetën e pasosur, por do të jesh gjithnjë e gjallë dhe e dashur në zemrat dhe kujtimet tona, Nënë e shtrenjtë , Ndina Jonë e Mirë!.
12 mars 2022 Athinë.

NË TRI KOHË

(Baladë)

U shfaqën..
I verbër mëngjesi
Për ti parë.
U deshën..
E vonë mesdita
Për ti ndarë.
U ndanë..
S’janë të gjallë
S’janë as të vrarë.
Zezon natë

Heshtja ju dhemb

Vetmia i shemb.

“””””””””””””””””””””

BARDHËSI MARSI
U zgjua Mali i Thatë…
Agimi takoi dritën
në fytyrën e rudhur
Tërbohet vala,
zgalemët klithin furtunës
midis krahëve të hapur
horizonti ngre velat e kaltra të thellësisë.
Si një perandor oxhakut të vjetër
gunën e bardhë veshi qyteti
qajnë stërkalat
e loti i akullit gdhend statuja
gjethet-braktisën pemët
degët e zhveshura dëbora i përkul.
Përgjumet liqeni
grija përcëllon pasditen me penelin ngjyer në heshtje
fluturat e borës
në tempullin e dimrit belbëzojnë lutjen e fundit.

Pranvera dremit nën dëborë.

“”””””””””””””””””

M’a veshi dorën pranvera bardhë e kuq
Si dikur Orfeu lirën e vet me verore.
E pata ndjerë herët në shpirt
Sot e preka përkëdhelisht me mollëzat e dorës..
E gëzofshim pranverën, jetën dhe njerzit tanë miq!
Pranvera erdhi si një domosdoshmëri
që jetën bardh e zi
të na e veshë mes larmisë së ngjyrave..

1 Mars 2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.