14.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Mimoza Çobo

TI NUK KE VETËM NJË EMËR

L'immagine può contenere: Sherife Thaqi, primo piano e spazio all'aperto

Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,

sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,

të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,

zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

Shpirtin më të bukur gjeta në gjoksin tënd,
ku shkrihen gurët e halleve, një nga një,
se brenda dhembshurisë tënde,fle një luaneshë,
e patrembur,stoike,do të thërrasë,mbretëreshë.
Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,
të falësh dashuri,atje ku shpirtrat vetëm qajnë,
dhimbjen t’ia qetësosh lëngatës së pashpresë,
dhe moshën ta sfidosh ,si një lojë kalamajsh.
Dashuria jote përkëdhel diellin kur nuk qesh,
ndan ujin e trazuar që than filizat e sapodalë,
këngës ia merr shtruar sipas zakonit arbëresh,
rrënjët thellë në tokë, lidhen si mishi në gjak.
Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,
zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

©copyright reserved Mimoza Çobo

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.