Hardhija qan me nge .
Sepse të desha e të dua,
Sepse të dua, të mbaj larg
Kjo botë mashtruese e tinzare
Që më pushton e më jep mankth.
E di që dielli djeg kaq shumë
E hëna është një ziliqare
T’u bëra peme, t’u bëra lumë
Të shuaja mall të shuaja zjarre.
E di që dhimbja kafshon me dhëmbë
Por dashurinë melhem për plagë
Në shpirt e mbolla e bëra këngë
Të fala zë, vargje me vlagë.
E të mbulova me lëkurën
E trupit tim sa s’munda dot
Tashmë dy zemra s’vdesin kurrë
Je Zot; dhe sot e mot je Zot.