13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Mimoza Cekici Rista

Në Romë

Imazhi mund të përmbajë: Mimoza Cekici Rista, duke qëndruar dhe jashtë

Shëtis përrreth Tiberit plak,
Në Kapitol Porta di Roma.
Krejt e hutuar u vij përqark
Ku shekujt zgjohen me jehona.
Lëviz rreth meje një botë tjetër
Statuja, mbretër, a senatorë.
Një perandor i madh me skeptër
Një det lavdije madhështor .
Ç’të prek më parë, ku të shikoj,
Qyteti i tërë është një muze.
Unë me vështrim lavdinë takoj,
E pak nga vetvetja dhurate le atje.
Shëtis përrreth Tiberit plak,
Fontana di Trevi, Porta di Roma.
Shekujt vrapojnë më ngrenë lak,
Të iki nga erdha a të rri akoma?

Janar 2021.

“””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Mimoza Cekici Rista, duke qëndruar, qiell, pemë, jashtë dhe natyrë

QETËSI ZJARRI

Unë nuk jam shpërthimi

jam qetësia që shpërthyer hesht

unë nuk jam rrëmbimi

jam fjala që edhe heshtur flet

por bëhem flakë që s’e shuajnë oqeanet

e në zjarr kthehem menjëherë

ashtu sic di edhe të ledhatoj

si puhizë mimoze në pranverë!

“”””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, qiell, muzg, mal, jashtë dhe natyrë

RRËZOHEN ORËT
Si rruzare
rrëzohen orët
Kuturu
Si leku i fatit
Hedhur
nga një mëngjerash
Në sini të zbrazët.
Toka e pashkelur
Si ëndërr mëngjesi
Dergjet pikës së vesës
Dita përmbyset.
Pengjet, dengje…
Mangall i shuar
Ngroh guvat e syve
I lodhur loti
Kridhet buzës
Mjekon ethe plage.
Këputet boshi…
Në sy
Mjegull e vetmisë
Çapitet.
Busull zërin tënd ka.

Muzg 5 janar 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.